Gjatë vitit 2016 janë përjashtuar nga procesi i legalizimit 405 ndërtime, të cilat nuk përmbushin kushtet. Ndërkaq janë legalizuar 51 mijë ndërtime duke e cuar numrin e përgjithshëm të objekteve të legalizuara në më shumë se 110 mijë. ALUIZNI ka publikuar të dhënat e procesit të legalizimeve për vitin 2016.
Gjatë periudhës një vjecare është kryer evidentimi faktik në terren për 71 mijë ndërtime pa leje, ndërkohë që numri total i aplikimeve ka shkuar në 323 mijë. Gjatë vitit të shkuar, ALUIZNI ka kryer procedurat e kalimit të së drejtës së pronësisë për 3244 parcela ndërtimore të zëna nga ndërtimet pa leje. Njëkohësisht janë dëmshpërblyer 493 subjekteve, pronarë të pasurive të paluajtshme, të prekura nga ndërtimet pa leje, me vlerë të përgjithshme prej 3.1 miliardë lekësh.
Gjatë këtij viti janë transferuar në fondin e kompensimit të pronarëve shuma prej 1.1 miliardë lekë, nga të ardhurat e arkëtuara nga pagesa e parcelës ndërtimore të objekteve pa leje. Në raport ALUIZNI thekson se u identifikuan dhe miratuan 277 zona informale, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 19.300 ha, të shpërndara në gjithë territorin e Shqipërisë.
Vlerësohet se ndërtimet pa leje në këto zona janë rreth 200.000, me një numër të përafërt prej 300.000 familjesh.