• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alo, ju flas nga çadra e lirisë, kush e mban mend…?

by A R
08/07/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Julian Deda

Alo, ju flas nga çadra e lirise. Ju flas nga vendi me i sinqerte i demokrateve te kater viteve te fundit, moment i cili u keqperdor sigurisht ne kurriz te idealisteve.

Kush e mban mend çadren? E bej kete pyetje jo sepse ka kaluar shume kohe nga mbyllja e saj, por sepse menyra se si u sollen “pronaret” me pas e zbehu aq shume zhurmen e saj, sa na duket sikur ka ndodhur para 20 vitesh. U sollet keq me çadren, me njerezit, me vokacionin, me idealet, me besimin, me zellin, me shpresen, me leket e harxhuara, me kohen e secilit qe erdhi aty, me idete e gjithkujt, me netet pa gjume, me brohoritjet, me syte dhe zemrat e demokrateve te sinqerte. U sollet shume keq.

Dhe mos pyesni pse u perçame keshtu? Por pyesni kush na perçau dhe kur nisi. Besoj se po te kthehemi ne kohe veme re detaje, qe te bejne te kuptosh se nata e 17-18 Majit ishte thjesht finalizimi i diçkaje, qe kishte kohe qe kishte nisur. Mos u trembni, nuk po bej teori konspiracioni, por semundja nuk shfaqet papritur, medoemos i ka dhene shenjat me pare dhe per vigjilentet nuk jane te panjohura keto qe po them. Nejse, se sot jemi teper vone per t’a parandaluar, sot eshte fakt, semundja na eshte shfaqur 100%.

Shikoni pak forumet e Partise Demokratike. Keshilli Kombetare eshte i ndare ne dysh, Kryesia eshte e ndare ne dysh, Sekretariatet jane te ndare ne dysh, Forumi rinor eshte i ndare ne dysh, anetaresia e partise eshte ndare ne dysh. Ç’eshte kjo gjendje idiote? Kush e shkaktoi? Cili eshte pergjegjesi kryesor? Kush jane ata, qe ne menyre te vazhdueshme nen rrogoz kane hedhur pika helmi per ta kontaminuar situaten? Une sigurisht i di dhe kam pershtypjen se edhe ju dini diçka. Doni emra? Nuk do mjaftonte ky shkrim nese i them te gjithe.

Jane shume, ata te cilet kriter te vetem per lartesimin e tyre ne karrieren politike kane servilizmin e tepruar. Individe, qe jo vetem nuk kane kokrren e kontributit, por nuk kane asnje rezultat pozitiv ne karrieren personale dhe krejt te panjohur per publikun, po dijne shume mire te thurin intriga, te fusin ne sherr gjysmen e bashkepunetoreve dhe mjafton ky kriter per te shkuar lart. Keto kritere, zonja dhe zoterinj nuk kane qene kurre pjese e statutit te PD-se ne kohen kur drejtonte Sali Berisha. Perkundrazi meritokracia ndante shapin nga sheqeri dhe nuk ishin bizneset qe prodhonin antare Kryesie dhe delegate, por baza antikomuniste, qe ishte furnitori dhe themeli i forumeve. Por kjo me sa duket ishte nje here e nje kohe. Po sot?

Pash Zotin, kujt i intereson kjo situate? Kujt i intereson, qe ne partine qe ne vitet 1990, “shpiku” garen politike ne nje vend te izoluar siç ishte Shqiperia e asaj kohe, te mos kete nje gare te mirefillte? Kujt i intereson, qe ne koridoret e saj te qarkulloje nje farse elektorale brenda llojit, si kjo qe po perjetojme te gjithe? Dhe mbi te gjitha kujt i interesoi, qe kjo parti ne 2017 te merrte 1.3% me pak se ne 1997, kohe kur kandidatet e PD-se nuk lejoheshin te benin fushate ne gjysmen e territorit te Republikes? Une mendoj se askujt tjeter perveç se kundershtarit tone. Demokrateve te vertete as nuk behet fjale. I intereson fort vetem atyre, qe per fat te keq kane ne xhep teseren e PD-se per kamuflim, qe e shohin kete force politike si mjet fitimi, si mundesine me te mire per te vene gjoba, per shantazhuar dhe per ta kthyer ne nje miniature politike, qe mund te sherbeje sa per te realizuar planet e ngushta. Ketyre u intereson keshtu, sepse nuk kane asnje lloj kintributi aty, por vetem sa e kane zhvatur dita dites duke e katandisur ne kete derexhe. Dhe keta nuk jane pak, sepse jane brenda dhe jashte sigles. E moret ne qafe. Haram.

Por PD nuk eshte per ju, nuk eshte ajo partia e qokave dhe kontratave, por eshte partia e te gjitheve. E themeluar per te ndryshuar nje epoke, per te kaluar nga nje sisitem i ndyre dhe çnjerezor, ne nje tjeter ku aspirata ishte ta benim kete vend si gjithe Europa. Ky grupim vlerash, ku ne thelb jane familja, prona, individi dhe liria e mendimit dhe e fjales, i ka dhene shume ketij vendi dhe nuk meriton, qe te trajtohet si nje kuplara per te kenaqur orgazmat e dhjete vetave, qe papritur kane vendosur ta marrin peng. Partia Demokratike eshte aset kombetar dhe une jam vetedijshem krenar, qe jam pjese e strukturave te saj dhe sigurisht, qe do ta mbroj. Une dhe shume demokrate te tjere, qe akoma nuk kemi lejuar te na shkelet shtylla kurrizore, do flasim dhe do pengojme çdo invazion gerryres ne ate parti. Dhe ju siguroj, se nuk jemi pak, por shume fare.

Si zgjidhet? Keshtu siç jemi sot, rruga drejt tkurrjes eshte e sigurte. Ulemi dhe marrim pergjegjesite qe na takojne, respektojme kontributin e secilit dhe ngrejme ne nivele te larta perfaqesimin sipas meritokracise. Te bashkuar fitojme gjithmone. E kemi bere ne 1992, ne 1996, ne 2005 dhe ne 2009 dhe mund ta bejme perseri.

Une s’bej lufte personale me ndonjerin, por i vihem perballe çdokujt, qe kerkon ta konsideroje PD-ne si nje tepsi. Nese po kerkoni tepsira dhe kazane, kthehuni te partia meme, atje ka sa te doni.

Respekt per çdo demokrat te ndershem. 

Next Post
Si sot, më 8 korrik, Vasko de Gama bëri udhëtimin e parë dhe u mbyt Shelli

Si sot, më 8 korrik, Vasko de Gama bëri udhëtimin e parë dhe u mbyt Shelli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com