Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, duke i quajtur “halucionante” disa deklarata të këtij të fundit.
Lladrovci ka thënë se Selimi, në një intervistë të tij të fundit, ka vazhduar atë që ai e ka quajtur “metodë të shpifur për denigrimin e thënieve dhe figurave eminente të Luftës për Lirinë e Kosovës”.
“{Selimi} ka vënë si thënie timen se dikur, unë kam akuzuar Hashim Thaçin për vrasjen e Fehmi Lladrovcit, ndërsa tani unë po akuzoj atë, Rexhep Selimin”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.
“Rexhë, unë për vrasjen e Fehmiut dhe të Xhevës, kurrë nuk kam akuzuar askënd. Ata janë vrarë, ashtu si kishin deklaruar, duke e pasur vdekjen për lirinë e Kosovës si nderin më të madh në jetë.
Kur Fehmiu e Xheva erdhën për herë të fundit në Kosovë ata mbanin në vete më shumë se 21 vite veprimtari patriotike, gjithnjë në shërbim të kombit që i takojnë, kishin në shpatulla përvojën e Luftës së tmerrshme në Gospiq, kur ti kishe “aktivitet” një numur këngësh patritike, dhe mirë ke bërë që ke kënduar.
Kishe aktivitet edhe një aksion, hedhjen e një granate dore në kampet e refugjatëve serbë në Mitrovicë, dhe, për fat të keq, kjo ishte “lavdia”yte, luftë kundër grave e fëmijve”, thuhet në shkrimin e Lladrovcit, cituar nga Express. (b.an)