Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, Dimitar Arnaudov, ka komentuar ecurinë e Reformës në Drejtësi. Nga Ballshi, ku ndodhej në një aktivitet, Arnaudov tha se procesi për realizmin e kësaj reforme është me shumë rëndësi për vendin, ndërsa ka bërë thirrje që aktorët e politikës në Shqipëri të mos bëjnë gabimet që ka bërë Bullgaria.