• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama e Meta, të dënuar të duhen

by Lorenc Vangjeli
01/02/2017 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Si rregull, gjithë ata që këshillojnë luftë në vend të paqes, janë të parët që largohen kur lufta i zë vendin paqes. Profesioni i luftëtarit para betejës është fare i thjeshtë dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj diplome. Njëlloj si profesioni i të mençurit pas përfundimit të kuvendit. Për të mbërritur tek paqja duhet inteligjencë e katër palë sy, për të gjetur luftën si zgjidhje mjafton edhe vetëm forca qorre. Paqja është zgjidhje e vështirë, kurse lufta – përveç asaj që bëhet për të rivendosur paqen – është zgjidhja më e lehtë.

Tani në Tiranë është momenti i luftënxitësve.

Ka disa kategori që e lusin, kërkojnë, nxisin dhe punojnë për  një divorc politik mes Ramës dhe Metës. E para natyrisht është opozita që shansin e vetëm të rikthimit në pushtet e sheh tek rrëzimi nga pushteti i njërës prej dy pjesëve të së majtës. Janë të papërfaqësuarit deri më tani në skemat qeverisëse të të dyve dhe që shpresojnë se një rindarje e re e letrave do t’u sillte dhe atyre një letër pushteti në dorë; janë kritikët e njërit dhe të tjetrit dhe nuk mungojnë të hyjnë në llogari as natyrat tërësisht të ndryshme të dy protagonistëve, Rama e Meta. Llogariten profilet e tyre kontrastuese, e shkuara e tendosur dhe tensioni që projekton paqartësi tek e ardhmja e tyre. Bashkë apo edhe veç e veç. Janë dhe të ndershmit dhe idealistët, një racë në zhdukje në Tiranë, që qortojnë të sotmen e koalicionit duke u nisur nga pritshmëritë e të djeshmes dhe që e projektojnë me pesimizëm të nesërmen e tij. Sa kohë që marrëdhëniet mes të majtës improvizohen dhe nuk kodifikohen. Dhe bëhen të cënueshme nga humori përpara vullnetit.  

Të gjithë aktorët dhe faktorët që duan dhe nuk duan rikonfirmimin e një aleance të re të së majtës në zgjedhjet e qershorit po ndjekin me shumë kuriozitet raportin forcave në dinamikë të vazhdueshme mes PS-së dhe LSI-së. Sidomos raportin e pushtetit real dhe funksional mes dy drejtuesve të këtyre partive, Edi Ramës dhe Ilir Metës. Gjithë çfarë ka ndodhur në këto tre vjet e gjysëm bashkëqeverisjeje është rrjedhojë pikërisht e këtyre raporteve. Gjithë çfarë do të ndodhë nesër është sërish pjesë dhe rrjedhojë e këtyre marëdhënieve. E përkthyer më thjeshtë do të thotë, çfarë roli e funksioni do të ketë nesër njëri apo tjetri në qeverisjen e vendit dhe më tej akoma, në çfarë shinash do të ecë qeverisja e majtë, e cila siç pranojnë të dy, edhe Rama, edhe Meta, ka ende potenciale të pashfrytëzuara.

Optimistët dhe skeptikët e të nesërmes mes Ramës dhe Metës duhet të kenë parasysh disa elementë. Që nisin me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës dhe formulën që do të zbardhë identikitin e kryetarit të shtetit. Dhe me parashikimin e shifrave që mund të marrë njëri apo tjetri në zgjedhje. Ndarja nis pikërisht këtu, sipas skeptikëve. Por pikërisht këtu gjenden të gjitha arsyet e tjera për optimistët që duan vazhdimin edhe më tej të bashkimit dhe bashkëpunimit.

Kush vë bast për bashkimin në ide, bashkëqeverisje dhe në një riformatim të marrëveshjes së prillit 2013, brenda të majtës, pothuaj nuk afron asnjë dilemë për rezultatin e qershorit 2017.

Në të kundërt, basti për divorc, do ta bënte të paqartë, të brishtë e të cënueshme lehtësisht qeverisjen e pas 2017-ës, por do të sillte edhe një spirale krize vështirë të imagjinueshme. Duke nisur që me pushtetin lokal. Tirana, Durrësi, Korça, Vlora e gjetkë, bashki me këshilla bashkiakë të kompozuar në shumicë mes dy partive të majta, do të kishin probleme serioze me funksionimin e tyre real. Deri më tani askush nuk ka folur për këtë element “fuzioni” mes PS-së dhe LSI-së. Aaskush nuk ka folur për diferencën mes Ramës si kryetar i Partisë Socialiste dhe Ilir Metës si socialist. Kush i ka fryrë borive të luftës, si rregull nuk ka dashur të kuptojë se kostoja politike për partitë dhe kostoja për vendin, si kosto lufte, është shumë herë më e madhe sesa fatura që duhet paguar për të instaluar paqen. Ajo kosto është shumë më e madhe sesa përpjekja për të krijuar bindjen që rregullat edhe pse vonojnë, prodhojnë më shumë epërsi afatgjatë sesa hilet e vogla. Për të gjithë.

Të martën, në fillim Meta me zërin e tij dhe më pas edhe Rama me një lajm indirekt, përmendën të dy, të dyja mundësitë për të nesërmen.

Meta tha se partia e tij dilte në opozitë nëse partneri i tij i deri sotëm në qeverisje bënte 71 vota.

Rama tha se partia e tij edhe pa LSI-në arrin të marrë 71 vota.

Por të dy dinë se 71 vota janë të mjaftueshme për të marrë pushtetin, por jo për të qeverisur. Ato janë një llogari që del për të hyrë në zyrën e kryeministrit, por janë dhe një arsye e parë për të dalë prej asaj zyre në gripin më të parë politik. Për këtë arsye, ndryshe nga skeptikët që kërkojnë ndarjen e të majtës, sekretin e të nesërmes në marrëdhënien e ndërlikuar mes Ramës dhe Metës e dinë vetëm ata të dy. Ata dinë se ku, kur dhe si i kanë shkelur këmbën njëri-tjetrit për për t’i shkelur më pas syrin tjetrit.

Edhe kur gjithë të tjerët shohin se duhet të kenë të gjitha arsyet për të urryer njëri-tjetrin, ata dinë diçka që të tjerët nuk e shohin dot: janë të dënuar të duhen! Ndarja mes tyre, të paktën njërin e ndëshkon me kalim në opozitë, por pa e bërë opozitën të kalojë ylberin. Si rregull, ata që bashkohen në pushtet, janë të parët që largohen kur vjen rradha për të dalë në opozitë. Njëlloj si ata që këshillojnë luftë në vend të paqes dhe largohen sapo lufta i zë vendin paqes. Njëlloj si ata simpatikët ezmerë që kur dëgjojnë krisma fshihen nën fustanet e grave për të dëgjuar krisma të një lloji tjetër.  

Next Post
Vijon “blici rrugor”/ 452 gjoba për rripin në 1 orë e 30 minuta operacion

Blici rrugor/ 350 gjoba për rripin dhe përdorimin e celularit vetëm në 1 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

“New York Times”: Pentagoni fshehu të dhënat për plagosjen e ushtarëve amerikanë në luftën me Iranin

July 20, 2026
Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

Kupa e Botës 2030 me 64 ekipe? Vjen njoftimi i CONMEBOL

July 20, 2026
‘Je kokrra e komunistit ti’, Korreshi përplaset me Meçen! Analisti përshëndet me grusht: Ti shkon poshtë ballkonit…!

Meçe: Protesta ka marrë nuanca tërësisht politike, prandaj mungon negocimi

July 20, 2026
Azgan Haklaj: Duçka kushëriri i Ilir Metës dhe Etilda Gjonaj, njeh dhe Berishën!

“PD-në do ta marrë Argita”, Azgan Haklaj: Berisha gënjen për SHBA-të, “non grata” nuk i është hequr!

July 20, 2026
Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

Protesta, Zekthi: Përpjekjet për ta drejtuar me një kuvend nuk do të kenë sukses!

July 20, 2026
“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

“Një oficer ndodhej në lokal”, Policia reagon për atentatin në Elbasan: Pasi plagosi tre vetë, autori hodhi pistoletën dhe…

July 20, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Zv/ministri shpjegon forcimin e lekut: Ka shumë euro në treg. Në 2025 më shumë valutë ka hyrë sesa ka dalë

July 20, 2026
Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

Mesazhi i Lautaros, lot dhe… sulm ndaj Scalonit: Do doja të kisha ndihmuar në fushë

July 20, 2026
Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

Dhjetë të vrarë nga sulmi në Odesa të Ukrainës, Rusia intensifikon sulmet

July 20, 2026
Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në Vjosë, banori shpëton nga mbytja një turiste 10-vjeçare

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In