• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Provokacioni i Ambasadores greke: Kufiri detar, çështje e zgjidhur që në vitin 2009

by Aalison Pearse Stevens
20/09/2016 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tri pikat e debatuara mes Tiranës zyrtare dhe Athinës, ligji i luftës, problemi çam dhe delimitimi i zonave detare, mbeten në tryezë pa asnjë moment përafrimi.

Demarshet e para disa muajve të ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, përfunduan pa rezultat, sa kohë që kërkesa kryesore e qeverisë shqiptare ishte heqja e ligjit të luftës, e cila mund të jetë edhe në funksion të aleancës së PS-së me PDIU-në. Në një intervistë për “Albanian Daily News”, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani ka konfirmuar qëndrimin e Greqisë për këto çështje.

“Lidhur me delmitimin e kufirit detar mes dy vendeve, do të doja të vija në dukje se kjo nuk është një çështje e pazgjidhur, përderisa ka një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2009, e cila u hartua me kujdes dhe bazuar në Konventat e OKB-së dhe ligjin e Detit dhe që në vështrimin tonë i shërben interesave të të dyja vendeve. Mbi të ashtuquajturën çështje “Çame”, mendoj se ministri Kotzias, gjatë vizitës së tij në Tiranë qershorin e kaluar, dha një analizë shumë konkrete të pozicionit tonë dhe nuk ka nevojë ta përsëris.

Çamët e Greqisë(dhe duhet t’i ndajmë nga çamët e Shqipërisë) lanë vendin në fund të pushtimit gjerman, duke ndjekur tërheqjen e trupave gjermane, nga frika e raprezaljeve që mund të kishte si pasojë e bashkëpunimit të liderëve të tyre me forcat okupatore…

Në fund të luftës, incidente të tilla ndodhën kudo në Europë. Gjithsesi më lejoni të vë në dukje se qytetarët e kujtdo vendi, që kanë pretendime pronësore në Greqi, mund t’i kërkojnë ato duke iu drejtuar gjykatëave greke dhe sistemi gjyqësor grek, me të vërtetë i pavarur, do të prononcohet për çdo rast”, tha Sounari, raporton Respublica.

Nisur nga ajo që ka ngritur më herët ministri Bushati apo kryeministri Rama, ky qëndrim është në fakt një refuzim i Greqisë për të diskutuar politikisht çështje që sipas saj i takojnë instancave të tjera. Për kufirin detar për të cilën Sounari rihedh në tavolinë marrëveshjen e vitit 2009, duhet thënë se është folur për grupe pune etj.. Pala shqiptare shpesh ka lënë të kuptohet shqyrtimin në Gjykatën Ndërkombëtare, por aty duket se marrëveshja e vitit 2009 peshon në favor të Greqisë.

ma.me

Next Post
(Foto) Përdoruesi i drogës, ndryshimi drastik i fytyrës ndër vite

(Foto) Përdoruesi i drogës, ndryshimi drastik i fytyrës ndër vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In