• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori turk: FETO ‘helm vdekjeprurës’ që cënon seriozisht marrëdhëniet mes dy vendeve, rrezik edhe për sigurinë tuaj! Ka elementë të saj që veprojnë këtu

by Java News
08/02/2022 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

FETO është si një “helm vdekjeprurës” që cenon seriozisht marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kështu u shpreh ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yoruk, i cili shtoi se organizata FETO përbën kërcënim edhe për vetë sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Në një intervistë për “Studio Live” në Report Tv me gazetarët Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, ambasadori turk kërkoi nga Shqipëria që “si vend mik dhe vëlla” i Turqisë të marrë masa ndaj tyre, pasi “fatkeqësish” ka element të FETO-s që veprojnë këtu.

“Organizata FETO është një organizatë terroriste që operon në mbarë arenën ndërkombëtare dhe kjo organizatë në Turqi në 2016 tentoi një grusht shteti ku synim kishte cenimin e sistemit demokratik në Turqi dhe prishjen e rendit kushtetues. Unë shpresoj që të ndërmerren masa ndaj kësaj organizate pasi të gjithë vëllezërit e mi në Shqipëri, Kosovë dhe vendet e tjera të rajonit e kanë ndjekur nga afër këtë zhvillim të errët e programuar nga kjo organizatë tinëzare e FETO-s. Shqipëria dhe Turqia nëse konsiderohen si aletë atëherë duhet të kemi kujdes, pasi çfarë na kërcënon ne dhe konsiderohet rrezik edhe nga vëllai dhe miku ynë duhet të konsiderohet si kërcënim.

Me keqardhje them se FETO edhe pse ka kaluar 5 vite nga ajo tentativa e grushtit të shtetit, kjo organizatë vazhdon të tregojë ekzistencën e saj këtu në Shqipëri. Nga korriku i 2016 e deri më sot FETO, në opinionin publik të Shqipërisë ka nisur një vetëdije në rritje ndaj kësaj organizate terroriste dhe se populli shqiptar e ka kuptuar dhe ka një lloj reagimi ndaj kësaj organizate. Ne nuk kemi nevojë për këtë organizatë pasi është me helm vdekjeprurës për marrëdhëniet tona dhe Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa dhe masa reale konkrete duke treguar edhe vullnetin e saj dhe të pastrohet nga këto elemente të FETO-s”, tha ambasadori.

I pyetur nëse i kanë paraqitur raporte qeverisë se ku ndodhen këto pjesëtarë të organizatës FETO në Shqipëri, ambasadori tha se i gjithë informacioni i është dhënë autoriteteve të larta shqiptare.

“Padyshim i kemi dhënë të gjitha informacionet e duhura pothuajse dhe jemi ne kontakt dhe bisedime me nivelet me te larta të autoriteteve shqiptare, por ajo qe po them unë është kjo, deri më tani referuar raporteve të shkëlqyera, nuk dua të ndalem shumë te kjo pjesa. Ne kemi shumë gjëra të mira për të folur që janë në dobi mes dy vendeve”, tha ambasadori për Report Tv.

Në vizitën e tij në Shqipëri më 17 janar edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të ndërmarrë hapa më të shpejtë për t’u ndarë nga prania e organizatës FETO në Shqipëri. Ndërsa vetë kryeministri Rama iu përgjigj kësaj kërkese ku tha se “Nuk i kemi asnjë borxh Presidenti Erdogan apo Republikës së Shqipërisë, pasi mes vëllezërve s’ka borxhe”.

Organizata FETO drejtohet nga Fetullah Gulen, kundërshtari politik i presidentit turk Erdogan dhe është klasifikuar si organizatë terroriste nga Turqia. Erdogan fajëson Fetullah Gylenin për grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016, ku u vranë mbi 300 vetë dhe u plagosën rreth 2.100 të tjerë.  Që prej atëherë, Gylen është shpallur në kërkim nga Turqia dhe çdo person i lidhur me të quhet i rrezikshëm dhe burgoset./m.j

Next Post
‘Ankohesh e viktimizohesh gjithë kohës’/ Balina debaton me Einxhel: Përmende Borën për të sulmuar Donaldin!

‘Ankohesh e viktimizohesh gjithë kohës’/ Balina debaton me Einxhel: Përmende Borën për të sulmuar Donaldin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

“Shkatërruan protestën”, Berisha: Flamingot i “kapën për fyti”…

November 4, 2026
Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

Aksident rrugor në aksin Levan–Vlorë, plagoset rëndë një burrë

November 4, 2026
Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

Publikohet fotoja e Hatixhe Berishës që humbi jetën nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin në Elbasan

November 4, 2026
Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

Pas BE-së, edhe Zvicra heq sanksionet ndaj dy oligarkëve rusë

November 4, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Gënjeshtrat e opozitës që ia lehtësojnë punën Edi Ramës me Raportin e BE-së

November 4, 2026
Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Protestuesit përplasen me efektivët te Kryeministria, bllokojnë automjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Përplasje te Kryeministria, protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

November 4, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In