• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ambasada iraniane: McCain përkrahu në Tiranë një qendër terroriste

by Java News
18/04/2017 16:31
Sen. John McCain, R-Ariz., speaks to LULAC on Tuesday, July 8, 2008 in Washington. (WDCPIX.COM/Lauren Victoria Burke)

Sen. John McCain, R-Ariz., speaks to LULAC on Tuesday, July 8, 2008 in Washington. (WDCPIX.COM/Lauren Victoria Burke)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lidhur me vizitën e senatorit McCain në qendrën e Moxhahedinëve në Tiranë, ka reaguar edhe Ambasada e Republikës Islamike të Iranit-Tiranë. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp ajo e komenton këtë vizitë se u bë “në një qendër terroriste” dhe se McCain “nuk ka bërë pjesë në radhën e njerëzve paqedashës të botës”.

Deklarata

Në lidhje me vizitën e Z.McCain në qendrën e sektit terrorist të Moxhahedinëve dhe takimin me kreun e këtij sekti, tërheqim vëmendjen e publikut si më poshtë:

  • Deri më sot nuk është dëgjuar asnjë mesazh paqeje ose miqësie nga Z. McCain dhe emri i tij asnjëherë nuk ka bërë pjesë në radhën e njerëzve paqedashës të botës. Mesa duket ai jeton ende në kohën e luftës së Vietnamit dhe u jep dorën e miqësisë atyre që në të kaluarën e tyre terroriste kanë të shënuar vrasjen e gjashtë vetëve, bashkëatdhetarë amerikanë të Z. McCain.
  • McCain shkon në qendrën e sektit terrorist që ka mbi shpinë përgjegjësinë e vrasjes së 17 mijë vetëve, autorite zyrtare dhe qytetarë të thjeshtë të Iranit, si edhe të vrasjes në bashkëpunim me Sadam Hyseinin të mijëra arabëve dhe kurdëve të Irakut, e sektit, një numër i madh i anëtarëve të të cilit janë në ndjekje nga Interpoli, që i përdor mësimet e përditshme terroriste për të ndarë anëtarët e vet të paditur nga shoqëria dhe jeta e zakonshme dhe që është i gatshëm të përdorë këtë përvojë kurdoherë, kudo dhe në shërbim të kujtdo.

Sektori i Shtypit

Ambasada e Republikës Islamike të Iranit-Tiranë  /ma.me

Next Post
Çfarë ndodhi me policin, ja si u arratis nga komisariati 24-vjeçari

Çfarë ndodhi me policin, ja si u arratis nga komisariati 24-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

Pesë pikat që rrezikojnë bisedimet SHBA-Iran, nga Libani te çështja bërthamore

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In