• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Altin Dumanit i kanë kërcënuar familjen”/ Sula: Një prokurori të SPAK i kërcënuan fëmijët në Gjermani

by Os De
03/09/2025 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, deputeti demokrat Dashnor Sula teksa komentonte vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA, zbuloi se drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme i është kërcënuar familja.

Sula po ashtu zbuloi se një tjetër prokurori të SPAK i janë kërcënuar fëmijët që jetojnë në Gjermani nga krimi i organizuar.

“Zoti Dumani e ka thënë dhe në mes të Komisionit të Ligjeve kur e kanë pyetur nga mazhoranca nëse ndihet nga deklaratat e Sali Berishës. Ai ka thënë zero, sepse janë deklarata politike, të cilat ngelin në kuadrin politik. Sepse ka patur zero kërcënime nga Berisha apo familja e tij. Në një kohë kur ka patur shantazhe nga elementë të mazhorancës apo të krimit të organizuar në mënyre të drejtpërdrejte duke kërcënuar kreun e SPAK-ut, apo prokurorë të tjerë të SPAK-ut. Dhe një të cilin unë e njoh që i kanë kërcënuar edhe familjen e tij. Të mos e themi emrin tani, por është shumë afër zotit Dumani prokurori dhe krimi i organizuar ka kërcënuar fëmijët e tij në Gjermani. Në gjermani ia kanë kërcënuar dhe kjo është punë shumë e vështirë. Po është shumë e lehtë të dalësh nëpër media ta shash SPAK-un, prokurorin, gjyqtarin që kërcënohet nga krimineli që ka miliona euro pasuri”, zbuloi Sula në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Sula po ashtu e cilësoi Dumanin një njeri të ndershëm. Ai tha më tej se në trupën e SPAK një pjesë e mirë e prokurorëve janë figura me integritet, që e kryejnë me devotshmëri e përkushtim detyrën.

“Në këtë shtet SPAK-u ka integritet më të lartë, më të fortë se sa institucionet e tjera në Shqipëri. Është e tmerrshme kur opozita që duhet të ishte në krah të SPAK-ut, e quan atë organizatë kriminale. Po ju them nga përvoja personale, një pjesë të mirë që i njoh aty ke të bësh me burra me integritet, që janë të pa korruptuar, prokurorë, 1000 përqind. Dhe Altin Dumani po ta garantoj është njeri jashtëzakonisht i ndershëm dhe bravo i qoftë që nuk reagon se e kemi sulmuar me të gjitha format, nënë brez edhe nga mazhoranca dhe haptazi nga opozita. Dhe ai përsëri shikon të kryejë detyrën dhe nuk merret me to”, nënvizoi Sula në  “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Next Post
Rëndohet bilanci në tragjedinë e aksidentit në Portugali, shkon në 15 numri i viktimave

Rëndohet bilanci në tragjedinë e aksidentit në Portugali, shkon në 15 numri i viktimave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
Trump tërheq propozimin: SHBA nuk do të ndalojë eksportin e naftës, vlerësoj vendimin e Evropës -

Humbja në zgjedhje trondit republikanët, aleatët i kërkojnë Trump të ndryshojë kurs

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In