Qytetarët nga Kosova që ndodhen në Bruksel janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut nga sulmet e ndodhura të martën. Mimoza Ahmetaj, ambasadore e Kosovës në Bruksel, në një kontakt telefonik me KP tha se edhe dy delegacionet nga Prishtina zyrtare, që ndodhen në Bruksel, janë mirë.
Rekomandohet fuqishëm të ndiqen udhëzimet e sigurisë së lëshuara nga autoritetet belge. Ambasada e Kosovës ka në dispozicion numrat e telefonit + 32 2 773 27 00 dhe numrin emergjent +32 460 957163.