• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i Kinës Zhou Ding u takua me ministren e Kulturës së Shqipërisë

by A R
11/02/2023 14:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të enjten, ambasadori i Kinës në Shqipëri Zhou Ding u takua me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, ku të dy palët shkëmbyen mendime të thelluara mbi marrëdhëniet kino-shqiptare dhe shkëmbimet e bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve.

Ambasadori Zhou tha se vitet e fundit, të dy vendet e kanë marrë ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”, dhe “Bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore” si një platformë për të nxitur besimin e ndërsjellë politik dhe për të promovuar bashkëpunimin praktik, ndërsa marrëdhëniet dypalëshe kanë bërë përparime të reja. Në vitin 2023, raportet Kinë-Shqipëri kanë pasur një fillim të mbarë. Kohët e fundit dy vendet nënshkruan një marrëveshje historike për përjashtimin reciprok të vizave, e cila do të promovojë dhe lehtësojë shkëmbimet e personelit midis dy palëve dhe do të forcojë mirëkuptimin dhe miqësinë midis dy popujve. Njëkohësisht, bashkëpunimi në fushat e turizmit,  arsimit etj. ndërmjet dy vendeve po avancon vazhdimisht dhe të dy palët kanë perspektiva të gjera për bashkëpunimin konkret. Ato duhet të shfrytëzojnë mundësinë e përjashtimit të ndërsjellë gjithëpërfshirës të vizave për të forcuar më tej shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin midis dy vendeve, në mënyrë që të injektojnë vazhdimisht  një shtysë të re në marrëdhëniet miqësore midis Kinës dhe Shqipërisë.

Foto: Ambasada kineze në Shqipëri

Magariti tha se është e kënaqur që po ngadalësohet situata epidemike globale dhe Kina po përshpejton rifillimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me botën, duke besuar se kjo me siguri do të sjellë mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit në fushën kulturore mes dy vendeve. Kina është një vend i madh me histori të gjatë dhe qytetërim të shkëlqyer dhe populli shqiptar është plot kuriozitet për kulturën kineze. Seria e aktiviteteve “Java e Kulturës Kineze”, e mbajtur me sukses në Tiranë shtatorin e kaluar, i dha popullit shqiptar një shumëllojshmëri përvojash kulturore kineze. Ministria e Kulturës së Shqipërisë pret forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kinën, promovimin e më shumë arritjeve në shkëmbimet  njerëzore dhe kulturore midis dy vendeve dhe  pasurimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë.

Next Post
Berisha si guidë, shëtit një grusht militantësh nëpër Tiranë: Ky është Parlamenti, kjo këtu Bashkia. Ajo atje është selia e PS

Berisha si guidë, shëtit një grusht militantësh nëpër Tiranë: Ky është Parlamenti, kjo këtu Bashkia. Ajo atje është selia e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

“Ka shumë helm për integrimin”, Rama: BE na do! Dera do mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë ne brenda

April 4, 2026
Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

Më pak se 10 qytetarë, dështon për herë të dytë protesta për çmimin e naftës

April 4, 2026
Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

Pashkët katolike, Papa Leoni mban kryqin në të gjitha stacionet për herë të parë pas tre dekadash

April 4, 2026
Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

Sot ndeshja me Partizanin, Beci i premton Vllaznisë 15 milionë lekë nëse shpallet kampione

April 4, 2026
Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In