• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë: Pas sulmit fshihet Irani. Do godasim, do vuajnë pak, por… Pritet hetim për shërbimin e inteligjencës

by Java News
09/10/2023 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, në një lidhje “Skype” për emisionin “Open”, foli lidhur me situatën tepër të rëndë prej së shtunës në Izrael, pas bombardimeve të grupit terrorist të Hamasit.

Ajo u shpreh se bëhet fjalë për 900 jetë njerëzish të humbura, ndërsa shtoi se terroristët e kanë deklaruar gjithmonë qëllimin e tyre. Sipas saj, pas këtij sulmi qëndron Irani.

Ajo tha se Izraeli do të sulmojë nga toka Gazën, në një operacion që e quajti se do të “vuajnë pak civilët”, por kjo është e vetmja formë që ata t’i bëjnë presion lidershipit. Sipas saj sulmi më i thjeshtë për Izraelin është bombardimi nga ajri, por këtë nuk do ta bëjnë, pasi në këtë mënyrë do të vriteshin më shumë civilë, dhe se ky nuk është qëllimi i tyre.

E pyetur se çfarë nuk shkoi me shërbimin e inteligjencës së Izraelit që nuk mundi të kuptonte në kohë përgatitjen e këtij sulmi, ajo tha se është një pyetje shumë e mirë, por që ende nuk ka një përgjigje. Më tej ambasadorja tha se do të ketë një hetim për shërbimin e inteligjencës, por prioritet aktualisht është mbrojtja e qytetarëve dhe dhënia e ndihmës për viktimat.

“Që prej të shtunës Izraeli u zgjua në terror, pati mijëra raketa të lëshuara në pjesën jugore dhe qendrore, më pas dëgjuam për raportimet. Hamasi kishte sulmuar civilët në mënyrë brutale, duke lënë të vdekur 900 persona, mijëra të tjerë të plagosur, dhe mbi 100 persona janë të marrë peng. Do të thoja se na mori dy ditë për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Kisha një tronditje shumë të madhe. Ne po përpiqemi të ndihmojmë viktimat të këtij sulmi të tmerrshëm dhe të nxjerrim bilancet. Të lemë ushtrinë të bëjë atë që duhet bërë.

Media nuk i mbulon të gjitha përpjekjet e sulmeve. Raketat nga Gaza që prej kohës kur Hamasi mori drejtimin në 2007, situata nuk ka qenë normale në asnjë moment, por populli është shumë rezistues. Ajo që ndodhi këto ditë është e ndryshme nga shkalla, por terroristët janë të njëjtët. Ata e kanë deklaruar gjithmonë qëllimin e tyre ndaj Izraelit. Sulmoi duket i planifikuar, dhe besojmë se Irani është pas tij që i kanë ndihmuar me armë”, tha ajo.

Pjesë nga intervista:

Në këtë sulm, kishte aktorë të tjerë?

-Ne dimë se janë disa vende që japin para Hamasit, sidomos Katari, megjithatë forca kryesore që po i inkurajon është Hamasi në jug, Irani, Libani… ata kanë çdo lloj interesi për nxitje trazirash në rajon. Edhe pse ne po përpiqemi që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik, sipas edhe dëshirës së Arabisë Saudite, gjë që këto vende nuk e pëlqejnë… kjo nuk funksionon për këto vende që përmenda.

Çfarë ndodhi me shërbimin inteligjent izraelit?

-Edhe ne e kemi bërë këtë pyetje, por nuk mund ta jap një përgjigje sepse nuk e dimë. Por do të ketë investigime. Terroristët në fillim sulmuan bazat ushtarake në kufi me Gazën, por për t’ju thënë se çfarë nuk shkoi, mendoj se është një pyetje që do të duhet të hetohet. Nuk mund të hetohet në këto momente, pasi po përpiqemi të ndihmojmë njerëzit në këto momente. Do të duhet të zhvillohen 900 funerale, është shumë e vështirë për të kuptuar një situatë të tillë.

A kemi lajme për lirimin e pengjeve?

-Nuk kemi informacione për pengjet, por dimë se pjesa më e madhe që u morën peng, disa prej tyre janë fëmijë, madje edhe disa muajsh. Janë marrë peng me prindërit e tyre. Janë të paktën dy gra të moshuara, një prej tyre është marrë së bashku me asistenten e saj. Ne e dimë që po flasim për gati 130 persona të marrë peng. Ne shpresojmë që dimë si është gjendja e tyre.  Është koha që organizatat ndërkombëtare të punojnë në këtë moment, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit.

Kryeministri deklaroi se është në luftë dhe do ndryshojnë Lindjen e Mesme…

-Mendoj se këtë herë do të shkojmë në Gaza për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake. E dimë se aty ka shumë civilë dhe Hamasi po përfiton nga ky fakt. Është një zonë e mbushur me popullsi, ka shumë kopshte dhe ata e dinë se ne nuk do bombardojmë kurrë një shkollë. Është e pamundur për të pasur një operacion të shpejtë ushtarak,  por do të jetë i thellë. Qëllimi ynë është shkatërrimi i infrastrukturës dhe të sigurohemi se nuk do funksionojnë në vitet e ardhshme dhe se nuk do të mund të kryejnë më sulme. Ne kemi vendet fqinje që po na mbështesin, dhe jam e sigurt se ata nuk duan destabilitet. Presim që komuniteti ndërkombëtarë këtë herë Izraeli do të ketë kohën e duhur që të shkatërrojmë këto organizata terroriste nga tokat tona.

Gaza nuk është ashtu si duan t’ua tregojnë, Hamasi jeton një jetë mjaft të mirë, me vila luksoze, kanë mjaftueshëm për të ndarë me popullin e Gazës, por do të vuajnë pak. Por duhet t’i bëjnë presion lidershipit të tyre që t’i japin fund kësaj sjellje terroriste. Duhet të gjejnë mënyrë për t’i bërë presion lidershipit. S’mund të kemi nga një anë vende që vuajnë nga sulmet, dhe ana tjetër civilë që fshihen pas organizatave terroriste. Ky presion mendoj se do japë rezultate. Sapo kjo të përfundojë, populli i Gazës do t’i kthehet jetës normale.

Rrethimi i Gazës dhe deklaratat e ministrit të brendshëm izraelit janë marrë si shenja për një sulm tokësor për të mposhtur Hamasin. A po planifikon Izraeli një sulm nga toka?

-Nuk mund të them se cilat janë planet ushtarake, por ne duam të dërgojmë ushtarët që mos bombardojmë nga ajri dhe të ruajmë jetën e njerëzve. Ushtarët do të vendosin pikat kryesore ku ndodhen liderët terroristë. Gjeja më e lehtë është të bombardojmë nga ajri. Por ne po rrezikojmë ushtarët që të shkojnë nga afër, sepse ne duam të kapim njerëzit që duam, dhe jo të vrasim familje apo njerëz në rrugë./m.j

Next Post
“Me Berishën nuk bëhet, po as pa të jo”/ Xhaferraj: Duhet lidership i ri. Basha i përfshirë në agjendën e PD për arsye…!

"Me Berishën nuk bëhet, po as pa të jo”/ Xhaferraj: Duhet lidership i ri. Basha i përfshirë në agjendën e PD për arsye...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

Shtëpia e Bardhë heq tarifat për disa mallra kanadeze dy javë para zgjedhjeve në SHBA

October 24, 2026
Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

Përfshihet nga flakët rezidenca e Hitlerit në Gjermani, arrestohet një i dyshuar

October 24, 2026
Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

Kim Jong Un bën thirrje për “revolucion ushtarak”: Le të ngremë ushtrinë më të fortë

October 24, 2026
Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In