• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Altin, nxirrja Dumanin!

by Denis Dyrnjaja
01/02/2023 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Ky titull nuk është një lojë fjalësh, as një tallje me emrin e kreut të SPAK-ut Altin Damani, por është një metaforë që merr nxitje nga mbiemri Dumani, që në turqisht do të thotë tym. Pra nëse do ta përktheja titullin tërësisht në shqip do të merrte këtë kuptim: Altin nxirrja tymin! Në këtë trajtë tani kuptimi merr formën e një thirrjeje, e një apeli e një nxitjeje për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe të gjithë kolegëve të tij. Ata kanë në duar një rast të artë të ndryshojnë rrotën e historisë së këtij vendi. Me pak kurajë dhe me një betim të pashkruar, por të nënkuptuar mes njëri tjetrit, kjo strukturë ligjore dhe ky grup prokurorësh mund të ndryshojë një herë e mirë historinë e vendit, duke i dhënë një mundësi të re për të pastruar një herë e mirë, nga e majta në të djathtë, politikën shqiptare. Rrjedhimisht lind pyetja. Si mund të bëhet kjo?

Ka një mënyrë. Duke ‘tradhëtuar” pikërisht ata, pra kastën politike, që i kanë votuar në aktin e tyre hipokrit të miratimit të reformës në drejtësi gati 7 vite më parë. Ato 140 vota në Parlamentin e Shqipërisë në vitin 2016 pro reformës në drejtësi, janë dhënë o me imponim, o me hipokrizi, o me dredhi, duke besuar se këtë klasë politike dhe këta aktorë politikë që votuan mos t’i hetojë e gjykojë kjo drejtësi. Ndërkohë provat për krimet e të gjitha llojeve përfshirë dhe ato korruptive janë me okë. Duhet vetëm vullneti për t’u marrë seriozisht me to dhe kështu Shqipëria mund të ndryshojë përgjithnjë faqen e saj të historisë.

Zotërinj prokurorë e gjyqtarë të drejtësisë së re “tradhëtojini” interesat e vogla të ditës dhe komplekset ndaj politikës e kthejuni shqiptarëve shpresën se ky vend mund të bëhet edhe pa prijës, pa udhëheqës që ‘kalërojnë” pushtetin me dekada, jo me vite. Ky vend mund të drejtohet me skuadra njerëzish që dinë të menaxhojnë e drejtojnë njësoj siç po ndodh me skuadrën tuaj të SPAK-ut. Ky vend mund të funksionojë me kryeministra e presidentë pa un e ego të sëmurë, perverse, megalomane apo injorante. Ju zotërinj prokurorë i keni ata në dorë.

Ata kanë bërë shkelje nga më të rëndat ligjore, duke abuzuar me detyrën dhe ligjin. Çojini ata para ligjit dhe drejtësisë që Shqipëria të bëhet vërtet një vend ku shqiptarët zgjedhin pa u manipuluar e pa u korruptuar, që Shqipëria të bëhet një vend ku së pari mbizotëron liria e së dyti drejtësia. Ku të drejtën nuk e fiton ai që bërtet më shumë, shantazhon apo kërcënon më shumë me çdo lloj forme. Ku biznesmenët nuk duhet të detyrohen të paguajnë gjoba ndaj askujt dhe ku e drejta nuk është gjithnjë me më të fortin apo me më manipulatorin. Ndaj ky është rasti të ndryshojë rrota e historisë e të kthehet andej nga duhet të rrugëtojë, se tani kjo klasë politike me metastazat e saj e kanë çuar kahun e kësaj rrote të historisë përkundër interesave të shqiptarëve.

Ndaj Altin, po të drejtohem në emër, si një bashkëmoshatar, si bashkëmoshatarët e një brezi që mund dhe duhet të bëjë ndryshimin e pritshëm. Ke një mundësi të artë t’i nxjerrësh Dumanin (tymin) kësaj klase arkaike politike e të çelësh rrugën e një brezi të ri që të përballet me egon e shëndetshme për zhvillim e për të menduar se Shqipëria nuk është domen vetëm i Edi Ramës, Sali Berishës apo Ilir Metës e shpurës se tyre. Shqipëria është më shumë se këta 3 emra që mbajnë peng të ardhmen e saj me lojërat e tyre meskine për pushtet e përfitim. Shqipëria është më shumë se ca vegjetues që kërkojnë përjetësinë e paligjshmërisë për shkak të interesave të tyre vocklore, që po t’i mbledhësh bashkë, pasojat dhe dëmet për vendin dhe shoqërinë i kanë madhore.

Shqipëria bëhet, Altin, ti dhe kolegët e tu keni një rast të jashtëzakonshëm që të ndryshoni historinë e saj për mirë e ju te bëheni pjesë e përjetshme e kësaj historie. Dhe dikur të shkruhet: ata ia dolën, ata fituan, ata e bënë Shqipërinë.

Next Post
30-vjeçarja ndërron jetë në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ në Tiranë, 4 ditë pas lindjes

Vdekja e 30-vjeçares, reagon materniteti ‘Koço Gliozheni’: Presim rezultatet e Mjekësisë Ligjore për shkakun e humbjes së jetës

Comments 2

  1. I ardhuri nga larg says:
    4 years ago

    Te barazosh Edi Ramen me ata qe i ka vene perkrah eshte mjerim.
    Edi eshte politikan qe i ben nder cdo vendi europian. Per te tjeret, flase ky zoteria qe e ka “ndritur” ne rubriken e tij ne media. Gjithsesi, falet, se nuk e di se cfare thote.

    Reply
  2. Leka says:
    4 years ago

    Deñisi me kete thirrje duket se perfaqson shumicen shqiptare per drejtesi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Avioni luftarak “F-16” rrëzohet gjatë stërvitjes në Turqi dhe shpërthen në flakë, piloti shpëton pasi hidhet me katapultë! Shikoni pamjet

VIDEO/ Avioni luftarak “F-16” rrëzohet gjatë stërvitjes në Turqi dhe shpërthen në flakë, piloti shpëton pasi hidhet me katapultë! Shikoni pamjet

August 12, 2026
VIDEO/ Rëndohet bilanci nga tërmeti apokaliptik në Kolumbi, mbi 130 të vdekur dhe 570 të plagosur! Shpallet gjendja e katastrofës

Tërmeti katastrofik, Kolumbia shpall tre ditë zie kombëtare! Shkon në mbi 250 numri i viktimave, mijëra të plagosur, kërkime për të mbijetuarit

August 12, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

August 12, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

E rëndë në Maliq, i dehuri tenton t’i jap fund jetës me zhivë termometri! Mjekët e Traumës nxjerrin nga rreziku

August 12, 2026
Mashtrim 4.7 mln euro/ Detajet nga dëbimi nga Dubai i Bruno Çobos, bëri kërkesë për t’u kthyer me dëshirë

EMRI/ Gjykata e Pejës e kishte dënuar me 11,5 vite burg për vrasje, Interpoli i çon nën pranga Prishtinës kosovarin e kërkuar!

August 12, 2026
Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!

Tërmeti në Kolumbi bllokon edhe eksportin e kafesë, rriten çmimet në tregjet botërore!

August 12, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

EMRI/ I riu i jep fund jetës duke pirë helm, hetime për shkaqet! Familjarët e gjetën në gjendje të rëndë, por vdiq pas dy orësh në spital

August 12, 2026
Putin përballë frikës më të madhe: Rusia të mos kthehet në “partner të vogël” të Kinës

“NATO po infiltrohet qëllimisht”- Putin kërcënon Europën dhe Aleancën, Ukraina sulmon thellë në bazën ruse

August 12, 2026
Makina merr flakë gjatë ecjes në Dibër-Rrëshen, nuk ka të lënduar, zbulohet shkaku! Zjarri u përhap edhe në pyllin pranë rrugës

Makina merr flakë gjatë ecjes në Dibër-Rrëshen, nuk ka të lënduar, zbulohet shkaku! Zjarri u përhap edhe në pyllin pranë rrugës

August 12, 2026
Shisnin kokainë në lokalin e natës në plazhin e Potamit, e pësojnë pronari dhe punëtori nga Lazarati! Ja çfarë u gjeti Policia

Shisnin kokainë në lokalin e natës në plazhin e Potamit, e pësojnë pronari dhe punëtori nga Lazarati! Ja çfarë u gjeti Policia

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com