Debati dhe aksioni rreth azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani vijon të jetë gjithnjë prezent.
Ambasada Gjermane në Tiranë në një njoftim të shpërndarë për mediat sot bën me dije se se ditën e mërkurë, më 29.07. 2015, ora 15:35 do të mbërrijë në aeroportin e Tiranës një avion charter, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 persona të kthyer.
Thirrjet nga pala shqiptare dhe ajo gjermane kanë qenë gjithmonë e më intensive për sensibilizimin e shqiptarëve dhe informimin se në Gjermani nuk merret azil, por kjo nuk i ka penguar ata që të vijojnë rrugëtimin drejt Gjermanisë.









