• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Me Berishën nuk bëhet, po as pa të jo”/ Xhaferraj: Duhet lidership i ri. Basha i përfshirë në agjendën e PD për arsye…!

by Java News
09/10/2023 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sali Berishën nuk bëhet, por as pa Sali Berishën nuk bëhet”! Kjo është teza që mbron deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferraj në emisionin “Debat” nga Alba Alishani. Ai ka argumentuar pse sipas tij, Sali Berisha është i domosdoshëm në Partinë Demokratike, e për rrjedhojë renditet kundër atyre që kërkojnë largimin e tij nga kjo forcë politike, si e vetmja mënyrë për bashkimin e demokratëve.

“Kur them nuk bëhet pa Sali Berishën, në 6 mars, unë isha i pozicionuar jashtë foltores. Rezultati na dha një evidencë, që Berisha kontrollonte 2-fishin e pjesës tjetër të Bashës dhe me 14 dhe 6 mars, morëm dy rezultate elektorale që tregojnë se të dy bashkë nuk e mundin Ramës, në këto kondita duhet të reagosh, që unë jam në PD se besoj te platforma e djathtës dhe këtë platformë duhet ta bëjë realitet dhe fiton zgjedhjet, le të biem dakord që Berisha ka jo 500 mijë, as 200 mijë, po e ul në 100 mijë, dhe pa këto 100 mijë nuk vijmë dot në pushtet, prandaj them pa Berishën nuk bëhet, po nëse vëmë Berishën në krye shkojmë në 6 mars dhe 14 maj, që dhe me Sali Berishën nuk duhet”, tha Xhaferraj.

Ai ka argumentuar se Berisha do duhet të ketë një rol brenda partisë, por kurrsesi rol drejtues. Xhaferraj e sheh zgjidhjen te një lidership i ri, përtej figurave aktuale në Partinë Demokratike.

“Na duhet një hark i gjerë opozitar, ku Berisha të ketë një rol të rëndësishëm, por të ketë një lidership të ri, që brenda këtij harku opozitar, ato eksperienca pozitive të djathtës t’i moderojë dhe të paraqesë politika që të gjithë të ndjejnë që e nesërmja e tyre do jetë me e mirë, aktiv dhe kontributor, por në krye të kësaj pune nuk e bën dot, nuk e lidh vetëm me Non Gratën, por edhe me vetë Berishën, kur tha në 2013 që jap dorëheqjen e parevokueshme, ai e lexoi dhe e kuptoi që nuk ia dilte dot, ai e mori dhe e solli Bashën dhe për këtë ka përgjegjësi të madhe, shto dhe Non Gratën, çfarë opozitë është kjo? A ka më kohë Shqipëria, që të hap edhe një proces negociatash për të legjitimuar Sali Berishën”, përfundoi Xhaferraj në A2 CNN.

Xhaferraj: Basha, pjesë e mazhorancës, i përfshirë në agjendën e PD për arsye biznesi

Një grup prej 40 deputetësh të Partisë Demokratike janë bërë bashkë dhe për Ferdinand Xhaferrajn, kjo është opozita e vërtetë. I ftuar në “Debat” në A2 CNN me gazetaren Alba Alishani, Xhaferraj tha se pjesa tjetër e deputetëve demokratë, referuar këtu grupimit të Lulzim Bashës, është pjesë e agjendës së mazhorancës.

“Nuk kemi të bëjmë një lojë të mazhorancës, po një përfshirje të mazhorancës në agjendës e opozitës, brenda opozitës ka ndodhur disa zhvillime që do i quaja pozitive, por është një grup mbi 40 deputetëve që kanë rëndë dakord, që pavarësisht ndarjes, do të bëjnë opozitë dhe unë këtë quaj opozitë, opozita tjetër është e gjitha e bashkuar me qeverinë dhe kemi një përfshirje të shumicës për të dëmtuar opozitën”, u shpreh Xhaferraj.

Ai hodhi akuza të forta edhe në drejtim të Lulzim Bashës, sipas së cilit është në politikë vetëm për qëllime biznesi. Madje sipas tij, në këtë qëllim të tij të të bërit biznes, ai po bashkëpunon edhe me qeverisë, por thekson se kurrsesi nuk është duke bërë opozitë, ndryshe nga sa pretendon.

Fakti që nuk është pjesë e grupit të Lulzim Bashës, kjo nuk do të thotë se është në listën e atyre deputetëve që mendon se e ardhmja është Sali Berisha. Xhaferraj është i mendimit që Berisha duhet të bëjë hapa pas.

“Unë zotin Basha e shoh të përfshirë në axhendën politike për arsye biznesi. Gjatë gjithë rrugëtimit tim politik, kam qenë i orientuar nga  retorika bazuar në fakte, kur e kam opinion them është opinioni im, kemi të bëjmë me një aferë biznesi, dhe jo aferë politike. PD e vulës? Pjesë e mazhorancës. 42 deputetë janë bërë bashkë dhe pavarësisht se kemi ndasi thelbësore, i kam mbetur mendimit që Berisha, duhet të bëjë një hap pas, por kjo nuk do të thotë që nuk jam i angazhuar në opozitë, për domosdoshmërinë që ka kjo qeverisje, e cila nga 2021 nuk po qeverisë, por administron vetëm skandale, dhe vendi ka domosdoshmëri për opozitë, dhe kjo që 42 deputetë janë bërë bashkë e quaj një hap pozitiv, këtu kemi të bëjmë me opozitën, të gjitha të tjerat janë punë biznesi që kanë të bëjnë me qeverinë”, përfundoi Xhaferraj në A2 CNN./m.j

Next Post
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës tregon plagët në KiE: Ja shenjat e mbetura në duar nga plumbat e ushtrisë serbe

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës tregon plagët në KiE: Ja shenjat e mbetura në duar nga plumbat e ushtrisë serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com