• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ambasada çeke përkrah nismën e Bashkisë së Tiranës për kënde lojërash në çdo lagje

by Java News
13/08/2017 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Projekti ambicioz i Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar kënde lojërash dhe hapësira çlodhëse në çdo lagje të Tiranës ka gjetur përkrahjen edhe të përfaqësive diplomatike të akredituara në vendin tonë. Ambasada çeke është e para e cila iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës, duke dhuruar module të ndryshme lojërash për këndin e fëmijëve në sheshin “Bajram Curri”, Njësia 7.

Teksa inspektoi fillimin e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u shpreh se ky kënd lojërash shënon fillimin e bashkëpunimit me ambasadat për të çuar përpara projekte të ngjashme në kryeqytet. “Më vjen mirë që ambasada e parë që i bashkohet projektit tonë për këndet e lodrave është ambasada çeke. Praga nuk u ndërtua në një ditë, Praga u ndërtua ndër dhjetëra e qindra vite, por çdo ditë është bërë nga një punë konkrete. Kështu që, edhe ambicia jonë është që të punojmë çdo ditë për ta bërë Tiranën më të mirë dhe të sigurohemi që në finale të kemi një qytet kryesisht të mirë për fëmijët”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku garantoi se edhe në gjysmën e dytë të mandatit, Bashkia e Tiranës do të vijojë punën për ndërtimin e hapësirave sportive dhe çlodhëse për fëmijët. “Ky është këndi ynë i 21 në dy vjet, por do të vazhdojmë edhe për dy vitet e tjera që na kanë mbetur, që të mos mendojmë vetëm për zgjedhjet e ardhshme, por edhe për gjeneratën e ardhshme. Fëmijët që rriten me një fëmijëri që ia vlen të mbahet mend, me aktivitet fizik, me jetë të shëndetshme, sigurisht bëhen qytetarë shumë herë më të kulturuar dhe shumë herë më të civilizuar nesër për Tiranën”, theksoi ai. Duke vlerësuar cilësinë me të cilën është punuar për ndërtimin e këndeve për fëmijë dhe të shesheve çlodhëse për të gjitha grupmoshat, Veliaj tha se investime të tilla kanë një impakt pozitiv edhe për gjeneratën e ardhshme. “Në shumë prej projekteve tona, investimi është cilësor, por dilema është a do të mirëmbahet, a do ta mbajmë pastër, a do sillemi mirë, a do të vandalizohet? Unë besoj se sot nuk investojmë vetëm në infrastrukturë, por edhe në kulturë, dhe paja e qytetit tonë është një brez i ri i cili po rritet më i kulturuar, më i pastër dhe më i ndërgjegjshëm se si duhet të menaxhojmë hapësirën tonë të përbashkët” tha Veliaj.

Ai u shpreh optimist se ky bashkëpunim me ambasadën çeke për ndërtimin e këndeve të lojërave, do të ndiqet edhe nga përfaqësitë e tjera të akredituara në vendin tonë. “Mezi pres që kur të kthehemi pas një muaji, të gjejmë këndin e 21 të përfunduar dhe kjo dallëndyshja e parë e ambasadës çeke të pasohet edhe nga të tjerë. Sigurisht, ky është një investim modest, por sado modest të jetë, është diçka për të cilën u jemi shumë mirënjohës dhe shpresoj që të jetë shembull edhe për të tjerët”, u shpreh Veliaj.

Ambasadori i Republikës Çeke, Jaroslav Ludva,  e cilësoi këtë bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës si shumë të rëndësishëm për brezat e rinj. “Kjo ditë është një ditë e bukur për të dy palët, Bashkinë, qytetin dhe Ambasadën Çeke. Ne identifikuam këtë bashkëpunim shumë të mirë me bashkinë, që konsiston në këtë shesh lojërash që nxjerr në pah të ardhmen e brezave dhe të ardhmen e qytetit të Tiranës. Jemi shumë të lumtur që po bashkëpunojmë në këtë projekt. Të shpresojmë që edhe ambasada të tjera të na bashkohen në këto projekte”, tha diplomati çek.

Investimi për jetëzimin e sheshit “Bajram Curri” parashikon rikualifikimin estetik të zonës, përmes shtimit të gjelbërimit, ndriçimit dhe ndërtimit të infrastrukturës çlodhëse për të rritur (stola, hije). Po tek Njësia 7, Bashkia e Tiranës ka planifikuar ndërtimin edhe të dy shesheve të tjera, më konkretisht në rrugën “Sali Butka” dhe “Shefqet Musaraj”, duke e transformuar tërësisht këtë zonë.

Next Post
Posterët e Coutinhos, të padëshiruar në dyqanet e Liverpool

Posterët e Coutinhos, të padëshiruar në dyqanet e Liverpool

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojë luftash“ me Kavajën!

Nga këmishëkafenjtë e Hitlerit te flamingot rozë

October 6, 2026
Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

Kush fiton nga agresiviteti toksik i flamingove?

October 6, 2026
Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

Kosova shkon drejt zgjedhjeve! PDK refuzon ofertën e Kurtit, Hamza: Kjo po ndodh sepse Vetëvendosja i do të gjitha për vete!

October 6, 2026
SHBA pezullon ndërmjetësimin për paqen Ukrainë-Rusi, Rubio: Nuk pati rezultate

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

October 6, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

Zgjerimi i Bashkimit Europian, ministri Hoxha: Shqipëria është gati të anëtarësohet dhe të kontribuojë në të ardhmen e BE-së

October 6, 2026
E shkreta Marta Kos, nëse hyjmë në BE do të shpallet e korruptuar dhe e lidhur me kartelet

Një bordello gjigande

October 6, 2026
I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

I vuri zjarrin tokës për ta pastruar nga mbeturinat, arrestohet 70-vjeçari! Momenti kur kapet në flagrancë

October 6, 2026
Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

Ministri Nufi: Modernizimi i arsimit ushtarak sipas standardeve euroatlantike, prioritet i qeverisë shqiptare!

October 6, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Vettingu ka rënë dhe kjo nuk mund të injorohet pafundësisht

October 6, 2026

Lojë luftërash për pushtet në Tiranë e Prishtinë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com