• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

by A R
26/01/2026 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Brenda gjashtëmujorit të parë ju siguroj që do mbyllen disa kapituj”. Kështu u shpreh ambasadori i Shqipërisë në Bashkimin Europian, Ferit Hoxha, gjatë një interviste në Klan News me gazetarin Besard Jacaj. Ai u shpreh se kjo vjen si pjesë e një plani që është dakordësuar me Komisionin Europian.

“Jo vetëm presim mbylljen e ndonjë kapitulli, por presim mbylljen e një numri të konsiderueshëm kapitujsh. Ne kemi një plan pune. Ne nuk po ecim as qorrazi dhe as me dëshirën tonë. Ne po ecim me një plan pune që kemi dakordësuar me KE-në dhe aty janë të përfshirë edhe afatet që mendojmë se janë realistë për mbylljen e kapitujve”, tha Hoxha.

Megjithatë çdo gjë, sqaroi ambasadori do të varet nga ecuria e procesit.

“Gjithmonë në këtë proces do jenë tre komponentë të rëndësishëm, është gjithë pala shqiptare me aktorët e saj, është gjithë Komisioni Europian që negocion në emër të BE-së dhe vendet anëtare që vlerësojnë dhe marrin vendimin”, shtoi ai.

Por a ka ndryshuar qëndrimi i Bashkimit Europian për Shqipërinë në lidhje me planin për zgjerimin? Ambasadori Hoxha tha se asgjë nuk ka ndryshuar, por tashmë jemi në proces pas hapjes së të gjithë grupkapitujve.

“Tani kemi kaluar në procesin tjetër. Ne jemi në një proces që është i veçantë dhe specifik me metodologjinë e re të zgjerimit që ka të bëjë me atë që quhet piketat e ndërmjetme. Ato janë 24 kërkesa specifike të përcaktuara në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare që është mbajtur kur është hapur grupkapitulli i parë dhe gjatë së cilës Shqipëria ka marrë një numër angazhimesh. Këto angazhime duhet të plotësohen në mënyrë që pasi të quhen të plotësuara kënaqshëm dhe kjo do verifikohet nga KE dhe vendet anëtare, atëherë Shqipëria do të fillojë të mbyllë kapitujt. Pra është një etapë e ndërmjetme, jashtëzakonisht e rëndësishme, i cili është duke u bërë”, tha ambasadori.

Ai bëri me dije se gjatë muajit shkurt në Shqipëri do të vijë një delegacion i veçantë i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të PE-së. Sipas Hoxhës, ky delegacion do të takohet me aktorët politikë shqiptarë brenda dhe jashtë parlamentit, me qeverinë si dhe institucionet e tjera për të parë se ku ndodhet Shqipëria në ecurinë e procesit dhe çfarë duhet bërë në vijim.

Next Post
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 months ago

    Sh ambasador,per kapitujt qe do mbydhni,gjate vitit 2026 e morem veshte,po per AKSH,a na jepe dote nji pergjigje,kure do mbydhen.Po te pyesim,me qe te AKSH eshte vedhaj jote,nji nder ata perfituesit e medhenj,ne vjedhjet e milionave te fundit.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Çupi: Berisha çon Bykykbashin në Vlorë, një nga personat më të përshtatshëm për shantazh

March 15, 2026
Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

Hyn në fuqi ligji për të huajt, leje qëndrimi 12 muaj për serbët pa dokumente të shtetit të Kosovës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In