Amabsadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim i shkon në zyrë kryetares së LSI, Monika Kryemadhit. Kjo është në vazhdën e takimeve prezantuese të ambasadores së re të SHBA e cila prej disa ditësh ka marrë detyrën dhe ka takuar figura të politikës apo dhe institucioneve shqiptare si Ramën, Metën, Bashën apo Prokurorin e Përgjithshëm dhe kreun e KLP.
Ky mëngjes në Tiranë ka filluar me takime teksa Rama priti kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ndërsa tek Meta kanë shkuar delegacioni i Komisionit të Venecias për Paketën Anti-Shpifje. Kujtojmë se Presidenti Meta ktheu në Kuvend për rishikim këtë paketë. /e.s/