• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori Lu po lufton kundër boshtit korruptiv shqiptar

by Spartak Ngjela
16/08/2016 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Spartak Ngjela

Shqipëria ndodhet sot përballë kushtit të saj historik.

Fundi i muajit gusht 2016, është fillimi i procesit që do t’i japë fund padrejtësisë shekullore në Shqipëri.

Por, pikërisht për këtë, sot, kur të gjithë shqiptarët e papërlyer po ndjekin me vëmendje dhe me ankth ardhjen e këtij fundgushti, është konstatuar se qëndrimi i tyre në këtë proces ku luan jeta reale shqiptare e të ardhmes, është shumë pasiv.

Është kjo shenja e paqartësisë sonë, apo shenja e pafuqisë sonë?

Ekspertët e huaj e quajnë shenjë të papjekurisë shoqërore për të qëndruar me dinjitet përballë kushtit historik.

Cili është sot kushti yne historik?

Kushti historik i shqiptarëve është vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Kurse, pjesëmarrja e tyre e gjerë në angazhimin amerikan për drejtësinë shqiptare, është kushti i kohës sonë aktuale.

Nuk duhet me pasivitet. Duhet me përkrahje.

Korrupsioni ka pushtuar median, kjo dihet, por gjithsesi pjesëmarrja reale e shqiptarëve në proces ka shumë më tepër mundesi shprehjeje në aspekte elektronike të shkruara e të shfaqura sot

Po, le të flasim më qartë: Ambasadori amerikan Donald Lu po lufton kundër boshtit unik korruptiv shqiptar, dhe shqiptarët që po e adhurojnë, e respektojnë dhe po e vlerësojnë maksimalisht, heshtin ose flasin pak.

Ne jemi në arenë; politika amerikane po mposht “Demin” e korrupsionit në Shqipëri; kurse shqiptarët e shohin “Gladiatiorin” me njëfarë droje të pashpjegueshme: shqiptarët ende nuk janë të bindur se Demi do të asgjësohet.

Ka qenë shumë e gjatë në kohe dhe shumë e rëndë padrejtësia në Shqipëri. Sigurisht kjo është arsyeja e dyshimit shqiptar. Por unë them që, pas 21 ose 25 gushtit, ne duhet të jemi shumë aktivë në krijimin e aspiratës sonë. Masiviteti për drejtësinë, duhet ta trembë kaçakerinë e padrejtësisë.

Mos harroni se luajnë interesa shumë të mëdha personale personash dhe grupesh shoqërorë, qe jane kundër prosperitetit dhe drejtesisë shqiptare. Ata nuk e kanë pritur kurrë këtë situatë, sepse gjithçka në favorin e tyre, e kanë zgjidhur me padrejtësi. Këta birbore, akoma nuk e besojnë se kanë humbur. Në fakt, të gjithë bashkë janë të humburit e medhenj të kësaj kohe.

Kurse, mos e harroni se, një pjesë zhurmëmëdhe e opozitës politike në Parlament sot, është me korrupsionin. Prandaj shqiptarët duhet të tregojnë qartësinë e tyre të forcës së drejtësisë. Sepse, të gjitha të tjerat ecin vetë.

Ndershmëria duhet të ketë zërin e vet. Kjo është arsyeja themelore e momentit.

Nuk ka nevojë për organizime politike, sot koha kërkon angazhim qytetar për drejtësinë shqiptare. Ky është thelbi. Politika reale do të vijë pasi të jetë vendosur drejtësia. Politika, pa drejtësi të konsoliduar, është mashtrim korruptiv.

Njerëz, ini të vëmendshëm për fatin e drejtësisë suaj që ka nisur të vendoset, dhe që, në fund të muajit gusht, hyn në procesin e saj real!

Korrupsioni dhe krimi, nuk e ndalojnë dot këtë proces; kjo është e sigurt; por shqiptarët duhet ta përkrahin aktivisht kudo. Frika për të mbrojtur të drejtën tende, është nivel mesjetar. Padronët e padrejtësisë shqiptare janë drejt humnerës, por ne shqiptarët nuk duhet që vetëm të shpresojmë, duhet edhe të hyjmë realisht në këtë proces. Le ta bëjmë internetin pronë të frymës së progresit shqiptar dhe të drejtësisë sonë. Dhe, po qe nevoja, të dalim edhe nëpër sheshe jashtë nocionit politik, dhe brenda frymës qytetarë, për të realizuar kushtin kistorik që na kërkohet nga koha: vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. U deshën 100 vjet për të ardhur kjo ditë, duhet ta ruajmë këtë.

Next Post

Sebastian Kurz: Nuk kemi nevojë për marrëveshje me Turqinë, Evropa mund t'i ruajë kufijtë

Comments 1

  1. sifi says:
    10 years ago

    Taku ke shume te drejte per luften e zotit Lu per vendosjen e shtetit ligjor dhe fundin e pandeshkushmerise por gabon kur thua se ndergjegja shoqerore e shqiptareve ne kete moment historik nuk eshte atje ku duhet pasi shqiptareve nuk u lejua Referendumi per ndryshimin e kushtetutes qe nuk u pranua as nga PD dhe as nga LSI se kerkonin modifikime te reformes ne interes te tyre por presioni nderkombetar i detyroi gjoja ta bejne me koncensus . Me referendum populli do e votonte me-92% te votave

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In