• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i SHBA në Beograd: Deklarata e Yeesë për “dy ulëset” s’është e ekzagjeruar. Kosova kushti për Serbinë në BE

by Java News
25/10/2017 17:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka komentuar vizitën e zyrtarit amerikan, Hoyt Brian Yee në Serbi dhe takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Scott ka thënë se Yee e ka porositur Serbinë që të mbajë raporte të mira me Rusinë, por që të jetë qindpërqind e angazhuar nga BE-ja.

Diplomati amerikan ka theksuar se deklarata e Yeesë për “dy ulëset” nuk është e ekzagjeruar. I pyetur që të komentojë se nëse biseda e Vuçiçit me Yeenë ka qenë e ashpër, Scott ka thënë se do të jetë vetë presidenti serb ai që do të njoftojë opinionin për këtë çështje.

“Nuk më takon mua të them. Mendoj se Yee nuk e ka tepruar. Këtë ia ka thënë Serbisë si mik, ka thënë se ne e mbështesim rrugën e Serbisë kah BE-ja, por se ka sfida para Serbisë. Sfidat janë të qarta, se duhet të ketë përparim më të madh në sundimin e ligjit, në lirinë e mediave dhe për sa i përket normalizimit të raporteve me Kosovën. Sepse pa to nuk do të ketë integrim në BE”, ka thënë Scott në një deklaratë para mediave në Serbi.

Ai ka vlerësuar se raportet e Serbisë me Rusinë nuk janë problematike dhe se Serbia mund të ketë raporte të mira me Moskën, por duhet të ketë marrëdhënie të mira edhe me SHBA-në, me BE-në dhe me Kinën. “Yee ka thënë se ai shtet që dëshiron të hyjë në BE duhet të jetë i dedikuar 100 për qind dhe me angazhimin e tij duhet të tregojë se është e dedikuar ndaj BE-së. Edhe BE-ja ka politikë të unifikuar të jashtme dhe në BE presin që kjo politikë e përbashkët të zbatohet”, ka shtuar ambasadori amerikan në Beograd.

ma.me

Next Post
VV kundër Nismës: Keni vjedhur edhe paratë e shtatoreve të dëshmorëve

VV kundër Nismës: Keni vjedhur edhe paratë e shtatoreve të dëshmorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

October 21, 2026
Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

October 21, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

October 21, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

October 21, 2026
Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

October 21, 2026
Revolucioni ilegal i Tetorit

Revolucioni ilegal i Tetorit

October 21, 2026
Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

October 21, 2026
Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In