• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Alzheimeri eklipson 70-vjetorin e legjendës Gerd Myler

by Java News
02/11/2015 20:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ndër më të mëdhenjtë e futbollit gjerman, Gerd Myler feston nesër 70-vjetorin, ndërkohë që hije të mëdha trishtimi bien mbi këtë përvjetor për shkak të sëmundjes së Alzheimerit (skleroza multiple) që ka prekur sulmuesin legjendar të mannschaft-it.

Myleri, golat e të cilit ndihmuan Bajernin për të fituar tre tituj të Championes League dhe kombëtaren gjermanoperëndimore për të fituar titullin kampione e botës në vitin 1974, do të kujtohet me ngazëllim nga klubi i tij dhe nga ata mijëra tifozë që patën fatin ta shohin.

Ndërkohë, nuk do të ketë festime zyrtare për një nga futbollistët më në zë të Gjermanisë për shkak të trajtimit mjekësor që Myleri po merr që nga shkurti për shkak të sëmundjes së tij të pashërueshme neurodegjenerative.

“Pa golat e Mylerit, Bajerni nuk do të ishte ky i sotmi”, thotë ikona e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer.

Lajmi i sëmundjes së Mylerit, i publikuar nga Bajerni muajin e kaluar, u prit me trishtim nga gjenerata të tëra futbollistësh.

nm“Gerd Myleri ishte sulmuesi që Gjermania nuk e ka patur kurrë. Ai kishte një mesatare të pabesueshme shënimi të golave, që flet qartë se kush ishte ai. Ai ishte sulmuesi që ne ende nuk e kemi”, thotë trajneri i kombëtares gjermane, Joachim Loew.

Myleri fitoi Kupën e Botës me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974, ndërkohë që është shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Bundesligën me 365 të tillë në 427 ndeshje.

Një gjahtar absolut golash, me një hap të shkurtër dhe me qendër gravitacionale shumë të ulët, që i jepte mundësinë e shpejtësisë në distanca të shkurtëra, Myleri ishte edhe rekordmeni i golave për Gjermaninë derisa u kalua nga Miroslav Klose, në Kupën e Botës në Brazil 2014.

Njeriu, që Gjermania e kishte epitetuar “bombarduesi i kombit” shënoi 68 gola në 62 ndeshje për Gjermaninë Perëndimore.

“Kam shënuar edhe gola më të mirë, por ai i Kupës së Botës ishte më i rëndësishme për mua”, ka thënë dikur Myleri.

“Pa golat e tij, Bayern Munich dhe futbolli gjerman nuk do të ishte ai i sotmi”, thotë shefi i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge.

“Ndoshta nuk do të ketë kurrë një tjetër si Myleri, megjithatë ai ka qenë përherë i rezervuar dhe i thjeshtë, çka më ka surprizuar. Ishte shok fantastik skuadre dhe mik. Ai do të ketë gjithmonë vend në familjen Bayern”, thekson Rummenigge.

“Klubi është gjithçka për mua”, thotë shpesh vetë Myleri.

(Nga Klaus Bergmann)

Next Post

Godina e Bankës / A është sfidë për modernitetin shqiptar?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In