• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Altin Lala kritikon ashpër De Biasin për lënien jashtë të Rashicës e Rrahmanit

by A R
02/06/2016 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria në prag të Europianit nuk është vetëm festë dhe hare, por edhe pak ankth, zhgënjim dhe kritika.

Këto të fundit pa dyshim që i prodhoi lista e trajnerit të Kombëtares, kur vendosi të lërë jashtë 23-shes lojtarë të rinj e me potencial si Rashica, Gjimshiti, Rrahmani dhe Shala.

Një pjesë e opinionit nuk i “aprovoi” zgjedhjet e De Biasit, ndërsa pjesa tjetër i dha të drejtë absolute italianit, sepse në fund të fundit ai ka një meritë të padiskutueshme në kualifikimin në Europian.

Ndërsa, në mesin e atyre që i shohin me rezerva zgjedhjet e italianit është edhe ish-kapiteni Altin Lala, njëkohësisht edhe ish-ndihmës i De Biasit.

Ai ka dhënë një intervistë për “Panorama Sport” rreth ketër zverdhjeve

Altin, sa i keni ndjekur zhvillimet në Kombëtare gjatë javëve të fundit?

Jam informuar rregullisht. Aq sa kam mundur, nëpërmjet shtypit, por edhe nëpërmjet miqve të mi.

A e prisnit që një atmosferë festive të shoqërohej me kaq shumë diskutime?

Po, patjetër që po. Ishte e pritshme që do të kishte pro dhe kundër zgjedhjeve të trajnerit. Kjo është e pashmangshme për çdo vend.

Juve si ju dukën zgjedhjet që bëri De Biasi?

Unë prisja të ishim pak më largpamës dhe pse jo të investohej akoma më shumë për të ardhmen. Lojtarë të rinj dhe të talentuar si Rashica dhe Rrahmani ndoshta duhet të kishin pasur një shans në Europian.

Ju keni edhe njohje personale me Rashicën, apo jo?

Po, e vërtetë. Dua ta saktësoj këtë pjesë: me Rashicën kam njohje personale dhe sigurisht që nuk kam ndërmend ta teproj. Por nuk është çështja vetëm te një lojtar. E kam për disa të tillë. Personalisht mendoj se duhej të kishin pasur më tepër mundësi ata që realisht kanë zhvilluar edhe një sezon të mirë.

Ju nuk mendoni se janë thirrur ata që janë në gjendjen më të mirë?

Rashica ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer te Viteshe dhe momentalisht është një nga lojtarët më në formë. Rrahmani ka luajtur shumë mirë dhe është votuar në 11-shen e vitit në Kroaci. Në çdo vend të botës thirren lojtarët më në formë. Thirren ata që kanë bërë një sezon mbi mesataren… Nuk dua ta teproj me argumente të tjera…

 Çfarë argumentesh?

Shikoni, dua të theksoj me zë të lartë se zgjedhjet janë ekskluzivisht të trajnerit dhe duhet t’i respektojmë ato. Të mos ngatërrohemi! Nuk kam ndërmend as ta kritikoj për listën dhe as t’i jap mend se çfarë duhet të bëjë. Ndryshe do të kisha folur para se të shpallej lista. Por nëse më kërkoni një mendim racional si një njeri që tani e sheh nga jashtë skuadrën, unë mendoj se sot Shqipëria nuk ka një lojtar që në një moment të vështirë mund të hyjë nga stoli dhe të bëjë diferencën. Rashica për shembull është një i tillë. Ai mund të bëjë disa gabime gjatë një ndeshjeje, por ama mund të shpikë edhe diçka nga hiçi. Ndërkohë, shkojmë me 3 qendërmbrojtës në Europian, por nuk i japim asnjë mundësi Rrahmanit, i cili mund të pjesë e së ardhmes së përfaqësueses. Ndoshta e ka pasur 23-shen të fiksuar në kokë që shumë kohë më parë…

Të rikthehemi te Kombëtarja, sa shanse kemi që të kalojmë grupin?

Nuk kemi asgjë për të humbur. Kemi entuziazmin me vete dhe kemi besim se nëse skuadra punon në grup, mund të bëjë gjëra të mëdha. Mjafton vetëm edhe një fitore. Francën e shoh të pakalueshme, por me Zvicrën dhe Rumaninë mund të bëjmë ndonjë surprizë. Unë besoj.

Sa shanse ka që De Biasi të largohet pas Europianit?

Nuk e di. Pyesni atë. Unë kam lexuar gjëra nga më të ndryshmet dhe ndonjëherë më ka lënë përshtypjen që edhe mund të ikë…

Po jua riformuloj pyetjen: a bini dakord me një pjesë të opinionit që lista e De Biasit ishte ajo e një trajneri në ikje?

Pjesërisht po. Ndoshta është edhe kështu, por tani më mirë ta shijojmë Europianin…/PanoramaSport

Next Post

Ndahen Calvin Harris dhe Taylor Swift

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In