• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori Soreca “non porta pena”!

by Albert P. Nikolla
01/08/2019 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albert P. Nikolla

Proverbi italian “ambasciator non porta pena” përdoret në shumë raste në politikë e në jetën e përditshme, por thelbi i tij metaforik lidhet me faktin se lajmësi nuk ka as faj, as detyrim për mesazhin që i duhet të përcjellë! Por me sa duket këtë mesazh nuk e percepton dot opozita shqiptare që ka mbetur skllave e mendësisë diktatoriale ku ambasadat e huaja shiheshin si qendra reaksioni dhe ambasadorët si spiunë!

Është e dhimbshme kur mendojmë në çfarë kurthi të tmerrshëm kanë rënë ata qindra mbështetës të ndershëm e të denjë të opozitës, kur drejtuesit e PD-së dhe aleatëve të tyre nuk e kanë idenë e mënyrës si funksionon diplomacia europiane ! Si mund të presin nga këta andatarë të politikës një projekt europian për Shqipërinë kur ata nuk kanë përftuar ende bazat elementare të demokracisë që presupozojnë respektin e thellë për çdo ambasadë e ambasador, sidomos të një njësie politike si Bas hkimi Europian që realisht kujdeset të mirën e Shqipërisë!
Janë krejt të pahijshme sulmet e rëndomta të opozitës dhe simahorëve të saj kundër Ambasadorit dinjitoz L. Soreca!

E pahijshmja bie vetëm mbi akuzuesit, sepse këto sulme nuk kanë asnjë bazë arsyetimi të shëndoshë dhe, për më tepër, bien ndesh me mjaft elemente kulturore shqiptare.

Pikësëpari Ambasadori Soreca dhe çdo ambasador është përcjellës i lajmeve dhe mbështetës i qëndrimeve zyrtare të vendit apo i njësisë politike që përfaqësojnë; çdo ide e opozitës dhe e përfaqësuesve të saj që e kundërshton këtë rregull të qartë është utopike, jashtë realitetit. As Ambasadori Soreca dhe asnjë ambasador dinjitoz nuk sillen si t’ua dojë qejfi, por ashtu siç e kërkon politika e vendit që përfaqësojnë.

Së dyti, politika është shumë e lidhur me kulturën e një populli e për rrjedhojë edhe kultura juridike si element thelbësor i politikës lidhet fort me elementet antropologjike e kulturore të vendit. Nisur nga ky fakt mund të pohojmë se opozita është ende nën sundimin e një kulture politike që nuk e arrin lartësinë e duhur për të kuptuar rëndësinë e reformës në drejtësi dhe për të pasur një qasje ballafaquese të denjë me politikën europiane. Ndërkohë populli shqiptar dhe shumica qeverisëse e kanë bërë këtë hop të rëndësishëm cilësor.

Jo më kot shqiptarët e duan Europën! E duan për kulturën, për ekonominë, për politikën dhe respektimin e ligjit, për historinë e saj, por sidomos për faktin që ne duam të jemi pjesë e Europës dhe ajo po na mbështet në rrugëtimin tonë drejt saj. Ky është edhe thelbi i ekzistencës së ambasadës së BE-së në vendin tonë e, për rrjedhojë, i Ambasadorit Soreca. Sulmi ndaj Ambasadorit Soreca është sulm kulturor e politik ndaj BE-së. Ka kohë që opozita po futet në disa shtigje të dyshimta politike e kulturore, duke tëhuajtur përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së. Është e pabesueshme të vërejmë sesi institucioni i opozitës dhe i Presidencës u janë sulur me egërsi ambasadave mike vetëm se ato po mbështesin hyrjen e Shqipërisë në një epokë të re: në epokën e drejtësisë së pavarur!

Për mendimin tim ngjarja e reformës në drejtësi do ta ndajë historinë politike të Shqipërisë në dy kohë dhe pasreforma do të quhet Republika e dytë!
Së treti, nisur nga një pohim interesant i filozofit gjermano-hebre, Walter Benjamin, se e vërteta shfaqet më qartë kur vjen momenti i kërcënimit, mund të themi se kush ndihet i kërcënuar nga reforma në drejtësi po sulmon dy aktorët kryesorë të saj: BE-në dhe SHBA-në! Sulmi i opozitës ndaj tyre mund të shfaqet në formën e pritave bashibozuke, siç ishte rasti i Ambasadorit Borchardt, ose në ndërsimin e pretorianëve mediatikë, ku sulmohet Ambasadori Soreca si mbështetës i Qeverisë. Madje një opinionist i kishte lejuar vetes t’i linte vetëm dy alternativa ekzistenciale ambasadorit: i korruptuar, o injorant!

Ndërhyrja e Ambasadorit Soreca nuk mund të jetë veçse në sferat formale të ushtrimit të politikës, reformave e standardeve europiane për hyrjen e Shqipërisë në BE. Nuk mund të presim prej tij të na bëjë sugjerime historike, antropologjike, urbanistike, inxhinierike nëse duhet shembur apo jo teatri! Ai mund t’i ketë të gjitha këto aftësi më shumë se analistët që e konvertojnë mendimin e tyre një herë në vit, por ai nuk mund ta bëjë këtë gjë, sepse nuk ia lejojnë parametrat e përkufizimit të detyrave të tij.

Për këtë arsye Ambasadori kufizohet në dhënien e këshillës se procedura e ndërtimit të teatrit të ri duhet të jetë e rregullt nga pikëpamja formale. Qëndrimet e tjera nuk janë prerogativë e BE-së, sepse ajo na do në gjirin e saj si partnerë e si popull të lirë dhe jo si koloni!

Së fundi, liria për të cilën ne kemi sakrifikuar e udhëtuar aq gjatë në tranzicion do të jetë e plotë e ne do ta shijojmë atë vetëm kur të jetë përmbyllur me sukses reforma në drejtësi, pasi liria buron nga institucionet serioze të një rendi demokratik. Pyetja dramatike që duhet t’i bëjnë sot vetes simpatizantët e opozitës është: a na do të lirë opozita shqiptare, a na do në Europë apo në shtigjet e panjohura të mungesës së shtetit të së drejtës?

Si qytetar shqiptar e ndiej t’i përgjigjem detyrimit moral për ta falënderuar Ambasadorin Soreca për impenjimin e jashtëzakonshëm për çdo mbështetje të BE-së dhe të shpreh keqardhjen time për elementet e marrëzisë në sulmet ndaj tij! Po e mbyll me shprehjen e bukur të bashkëkombësit të tij, Umberto Eco në romanin “Varreza e Pragës”: “Meqenëse askush nuk pranon që fatkeqësitë e tij mund t’i kenë ardhur nga mendjeshkurtësia e vet, ja që i duhet patjetër të gjejë një fajtor”!

Next Post
“200 kg kokainë dhe armë”/ Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, trafikonin drogë nga Holanda

"200 kg kokainë dhe armë"/ Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, trafikonin drogë nga Holanda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Berisha, armik i përbetuar i SHBA”/ Beqiri: Krimet që ka bërë nuk paguhen me 6 milionë dollarë

April 29, 2026
Charles III në Kongresin Amerikan: Partneriteti SHBA-Britani, më i rëndësishëm se kurrë

Charles III në Kongresin Amerikan: Partneriteti SHBA-Britani, më i rëndësishëm se kurrë

April 29, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat maksimale

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin, ja sa do jenë temperaturat maksimale

April 29, 2026
Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

Pamja e Ilir Metës, antireklama më e madhe e reformës në drejtësi

April 29, 2026
Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

Kosova pa President të ri, shkon në zgjedhje të parakohshme

April 29, 2026
Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

Ndreca: Kafazi i xhamit cenon barazinë dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, GJKKO po aplikon dy standarde

April 28, 2026
Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

Turp t’keni që bëni si histerika për pamjen dhe kafazin ku rri Ilir Meta

April 28, 2026
Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

Lorenc Vangjeli: Gjyqet e mëdha të politikës po helmatisen

April 28, 2026
Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

Analisti Preç Zogaj: Publiku pret të vërtetën për akuzat ndaj zyrtarëve

April 28, 2026
Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

Banka Botërore: Lufta mund të shkaktojë rritjen më të madhe të çmimeve të energjisë në 4 vitet e fundit

April 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In