• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorja e re e SHBA vjen në Tiranë brenda janarit, ja çfarë thotë për Shqipërinë

by A R
20/12/2019 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senati amerikan ka konfirmuar të enjten diplomaten Yuri Kim si ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë. Pas votës së senatit pritet që Kim të vijë në Tiranë brenda muajit janar.

Vetëm pak kohë më herët  e përzgjedhura e Presidentit të SHBA Donald Trump për ambasadore në Shqipëri, foli me superlativa për shqiptarët, si një nga popujt më pro amerikanë në botë.

Yuri Kim tha se sondazhet tregojnë se shqiptarët janë ndër mbështetësit më të mëdhenj në botë, ndaj dhe SHBA duhet t’i mbajë afër.

“Pak miq kanë përqafuar ngrohtë SHBA. Sondazh pas sondazhi tregohet se mbështetja shqiptare për Shtetet e Bashkuara mbetet ndër më të lartat në botë. Pak aleatë kanë qenë kaq besnikë. Trupat shqiptare kanë qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bosnje.  Dhe pak partnerë janë po aq të gatshëm të bëjnë më shumë me Shtetet e Bashkuara.

Ne kemi një mik të fortë dhe besnik si Shqipëria, dhe është e domosdoshme që të mbajmë miq si Shqipëria pranë nesh, veçanërisht përballë sfidave strategjike për interesat, vlerat dhe institucionet tona të përbashkëta”, u shpreh Yuri Kim, në seancën dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të senatit ku ndër të tjera theksoi se do të nxisë udhëheqësit në Shqipëri që të zgjidhin dhe tejkalojnë krizën politike dhe të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Kim shtoi se do të inkurajonte gjithashtu Shqipërinë të zbatonte plotësisht reformat në drejtësi, përfshirë kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e strukturave të posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajo tha se sheh si përparësi edhe ndihmën teknike për Shqipërinë në hetimin, ndjekjen dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ndërnacional.

Zonja Kim tha gjithashtu se do të inkurajonte Shqipërinë për të arritur nivelin 2 përqind në shpenzimet e mbrojtjes deri në vitin 2024. Kim tha se nëse konfirmohet, do të punonte gjithashtu për të nxitur eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri.

Yuri Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

Më herët, ajo ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad dhe në Ankara. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Next Post
E djeg pasuria, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit Edmond Hyka

E djeg pasuria, KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Apelit Edmond Hyka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

“Ekonomia shqiptare, mollë e kalbur nga brenda”, Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

April 6, 2026
U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

U nda nga jeta në moshën 68-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit aktori Ilir Shkurti

April 6, 2026
Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

Kërcënimet e Trump për shënjestrim të centraleve energjetike, Presidenti i Këshillit Evropian: Do të ishte e paligjshme

April 6, 2026
Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

Presidenti i ri i Kosovës, PDK reagon në lidhje me ftesat e Albin Kurtit

April 6, 2026
Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

Protesta e studentëve/ Kreu i komunës së Tetovës jep premtimin, Kasami: Provimi i Jurisprudencës do mbahet edhe në gjuhën shqipe

April 6, 2026
Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

Edhe aeroplanët më të mirë amerikanë përballen me rreziqe! Mësimet nga incidenti i F-15 në Iran

April 6, 2026
Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

Kosova pa President, Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi ende emra konkretë

April 6, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In