Në një kohë koronavirusi kur shumica e vendeve kanë mbyllur kufijtë dhe kanë ndërprerë fluturimet, nga Franca avioni i fundit drejt aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, do të mbërrijë këtë të enjte.
Lajmi bëhet me dije nga ambasada e Shqipërisë në Francë, e cila konfirmon se për një muaj nuk do të ketë fluturime të tjera për një muaj.
“Pas komunikimeve të vazhdueshme të ambasadës së Shqipërisë, kompania ajrore Transavia France konfirmon se fluturimi Paris-Tiranë i datës 19 mars, do të kryhet. Këshillohen të gjithë shtetasit shqiptarë që e kanë të domosdoshëm kthimin në atdhe që të prenotojnë sa më parë biletat në faqen e internetit tê Transavia-s (transavia.com), pasi, pas kësaj date, fluturimet do të ndërpriten të paktën deri më 19 prill 2020”, thuhet në njoftim.
Ndërsa në Shqipëri numri i të prekurve nga koronavirusi ka arritur në 55, mes tyre një viktimë, në Francë numërohen 7730, nga të cilët 175 të vdekur.
g.kosovari











