• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Altin Dumani nuk duket i frikësuar dhe ky është lajm i mirë

by Mero Baze
28/09/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Drejtuesi i SPAK Altin Dumani ka folur para një grupi gazetarësh duke ju dhënë përgjigje gjtihë pyetjeve për çështjet që ka nën hetim.

Natyrisht që komentet e një kryeprokurori janë gjithmonë të rezervuara për të mos dëmtuar hetimet. Por për herë të parë ne kemi një drejtues të lart të prokurorisë, që nuk heziton ti përgjigjet çdo pyetje pa fshehur asgjë.

Zakonisht prokurorët tanë kanë pas tradita progandistike, të tipit “Në Shtator do ketë arrestime” apo “jemi në rrugën e duhur në hetime”. Kjo gjuhë është zhdukur si çdo gjuhë e vdekur.

Kreu i SPAK është përgjigjur pa komplekse si për hetimet ndaj ministrave dh ezyrtrve të lart të pushtetit, ashtu dhe për ato ndaj familjes Berisha, meta apo biznesmenëve të paditur për pastrim parash.

Pra shikohet qart se kemi një prokuroi e cila nuk ndjehet në siklet nga asnjë palë, as nga pushteti as nga opozita, as nga bzinesi i madh.

Rezultatet e prekshme deri tani janë vetëm kundër qeverisë. Dhe është e kuptueshme pasi qeveria ka shansin të përballet me shkelje të ligjit dhe korrupsion se është në pushtet. Por Dumani pranoi hetime shtesë për Gërdecin që në fakt lidhen me djalin e Sali Berishës, hetime ndaj Ilir Metës dhe hetime ndaj biznesmenëve.

Pavarësisht kësaj gjeografie të plotësuar të luftës kundër korrupsionit, e rëndësishme është që SPAK të vendos standarde drejtësie dhe jo doemos balancime politike në drejtësinë shqiptare.

Nëse hetimet për pasurinë për një ministër shkojnë deri në vitin 2000, atëherë këto duhet të shkojnë dhe për një ish ministër apo kryeministër.

Nëse një dosje vrasjesh nuk mbyllet kurrë, kur atë e bën një kriminel, nuk ka pse mbyllen dosjet e vrasjeve të 21 janarit apo ato të Gërdecit, kur atë e bën një kryeministër apo bashkëpunëtorë të tij.

Pra është e rëndësishme që të vendoset një standart drejtësie që të shërbej jo vetëm si shembull frike por mbi të gjitha si shembull ndëshkimi.

Siguria me të cilën Altin Dumani u është përgjigjur gjithë pyetjeve jep shpresë se ai të paktën nuk duket as i frikësuar dhe as i impresionuar nga ata që po heton.

Dhe kjo nuk është pak në një vend, ku kryeministri ka sulmuar kryeprokuroren me fjalor të ndyrë dhe gjithë shteti dhe drejtësia ka ulur kokën duke e lënë një grua të vetme përballë një njeriu që sapo kishte vrarë dhe ende nuk është pyetur pse ka vrarë.

E rëndësishme është që kemi një prokurori speciale që ka dërrmuar qeverinë me arrestime dhe nuk ka marrë asnjë sulm nga kryeministri dhe akoma më keq një prokurori që duhet të ishte e lavdëruara e madhe e opozitës por për fat të keq të saj është e mallkuara e madhe e saj për shkak të Sali Berishës, i cili e di se çfarë ka bërë.
I vetmi segment opozitar që e mbështet SPAK ka mbetur Partia Demokratike e Lulzim Bashës dhe ndonjë deputet mbetur jasht çadrës se Berishës.

Por tani së paku kemi një prokuror që kryeministri nuk i thotë më horr bulevardi, dhe ai nuk është më vetëm kur dikush e sulmon. Pasi atë nuk e sulmojnë se është me pushtetin apo opozitën. E sulmojnë pikërisht se nuk është me asnjë prej tyre. Kjo i tremb.

Next Post
Mister shkaku/ Gjendet i vdekur një shqiptar në Serbi, pritet riatdhesimi në Kosovë

Mister shkaku/ Gjendet i vdekur një shqiptar në Serbi, pritet riatdhesimi në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

November 3, 2026
Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

November 3, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

November 3, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

November 3, 2026
Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

November 3, 2026
Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

Spanja do të reduktojë trenat Madrid-Sevilje, do të instalohet një sistem evropian menaxhimi

November 3, 2026
Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

Ushtria çeke dështon të përmbushë angazhimet e NATO-s, strategji e re për zhvillimin e saj

November 3, 2026
“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

“Dashamirës i Shqipërisë”- Rama ‘pushton’ selinë e NATO-s në Bruksel, pritet nga Rutte: Vlerësim për sektorin e mbrojtjes, përmbushje e detyrimeve dhe…

November 3, 2026
Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

Buxheti 2027 dhe Antimafia, Komisioni i Ligjeve dëgjon 5 institucione të pavarura! Nga Prokuroria te Kushtetuesja, ja kërkesat për shtesë fondesh

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In