• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasada e Kosovës pritje për festën e Pavarësisë, presidenti Begaj: Dy qeveritë tona të tejkalojnë politikat e ditës dhe të bashkëpunojnë!

by B K
14/02/2025 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj bën thirrje për një bashkëpunimin më aktiv dhe konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në ceremoninë e pritjes të organizuar nga ambasada e Kosovës në Tiranë me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës Begaj tha se dy qeveritë duhet të fitojnë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve

“Dëshiroj të nxis bashkëpunimin më aktiv dhe konkret, sidomos në fushën ekonomikemidis dy qeverive dhe institucioneve tona, bashkëpunim që duhet të tejkalojë politikat e ditës dhe pengesat burokratike dhe që sjell më shumë shkëmbime dhe përfitime për qytetarët e dy vendeve tona.

Ne duhet të fitojmë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve tanë dhe objektivave tona të përbashkëta për integrim, stabilitet e mirëqenie” tha Begaj.

Nëse 26 vjet më parë diskutohej mbijetesa dhe çlirimi, nëse 17 vjet më parë pavarësia realizoi ëndrrën historike, gjenerata e sotme është përballësfidave të reja

“Sot kërkohet një qasje e re mjë qasje e re se si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, Kosovën më të mirë, hapësirën shqiptare më të mirë, më të zhvilluar, më të begatë e më evropiane’ tha presidenti Begaj.

MESAZHI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z.BAJRAM BEGAJ NË PRITJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ME RASTIN E DITËS SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

TIRANË, MË 14 SHKURT 2025

Urime ditën e Pavarësisë!

Kosova e fitoi pavarësinë e saj përmes rezistencës paqësore të burrave të mençur, si Ibrahim Rugova lider dhe President historik i Kosovës, Adem Demaçit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me një regjim kriminal tëi ish- Jugosllavisë.

Ajo u ndërtua mbi sakrificat e mijëra burrave dhe grave që guxuan të ëndërrojnë një të ardhme në liri dhe më të mirë për fëmijët e tyre.

Ajo u pagua me gjakun e dëshmorëve, me lotët e nënave, me dhimbjen e të shpërngulurve dhe ende të pagjeturve dhe me qëndresën e një populli që nuk u përkul kurrë para padrejtësisë dhe gjenocidit.

Kauza e Kosovës bashkoi shtete e kombe.

Ndërhyrja e NATO-s është shembulli unik i reagimit dhe suksesi në mbrojtje të humanizmit dhe jetëve njerëzore.

Kjo pavarësi e Kosovës e arritur me gjak e sakrifica, duke patur në krah aleatët tanë dhe të duhurit, bëhet edhe më madhështore.

Pavarësia e Kosovës është pjesë e themelit të paqes në rajonin tonë dhe, si e tillë, mbetet një shtyllë e rëndësishme e sigurisë evropiane.

Pavarësia nuk mund të përkthehet vetëm në të drejta dhe liri, por edhe në përgjegjësi. Përgjegjësi para qytetarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar, përgjegjësi të cilat Kosova i ka mbajtur me shumë maturi.

Brenda një kohe të shkurtër, Republika e Kosovës, shteti më i ri në Evropë, ka hedhur hapa gjigandë për të konsoliduar një shtet demokratik dhe funksional, që garanton të drejtat, një shtet që zhvillon procese të lira dhe demokratike zgjedhore.

Institucionet janë forcuar, ekonomia e saj po rritet dhe shoqëria është aktive e kërkon përparim e mirëqenie.

Shqipëria dhe Kosova, kombi shqiptar është aleati i përbetuar i vlerave Euroatlantike dhe ka mbështetjen më të madhe të këtyre vlerave në rajon e kontinent, një tregues tjetër ky i mençurisë për të projektuar të ardhmen dhe për të bërë zgjedhjen e duhur në kohë kaq të turbullta.

Tregues të tillë meritojnë më shumë mbështetje dhe vëmendje.

Dëshiroj të apeloj Bashkimin Evropian për të lehtësuar raportet me Kosovën, si dhe vendet anëtare, të cilët ende nuk e kanë njohur, të rishikojnë vendimet e tyre.

Në aspektin strategjik, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vende të reja dhe roli i tij në sigurimin e paqes, zhvillimit dhe demokracisë në të gjithë kontinentin nuk mund të përmbushet nëse ka vende anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohin shtetin më pro tij, Kosovën.

Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë, i gjithë kombi shqiptar i gëzohen Pavarësisë së Republikës së Kosovës, rrugëtimit së saj dhe sukseseve që ajo ka arritur.

Shqipëria e Kosova janë dy shtete të një kombi, kombit shqiptar.

Dëshiroj të nxis bashkëpunimin më aktiv dhe konkret, sidomos në fushën ekonomikemidis dy qeverive dhe institucioneve tona, bashkëpunim që duhet të tejkalojë politikat e ditës dhe pengesat burokratike dhe që sjell më shumë shkëmbime dhe përfitime për qytetarët e dy vendeve tona.

Ne duhet të fitojmë kohën e humbur në të mirë të interesit të qytetarëve tanë dhe objektivave tona të përbashkëta për integrim, stabilitet e mirëqenie.

Nëse 26 vjet më parë diskutohej mbijetesa dhe çlirimi, nëse 17 vjet më parë pavarësia realizoi ëndrrën historike, gjenerata e sotme është përballësfidave të reja.

Sot kërkohet një qasje e re mjë qasje e re se si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, Kosovën më të mirë, hapësirën shqiptare më të mirë, më të zhvilluar, më të begatë e më evropiane.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Gëzuar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës!

Rroftë Kosova! Rroftë Shqipëria! Rroftë kombi shqiptar!

 

Next Post
E rëndë! E mitura përdhunohet dy herë në një tualet publik në Kosovë

E rëndë! E mitura përdhunohet dy herë në një tualet publik në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com