• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ambasadorja” e Berishës në SHBA, kundër Zelenskyt. Kokalari: Kërkon të fusë SHBA, BE dhe NATO-n në luftë me Putinin. Ja ku ka të drejtë Rusia

by Java News
01/03/2022 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aktivistja shqiptare që jeton në SHBA Evi Kokalari ka bërë një reagim lidhur me konfliktin e përgjakshëm ruso-ukrainas ku sqaron pozicionimin e saj.

Kokalari, e cila mbahet dhe si perfaqesues e Sali Berishes ne SHBA per hallin e tij kuptohet, ka dale kunder presidentit ukrainas Zelensky, i cili sipas saj kerkon te beje si hero dhe te fuse ne lufte SHBA, BE dhe NATO-n me Putinin.

Postimi i Evi Kokalarit:

Shoh që këto ditë kam humbur “folloëers” besoj si pasoj të qëndrimeve të mia që disa i perceptojnë si pro-Rusisë. Por kam fituar shumë ndjekës të rinj gjithashtu, që mendojnë se mund të kem të drejtë.

Si e tillë, po shpjegoj pak cilat janë qëndrimet e mia në këtë konflikt që mos të krijoj më konfuzion. Si gjithmon do flas troç dhe pa filtra.

Putin për mendimin tim është një Millosheviç i dytë. Por në të njëtjën kohë jam shumë skeptike për Volodymyr Zelenskin. Ndërkohë që Zelenski po del si hero dhe ndoshta është për vetë faktin që është akoma në Ukrainë, prapë ka diçka që nuk ma mbush mëndjen.

Lutjet e tij për ndihmë ushtarake, thirrjet e tij për qytetar të huaj të ndihmojnë të mbrojnë Ukrainën, më duket më së shumti një propagandë e pastër për ti hapur derën NATOs, EUs dhe Amerikës që t’i bashkohen kësaj lufte kundër Putinit, ose ndryshe – ‘rendit të vjetër’.

Fakti që Ministri i Jashtëm i Ukrainës flet hapur për ‘rendin e ri botëror’, tregon qartë se konflikti i Ukrainës është materializimi i luftës midis Rendit te Ri Boteror dhe atij të vjetër. Me pak fjalë, ndërkohë që Putin është një monstër, vlen të thuhet se është i vetmi që po lufton Rendin e Ri që udhëhiqet nga George Soros & Partia e Davosit.

Një detaj nuk e kanë parashikuar mirë këta të Davos; – Kinën!

Ka muaj që qarkullojnë fjalë se George Soros kishte probleme me Kinën. Siç e kam thënë më parë, CCP (Partia Komuniste e Kinës), në këtë pikë të historisë kanë shumë të përbashkta me Rusinë e Putinit, sidomos ky I fundit dhe Presidenti Xi vijnë nga i njëjti mentalitet komunist.

Fakti që CCP ka blerë shumicën e politikanëve Amerikan, duke futur këtu dhe më të paaftin e të gjithëve, Joe Biden, flet qartë se Amerika nuk gëzon respektin që gëzonte gjatë periudhës së Donald Trump.

Shumë nga ju e dinë që unë dhe Republikanët e linjës së Donald Trumpit, dhe jo neo-konservatorët si Liz Cheney & Co., jemi kundër angazhimit të Amerikës në luftra. Nëse populli i Ukrainës duhet mbrojtur, kjo duhet bërë padiskutim, por jo për përfitim të George Sorosit dhe Rendit të Ri Botëror. Por nëse skepticizmi im për Zelenski  rezulton i vërtet dhe Zelenski po luan lojën sipas direktivave të George Sorosit, atëherë viktimë e vetme mbetet populli i Ukrainës dhe për këtë kanë faj dhe Putin dhe Zelenski, dhe të dy duhen penalizuar rëndshëm.

Ky konflikt nuk zgjidhet me luftë sepse rreziku që na cënohet të gjithëve nga Rusia do ketë përmasa fatale. NATO & EU duhet ta kishin vënë si kusht që hyrja e Ukrainës në institucionet botërore të bëhej mbasi Ukraina dhe Rusia të kishin zgjidhur konfliktet vetë, ashtu siç ja kanë vënë si kusht Kosovës dhe Sërbisë. Ndryshe nuk ka asnjë kuptim që të futemi në Luftën e III botërore ku do vazhdoj sakrifikimi i mijërave jetësh dhe jo vetëm e Ukrainasve.

Qëndrimet e mia nuk janë aspak pro-Rusis, as kundër Ukrainës dhe popullit të saj. Qëndrimet e mia janë kundër luftës dhe mbi te gjitha nuk dua të biem pre e luftës së ashpër midis diktatorëve të vjeter dhe atyre të rinj.

Për ata që e kuptojnë konfliktin, gjithashtu kuptojnë që Rusia ka problem me shtrirjen e EU dhe NATOs në kufinjtë e veta, sepse kërcënon sigurinë e saj. Kjo është e drejta e tyre. Nëse keni pikëpyetje në këtë pikë, seriozisht duhet të lexoni shkrimet e John Mearsheimer dhe Henry Kissinger për të kuptuar detajet.

Nga ana tjetër, George Soros dhe Rendi i Ri Botëror ka çdo arsye të shtrijë influencen afër Rusisë sepse Rusia është pengesë e planeve të tyre. Këtë ata po e bëjnë nëpërmjet EUs & NATOs.

Për kujtesë: Rusia kishte baza në Krime dhe arsye e vetme që e morri Krimen ishte pikërisht kërcënimi mbas propozimit të futjes së Ukraines në NATO. Për informacion: Krimea është i vetmi segment bregdetar i Rusisë.

Nëse do vazhdoni me budallikun se ‘Ukraina ka të drejtë të hyj në çdo institucion që të dojë’, ju them se kjo është e vërtet për sa kohë që nuk është në kurriz të njerëzimit.

Ndërkohë mos harroni që dhe Rusia ka të drejtat e veta për t’u mbrojturt ashtu siç e sheh të arsyeshme ndaj atyre që kërcënojnë statusin e tyre në arenën botërore.

Si përfundim, thelbi dhe llogjika ime nuk bazohen në anën emocionale të këtij konflikti, por tek strategjia që mund të evitoj luftrat. Donald Trump dinte ti mbante dhe Putin, dhe Kinën dhe Kim Jong-un nën kontroll, prandaj zgjedhjet në Amerikë janë të një rëndësie botërore.

Më kujtohet mirë kur shumica e Europianëve talleshin me Donald Trump. Jam e sigurt, tashti urojnë të ishte ai President, sepse COVID do kishte marrë fund kohë më parë, dhe mandatet e maskave e te vaksinave. Por mbi të gjitha,  kjo luftë në Ukrainë s’do të kishte ndodhur kurrë./m.j

Comments 1

  1. Vasil says:
    March 2, 2022 at 11:19

    Nuk te mbushe mendja se ke shume mungese formimi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

Kryebashkiaku Veliaj përballet me seancën e radhës në GJKKO, mbërrin në Gjykatën e Posaçme avokati i tij!

November 24, 2026
Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

Po shkëlqen në Greqi dhe në Champions, AEK-u “blindon” shqiptarin Stavro Pilo! Ja lëvizja e fundit në merkato

November 24, 2026
Takimi në Nju Jork, Zelensky dhe von der Leyen flasin mbi stabilitetin financiar të Ukrainës -

BE-ja përgatit paketën e 22-të të sanksioneve kundër Rusisë, në shënjestër bankat dhe kriptomonedhat

November 24, 2026
Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

November 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

November 24, 2026
Papa Françesku paralajmëron liderët botërorë për rreziqet nga inteligjenca artificiale

Dëshmia tronditëse nga ditari i Papa Françeskut, zbulohet në librin e ri: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri!

November 24, 2026
Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

November 24, 2026
Arrestimi i Erzen Breçanit, në pranga edhe djali i tij. Akuzat: Trafik droge, vrasje, pastrim parash…!

I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend!

November 24, 2026
Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In