• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Amarilda Leka vodhi 42 mijë euro nga familjarët e të burgosurve, gjykata jep dënimin

by Java News
27/03/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amarilda Leka e akuzuar se ka marrë 42.500 euro nga familjarët e të burgosurve në këmbim të premtimit për lirimin e tyre është dënuar nga gjykata e Tiranës me dy vite e gjashtë muaj burg.

E pandehura, e cila është ndaluar në vitin 2015 pas denoncimeve ndaj saj dhe është hetuar më vonë në një masë tjetër sigurie, është dënuar pak ditë më parë nga Gjykata e Tiranës, bazuar në kërkesën e prokurorisë.

Leka ka qenë sekretare e shtabit elektoral të ministres Milena Harito, ndërsa të dëmtuarve u prezantohej edhe si e fejuara e djalit të një ministri.

Prokuroria e ka akuzuar Amarilda Lekën se ka kryer veprën penale të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që kryejnë funksione publike dhe akuzën e kallëzimit të rremë”.

Hetimi ka nisur në datë 01.10.2015 te Prokuroria për Krime të Rënda dhe më pas dosja është transferuar te Prokuroria e Tiranës. Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit të shtetases Amarilda Leka dhe të babait të saj.

Kallëzimi rezultoi i rremë dhe autorja doli se ka konsumuar veprën penale “kallëzimi i rremë” dhe “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nuk është provuar deri tani që paratë e marra prej Lekës të jenë dhënë për ndonjë zyrtar shtetëror. Pikërisht pasi ajo nuk mbaronte punë, personat që jepnin paratë i kërkonin ato pas, edhe duke e kërcënuar.

Nga hetimet ka dalë se në datë 30.09.2015, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë ka bërë kallëzim shtetasja Amarilda Leka, e cila ka studiuar për Drejtësi, në lidhje me kërcënime që i janë bërë nga një shtetas i quajtur Z.Gj., me qëllim marrjen e një shume prej 24.500 eurosh, shkruan “Panorama”.

MARRJA E 24.500 EUROVE

Rezulton se Leka ka njohje me një shtetase, të identifikuar me emrin “S”, e cila ushtron aktivitet privat si estetiste, në një pallat të ndodhur në rrugën “X”. Fillimisht shtetasja “S” ka ushtruar të njëjtin aktivitet në një ambient të ndodhur në afërsi të restorant “Z”.

Prej pesë vitesh kallëzuesja Amarilda ka qenë kliente e rregullt e shtetases “S”. Në këto kushte të dyja shtetaset kanë krijuar një marrëdhënie të ngushtë me njëra-tjetrën.

Rreth fillimit të muajit gusht 2015, shtetasja “S”, për shkak të arsimit juridik të kallëzueses, i ka prezantuar kësaj të fundit një rast të një të afërmi të saj, i arrestuar për veprimtari të paligjshme me lëndë narkotike, të quajtur XH.Gj.

Shtetasja “S” i ka kërkuar kallëzues që të takonte me të afërmit e të arrestuarit për të biseduar mbi çështjen. Ditët e para të gushtit 2015, kur shtetasja Amarilda ndodhej në qendrën estetike të shtetases “S”, kjo e fundit i ka kërkuar që të takojë me të afërmit e saj.

Pasi “S” ka komunikuar në telefon për të organizuar takimin, kallëzuesja e ka takuar me këto persona, të cilët kanë qenë vëllai dhe motra e të arrestuarit. Takimi është zhvilluar në një lokal të ndodhur në rrugën “X”.

Në takim shtetasit “Z” dhe “J” i kanë treguar kallëzueses rrethana mbi çështjen e vëllait të tyre dhe i kanë kërkuar që t’i ndihmojë. Ajo u është shprehur se do ta shihte mundësinë për t’i ndihmuar.

Sipas shtetases Amarilda, “S” i ka thënë asaj (kallëzueses) se kishte kliente një gjyqtare dhe do ta bisedonte çështjen me të.

Por, për shkak të lidhjeve fisnore që “S” kishte me shtetasit Z.Gj. dhe të afërmit e tij, ajo i ka kërkuar kallëzueses që të prezantohej kjo e fundit sikur ishte personi i cili kishte njohje me gjyqtaren dhe që do të vepronte për të mundësuar ndihmën e kërkuar.

Në të vërtetë, sipas kallëzimit, shtetasja Amarilda nuk kishte njohje me gjyqtaren, nuk kishte dijeni për personin për te cilin bëhej fjalë, por kishte mësuar nga shtetasja “S” se njëra prej klientëve të saj ishte me funksion gjyqtare.

Amarilda ka pranuar dhe në vijim në takimet me familjarët e të arrestuarit është prezantuar si person që njihte gjyqtaren dhe do të mundësonte ndihmën për personin e arrestuar.

Sipas kallëzimit, në bisedat me “S”, kjo e fundit i ka thënë kallëzueses se kishte biseduar me gjyqtaren dhe se për t’i ofruar ndihmën e kërkuar duhet t’i paguanin shumën 24.500 euro. Kallëzuesja u ka thënë familjarëve të të arrestuarit për këtë shumë, të cilët kanë pranuar.

Shtetasja Amarilda ka vazhduar në kallëzimin e bërë duke u shprehur se në datën 10 ose 11 gusht 2015, shtetasit “Z” dhe “J” i kanë dorëzuar në një zarf shumën 24.500 euro. Dorëzimi është bërë në një barkafe, përballë ambienteve të shoqërisë “A”.

Sipas kallëzimit, Amarilda shumën ia ka dorëzuar “S”. Nga bisedat në vijim shtetasja “S” i ka thënë kallëzueses se ia kishte dhënë paratë gjyqtares. Familjarët e të arrestuarit kanë pritur për një periudhë rreth 3 javë.

Para rreth 10 ditëve, shtetasi Z.Gj. ka filluar të kërcënojë kallëzuesen me shprehje “Do të vras” dhe ka përdorur shprehje ofenduese të ndryshme. Kërcënime të tilla kryheshin një ose dy herë në ditë.

Pas këtyre rrethanave, kallëzuesja ka biseduar disa herë me “S”. Kjo e fundit i ka thënë se kishte biseduar me klienten e saj gjyqtare, ku i kishte kërkuar që t’i kthente paratë. Sipas “S”, gjyqtarja i është përgjigjur se do t’ia kthente paratë për disa ditë. “S” i ka treguar shtetases Amarilda se gjyqtarja që ishte kliente e saj ishte pikërisht personi që kishte marrë shumën 24.500 euro.

RASTET TJERA

Nga këqyrja e telefonit të shtetases Amarilda Leka, në rubrikën e mesazheve janë konstatuar mesazhe të dobishme për hetimin. Konkretisht, përdoruesi i numrit të telefonit 06xxxxxx ka dërguar mesazhe, në të cilat shpreh fjalë kërcënuese, për shkak të një shume prej 8000 eurosh që shtetasja Amarilda duhej t’i kthente.

Në përgjigje shtetasja Amarilda është shprehur se ka shkuar te një njeriu i saj për të marrë paratë dhe për të “mbyllur këtë punë”. Bashkëbiseduesi vijon me mesazh, ku ndër të tjera shprehet “S’kam taksirat që të më bësh ti gol 8 mijë euro”.

Gjatë shpjegimit si person nën hetim, shtetasja Amarilda ka pranuar që dhe në një rast të tretë ka marrë një shumë prej 18.000 eurosh për të ndërhyrë në lidhje me një çështje penale me të arrestuar shtetasin A.K., që sipas kallëzueses zhvillohet në Gjykatë të Lartë.

Këtë shumë ia ka dhënë të njëjtës sekretare të Gjykatës së Lartë, të quajtur “X”, e cila ia ka dhënë gjyqtarit të çështjes.

Next Post
Ermal Mamaqi: Çfarë më propozoi PD dhe pse refuzova

FOTO/ Ermal Mamaqi “tallet” me të sëmurën, e masakrojnë komentuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

March 19, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Gjyqi për Metën, Çupi: Është kupola e krimit dhe bizneseve të pista. Partia e tij, organizatë kriminale

March 19, 2026
Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

Grabitën pajisjet e shkollës në Lezhë: Arrestohet 22-vjeçari, të përfshirë edhe tre nxënës

March 19, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Favoret e një kompanie shtetërore të naftës, Çoçoli: Lajm pozitiv, do ndikojë në uljen e çmimit

March 19, 2026
Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

Si ndahen objektivat e Izraelit dhe SHBA-ve ndaj Iranit: Njëra godet depozitat e gazit, tjetra bazat ushtarake

March 19, 2026
“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

“Është më keq nga sa mendonim”, aleati i Trump: Ekonomia nuk e përballon dot krizën e naftës

March 19, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

Rama publikon renditjen: Shqipëria, e nënta në botë për sigurinë kibernetike

March 19, 2026
“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

“Liria në Botë 2026”/ Freedom House: Shqipëria dhe Kosova progres, po punohet për të adresuar korrupsionin në gjyqësor

March 19, 2026
Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

Hoxha me studentët e Madridit: E ardhmja e Shqipërisë, e ankoruar brenda familjes europiane

March 19, 2026
Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In