• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadore Poete

by Edison Ypi
07/08/2024 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Zonja Ambasadore, Nancy Van Horn,
E kam të qartë që ende nuk je Ambasadore. Por të lutem më lejo të drejtohem kështu. Për një arësye të thjeshtë. Dhe, pse jo, të pranueshme: Sepse dua me gjithë shpirt të jesh Ambasadore e Amerikës në Shqipëri. Si mundet me qenë një Ambasadore më e mirë se Nancy Van Horn që flet Shqip dhe përshëndet me aq njerzillëk, unë këtë nuk e di, nuk e gjej dot, nuk mundem as ta fantazoj.

Prezantimi Juaj Shqip, Zonja Ambasadore, ishte një ngrohtësi, një mrekulli, një frymëndalje, një Nder, një favor, që s’na ishte bërë kurrë më parë. Të falenderoj nga zemra për atë prezantim madhështor, të ndjerë, qytetar, njerëzor.
Tre pyetjet Tuaja, kanë të bëjnë me Vend, Kulinari, Kulturë. Shto të folurën Shqip, pamja ndryshon rrënjësisht.

Jemi ngjitur tepër lart. Në një tjetër sferë. Në një tjetër qiell. Kemi të bëjmë me Poezi. Ju, Zonja Ambasadore, pra, para se të jeni diplomate, qytetare, intelektuale, udhëtare, dashamirëse e vendit tim, pas një prezantimi të tillë kaq befasues, kaq të bukur, kaq mbresëlënës, para së gjithash jeni Poete.

Sa i përket vendit që duhet ta vizitoni të parin, kam këtë sugjerim: Jo tamam vend. Pse jo, udhëtim. Paksa i gjatë. Nja 10 orë brenda një dite. Por marramendjet që do shohësh do e lodhin lodhjen. Pasi në mbarim të këtij udhëtimi të kesh parë më tepër se gjysmën e Shqipërisë, do ndjesh një çlodhje aq të thellë sa nuk e ke provuar kurrë më parë.

Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier, Tepelenë, Këlcyrë, Përmet, Leskovik, Ersekë, Korçë, Pogradec, Elbasan, Tiranë – kalo nëpër këto vende brenda 1 dite Zonja Ambasadore. Pastaj bëj si di vet, ndiq instinktin tënd, zgjidh njërin që të la mbresat më të thella. Nga ky gjerdan perlash, Lugina e Vjosës, i fundit lumë i egër në Europë, do jetë Qershia mbi Tortë. Nëse, me gjasa, do jetë Pogradeci vendi i parë që do vizitosh, bëj kujdes. Ke të bësh me vende aq magjike, aq turbulluese, me rrezatim aq të fuqishëm, sa s’është çudi, ndonjëri nga margaritarët e këtij gjerdani, Tepelena, Këlcyra, Përmeti, Korça, Pogradeci, Mokra, do të marrosi fare. Do biesh në dashuri. Nga erdhe, nuk do kthehesh kurrë më. Do mbetesh përgjithmonë aty.

Ushqimi që duhet ta provosh urgjent quhet “Tavë Dheje”. E bëjnë kudo dhe në gjithfarë mënyrash. Më mirë në Shqipërinë e Mesme. Mos e lër pa provuar. Zgjidh një mbrëmje të freskët. Shko tek cilindo restorant andej nga Krraba ose Rruga e Ndroqit. Diellin mesdhetar, temperamentin e sertë, shijen e pangatërrueshme, aromën dehëse të tokës shqiptare, aromat tronditëse, erëzat e forta, këto dhe të tjera do i gjesh të gjitha brenda asaj tave balte Shqipërie që e mban ushqimin më të shijshëm dhe më të freskët se çdo pjatë e praruar qeramike, apo tas i shtrenjtë porcelani.

Librin që më së shumti e dëshmon shpirtin e vendit tim, Zonja Ambasadore, e ka shkruar gjeniu i Letërsisë planetare, Përbindëshi i Shenjtë Ismail Kadare. Quhet “Breznitë e Hanknatëve”. Libër më të bukur nuk ke lexuar. Jo sepse s’ke dashur. Por sepse s’ekziston. Është libri më i vërtetë, më sugjestiv, më njohës se çdo libër i shkruar për Shqipërinë dhe shqiptarët, sa dhe për mbarë njerëzit, e mbarë botës. Merre lexoje atë kryevepër. Do të pëlqejë pafundësisht. Jo me ngut. As me përtesë. Me kujdes, me delikatesë. Përpije atë libër pakashumë si kullufite Tavën.

Fillimisht duke e kqyrur pa e prekur për t’i admiruar pamjen, rrezatimin, magjinë. Pastaj prite në copa me thikat e mendjes. Nëse preferon, copat mund t’i lëpish. Nguli pirunat, lugët, dhe të tjerat instrumenta nga laboratori, apo kantieri yt i leximit. Të lutem bëj si të thashë. Derisa më së fundi atij margaritari t’ja kesh grisur lëkurën, shqyer indin, ndjerë qelizën, prekur kockën, thithur palcën, zbuluar magjepsjen, dhe sa të jesh gjallë të mos e harrosh më kurrë.

Next Post
Putin, Kim dhe kërcënimi prej 4 trilion dollarësh në kufirin e fundit të Luftës së Ftohtë

Putin, Kim dhe kërcënimi prej 4 trilion dollarësh në kufirin e fundit të Luftës së Ftohtë

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Yp, e ke qarë.
    Me fjalë shpirti, të këthyera në art, nga poezi te shprehur në prozë. Gjë jo e lehtë, sepse duhet të të flasë shpirti, pa ti hysh kësajë zavalleje.
    Jo vetëm art letrar, por edhe një diplomaci e hollë e shprehur mjeshtërisht nga një penë e mprehtë e luajtur nga dorë virtuozi, sikunder nje një violinist, luan telat e violinës, me gishta pa “cikur” mbi to, duke bërë të shkretën violinë “të qajë” e të ngërthejë zemrat e degjuesve….
    Të lumtë vëllajo.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

Sulmet iraniane në Izrael/ Raketat balistike bien pranë objektit bërthamor, mbi 16 të plagosur

March 22, 2026
Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

Pagoi 10 mijë euro për të hyrë ilegalisht në Angli, 24 vjeçari shqiptar arrestohet në një ‘shtëpi bari’ me vlerë 100 mijë paund

March 22, 2026
Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In