• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambientalisti Ferruni: Ministria e Energjetikës s’ka bërë asgjë për klimën, sepse merret me tendera

by Java News
22/04/2016 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambjentalisti i njohur shprehet në këtë intervistë për Javanews, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, lidhur me mungesën e masave, që duhet të merreshin nga qeveritë shqiptare për ndryshimet klimatike. Referuar atij, komuniteti ambjentalist i shtohet menefregizmit qeveritar ndërsa pasojat e ndryshimeve tashmë janë krejt të dukshme në bujqësi dhe në energjitikë…lavdosh

Intervistoi Ben Andoni

Data 22 prill shënon Ditën Ndërkombëtare të Tokës, e cila shikohet edhe si dita e apelit ndaj problemeve të ndryshme që lidhen me degradimin e tokës, braktisjen dhe keqpërdorimin e saj, prishjen e burimeve ujore, ndotjen nga industritë kimike dhe erozionin e shkaktuar nga shpyllëzimet masive etj. Por, theksi më i madh në të gjitha vendet pas Konferencës së Parisit, në fund të vitit 2015, ka të bëjë me reagimin e vendeve të ndryshme ndaj ndryshimeve klimatike. Për hir të së vërtetës, pak gjëra kanë ndryshuar në botë dhe pothuaj asgjë në Shqipëri. Qeveria shqiptare për shkak se Shqipëria nuk konsiderohet si një vend që ka detyrime për reduktimin e gazrave serrë, pothuaj e ka mënjanuar vëmendjen paçka angazhimit institucional në këtë ngjarje. Kurse Ministria e saj e Energjetikës megjithë masat e deklaruara duket se është shumë larg një vizioni për të ardhmen. Lavdosh Ferruni në këtë intervistë për Javanews cilëson se: “Ministria e Energjetikës sa kohë nuk ka instaluar asnjë MË nga energjia e diellit dhe e erës nuk ka bërë asgjë. Të marrësh vendime me studime të njëanshme dhe klientelizëm siç po bëhet me tendera për HEC-e në lumin Vjosë e Valbonë etj., nuk është gjë tjetër veçse mentalitet i një shekulli më parë. Vazhdon me plane për të ndërtuar incenerator për djegjen e plehrave, si dhe me zgjerimin e Petroliferës apo aktivizimin e TEC-it të Vlorës, duke sjellë gazin atje prej terminalit të TAP-it në Seman”, thotë ai.

Sa i përket ndikimeve në Shqipëri ato janë krejt të dukshëm tashmë dhe shqetësimi më i madh do jetë në burimet ujore, pasi Shqipëria është e varur shumë nga burimet lumore, por edhe në bujqësi. “Kjo do afektoj sidomos bujqësinë, e cila do të kërkonte edhe më shumë ujë për arsye të ngrohjes globale, ku Shqipëria bën pjesë në zonën, ku rritja e temperaturës do jetë kritike”, e mbyll Lavdosh Ferruni, në këtë intervistë për Javanews.

Nëse i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka marrë masa dhe ka një ndërgjegjësim pas Konferencës së Parisit, Shqipëria duket se është krejtësisht e fjetur lidhur me vendimet e saj, përveç Ministrisë së Energjisë e cila është duke punuar me zbatimin e një Ligji sa i përket energjisë së rinovueshme…Pse ndodh kjo sipas jush?

“Politika dhe vendimmarrja në Shqiptari nuk e ka parë ndonjëherë çështjen e ndryshimeve klimatike si një çështje kombëtare, por vetëm globale. Janë kapur me atë që në Protokollin e Kiotos, ku jemi palë, Shqipëria i përket vendeve  që nuk ka detyrime për reduktimin e gazrave serë. Kjo ka qenë justifikim për të mos u marrë as edhe me atë që quhet adoptimi ndaj ndryshimeve të klimës, për të cilin duhet të merret sistematikisht Qeveria në të gjithë organizimin e saj institucional. Ministria e Energjetikës sa kohë nuk ka instaluar asnjë MË nga energjia e diellit dhe e erës nuk ka bërë asgjë. Të marrësh vendime me studime të njëanshme dhe klientelizëm siç po bëhet me tendera për HEC-e në lumin Vjosë e Valbonë etj., nuk është gjë tjetër veçse mentalitet i një shekulli më parë. Vazhdon me plane për të ndërtuar incenerator për djegjen e plehrave, si dhe me zgjerimin e Petroliferës apo aktivizimin e TEC-it të Vlorës, duke sjellë gazin atje prej terminalit të TAP-it në Seman”. 

Si po përballet komuniteti i ambjentalistëve me të ardhmen e pasojave të ngrohjes së klimës. A duket se në Shqipëri ende mungon një ndërgjegjësim prej këtij komuniteti për publikun?

“Komuniteti ambjentalist në refleksion të interesit të munguar të autoriteteve të vendit gjithashtu ka bërë një punë sporadike e relativisht të dobët,  larg komunitetit të ambjentalistëve në Evropë, që kanë mbajtur në presion të vazhdueshëm Qeveritë e tyre dhe organizmat ndërkombëtarë. Komuniteti ambjentalist, që në përgjithësi është i dobët, ka bërë shumë pak në ndërgjegjësimin e publikut edhe pse sidoqoftë publiku në burime të ndryshme ka kuptueshmërinë në rritje që klima po ndryshon”. 

Ku do shikohen pasojat më të ndjeshme të Ngrohjes Globale, sipas jush, në vendin tonë?

“Pasojat në vendin tonë do të jenë më evidente në drejtim të problemeve që do lindin nga reduktimi i ndjeshëm i prurjeve të lumenjve, situatë që do agravohet edhe më shumë nga koncesionet për HEC-et në mbarë vendin. Kjo do afektoj sidomos bujqësinë, e cila do të kërkonte edhe më shumë ujë për arsye të ngrohjes globale, ku Shqipëria bën pjesë në zonën, ku rritja e temperaturës do jetë kritike”.

 

Next Post

Rama: Berisha, një personazh qesharak, plani i PD është bllokimi i reformës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

Testi i thjeshtë që zbulon propagandën: si asistenti virtual fsheh të vërtetën për luftën në Ukrainë

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In