• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i Spanjës: Mbështesim fort Shqipërinë në rrugën drejt BE, optimistë për të ardhmen

by A R
27/06/2023 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kurrë më parë marrëdhënia dhe miqësia jonë nuk ka qenë kaq e ngushtë dhe kaq intensive siç është sot, në çdo fushë”, shprehet ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Alvaro Renedo Zalba, për raportet mes 2 vendeve.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadori Zalba deklaron se Spanja e mbështet shumë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, teksa shprehet optimist për vendin tonë.

Ambasadori Zalba thotë me bindje se gjërat po ecin për mirë dhe se po shkojnë në drejtimin e duhur në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Si janë marrëdhëniet midis Spanjës dhe Shqipërisë?

Alvaro Renedo Zalba: Kemi nisur një fazë të re të marrëdhënieve midis Spanjës dhe Shqipërisë. Kurrë më parë marrëdhënia dhe miqësia jonë nuk ka qenë kaq e ngushtë dhe kaq intensive siç është sot, në çdo fushë. Kryeministri Rama kreu një vizitë historike në Madrid në Tetor të 2021. Ishte hera e parë në histori që një kryeministër shqiptar viziton Spanjën. Kjo u pasua me vizitën po aq historike në Shqipëri në Gusht të 2022, të kryeministrit të Spanjës Sanchez, vizita e parë e një kryeministri spanjoll në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Vizita e parë e një kryeministri spanjoll në Shqipëri?

Alvaro Renedo Zalba:  Po. Ishte po ashtu kryeministri i parë në përgjithësi që vizitoi Shqipërinë pas hapjes së negociatave në Korrik të 2022. Po ashtu, patëm vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës në Prill, përpara se Spanja të merrte Presidencën e BE-së. 14 vite kishin kaluar qëkur një Ministër i Punëve të Jashtme kishte vizituar këtë vend të jashtëzakonshëm. Po zhvillohen shumë vizita dhe aktivitete.

Blendi Fevziu: Nga ekonomike, mendoj që Spanja është shumë aktive këtu. Të paktën grupi spanjoll ekonomik Melia është më e pranishme se çdo grup tjetër ndërkombëtar që merret me sektorin e hotelerisë në Shqipëri.

Alvaro Renedo Zalba: Padiskutim. Kjo reflektohet nga inaugurimi spektakolar i hotel Melia në Durrës në maj. Ky është resorti më i madh në Shqipëri…

Blendi Fevziu: Një prej më të mëdhenjve në gjithë Ballkanin…

Alvaro Renedo Zalba:  Absolutisht. Nga një ndër udhëheqësit e turizmit në botë, Spanja dhe Melia duke punuar sëbashku.

Blendi Fevziu: Së shpejti Spanja do të marri presidencën e BE-së. Si do të ndihmojë Spanja Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE?

Alvaro Renedo Zalba: Kjo do të jetë hera e pastë që Spanja mban presidencën e Këshillit Evropian. Jemi duke mbështetur fort Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE. Ne jemi duke punuar pareshtur dhe do të vijojmë të punojmë kështu për të adresuar sfidat ekzistuese në mënyrë që të çojmë përpara procesin e integrimit evropian.

Blendi Fevziu: Mendoni se kemi arsye që të ecim pak më shpejt?

Alvaro Renedo Zalba: Ka arsye që më bëjnë optimist. Gjërat janë duke ecur përpara, jemi duke shkuar në drejtimin e duhur. Shqipëria ka një ekip të shkëlqyer, vërtetë të shkëlqyer për negociatat, me të cilin jemi duke punuar intensivisht dhe shumë ngushtë. Sinqerisht, ndihem shumë optimist për të ardhmen.

/a.r

Next Post
Italianët “tërbohen” me turistin që shkarravit murin e Koloseut, rrezikon gjobë dhe burg

Italianët “tërbohen” me turistin që shkarravit murin e Koloseut, rrezikon gjobë dhe burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

Derdhja e naftës nga cisterna e sulmuar kërcënon impiantet e desalinizimit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Gjirit

October 29, 2026
Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

Taksë vjetore fikse për pronarët e automjeteve elektrike, çfarë parashikohet

October 29, 2026
Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

October 29, 2026
Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Armenisë, ndërhyn sigurimi (VIDEO)

October 29, 2026
Sherri në Kuvend: Deputeti i PD tenton të kalojë shkallët dhe t’i afrohet Peleshit, ndalohet nga Garda

Sherri në Kuvend: Deputeti i PD tenton të kalojë shkallët dhe t’i afrohet Peleshit, ndalohet nga Garda

October 29, 2026
130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

130 vende kundër embargos ndaj Kubës, Shqipëria abstenon! SHBA-të humbin mbështetjen e disa aleatëve

October 29, 2026
Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat, por plumbat i meritoni ju; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

Berisha: Protestuesve iu çanë kafkat, por plumbat i meritoni ju; Peleshi i ndërpret fjalën: Bëre thirrje për dhunë!

October 29, 2026
Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

Buxheti i Shqipërisë mbi dyfishin e Kosovës, zgjerohet edhe diferenca në PBB

October 29, 2026
Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

Vance i dërgon letër Iranit, kushti i Trump për të shmangur sulmin e ri ushtarak

October 29, 2026
I vendosi tritol një personi në Fushë-Krujë, prangoset në Lushnje 32-vjeçari

Gjendet tritol i paplasur në derën e një lokali në Kamëz, rrethanat ende mister

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In