• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Allias, hapet qendra e re shëndetësore për 10 mijë banorët e zonës

by Java News
15/11/2016 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e Alliasit në kryeqytet do të marrin shërbimin shëndetësor parësor më pranë zonës së tyre të banimit, dhe kjo falë projektit të mbështetur nga “Save dhe Children”, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bashkië e Tiranës, që ka bërë të mundur ngritjen dhe pajisjen e qendrës së re shëndetësore në këtë zonë. Të pranishëm në ceremoninë e përurimit dhe nisjes së ofrimit të shërbimit shëndetësor në këtë QSH të re, kanë qenë Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, Nënryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, si dhe Drejtori Ekzekutiv i “Save the Children” Zvicër, Omer Guven.

Ngritja e kësaj qendreje shëndetësore krijon mundësinë e e aksesit të qëndrueshëm dhe të barabartë në përdorimin e shërbimeve dhe praktikave të kujdesit shëndetësor Parësor, si dhe në veçanti, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve parandaluese, kuruese dhe informuese për fëmijët dhe gratë shtatzëna në një nga zonat periurbane të Tiranës, në Allias. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë fjalës së tij ka pohuar se përveç reformave të ndërmarra në shëndetësi, dhe pikërisht në shërbimin Parësor ku vizita tek mjeku i familjes është falas, apo vitin e ardhshëm kur barnat me rimbursim do të ofrohen edhe për 600 mijë pacientët e pasiguruar, një tjetër shërbim për pacientët është edhe ofrimi i shërbimit sa më pranë zonave të tyre të banimit.

“Krijimi i kësaj qendreje këtu i ofron mundësi të gjithë këtij komuniteti, që nga nënat shtatzënë deri tek më të moshuarit ta kenë shumë pranë shërbimin shëndetësor, madje, nëse shohim kushtet ku do të ofrohet ky kujdes këtu, duhet ta pranojmë që ka kushte shumë më të mira edhe se Qendra Shëndetësore që janë shumë të ngarkuara që janë në mes të qytetit të Tiranës. Është një nga projektet që, prej tre vjetësh “Save the Children”, ka në fokusin e vet nënën dhe fëmijën, mbështet shëndetësinë shqiptare”, ka nënvizuar ministri Beqaj, ndërsa pohoi se ajo çka është e rëndësishme sot, është kapja e sëmundjeve në faza të hershme edhe parandalimi i tyre.

Përveç përmirësimit të eksesit dhe cilësisë së shërbimit shëndetësor, si e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve të Shqipërisë dhe që përputhet me reformën e Ministrisë së Shëndetësisë për Mbulim Universal me kujdes shëndetësor, “Save the Children” ka realizuar edhe fushata edukuese me gratë e moshës riprodhuese të zonës së Alliasit (përfshirë edhe seanca të veçanta me komunitetin rom dhe egjiptian), për të rritur njohuritë dhe praktikat mbi ushqyerjen e fëmijëve 0-5 vjeç si dhe ndërgjegjësimin mbi kujdesin që duhet të tregojnë gratë gjatë shtatzënisë dhe pas saj.

Duke u ndalur ofrimi i shërbimit shëndetësor tek këto kategori të popullatës Omer Guven, Drejtori Ekzekutiv i “Save the Children” Zvicër, theksoi se organizata që ai drejton “e mbështet fuqimisht vizionin e Qeverisë së Shqipërisë për vendosjen e Mbulimit Universal të kujdesit shëndetësor për të gjithë banorët e shqiptarët rezidentë”. Ne jemi të kënaqur, tha më tej ai, “që t’ju mbështesin në përpjekjet tuaja për fuqizimin e sistemit shëndetësor kombëtar, duke ofruar akses ndaj shërbimeve cilësore shëndetësore për të gjithë fëmijët dhe prindërit e grupeve vulnerabile dhe të margjinalizuara, dhe sidomos aksesit ndaj kujdesit shëndetësor Parësor për gratë shtatzëna, nenat, foshnjat dhe fëmijët”. Çelësi i suksesit të këtij projekti, u shpreh z. Guven, është qartësisht bashkëpunimi i mirë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Bashkinë e Tiranës, për zbatimin e këtij modeli të ri të ofrimit të shërbimit cilësor shëndetësor për për çdo nënë dhe fëmijë të zonave peri-urbane të Tiranës.

Investimet në zonën e Alliasit kanë edhe në në fokus të Bashkisë së Tiranës, ku janë rikonstruktuar kopshte, shkolla, çerdhe ndërkohë që vitin e ardhshëm do të plotësohet edhe infrastruktura rrugore. Për Nënryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, të gjitha këto investime do të përmirësojnë ndjeshëm jetën e qytetarëve të zonës. “Bashkëngjitur me qendrën multifunksionale që pothuajse ka mbaruar dhe shkollën që është në mbarim e sipër vetëm pak metra prej këtej, krijojmë këtu një pol me tre shërbime të rëndësishme, çerdhe, kopshti, qendra multifunksionale, social kulturore, shkollën, por edhe qendrën shëndetësore, duke e kthyer këtë në një pol të mirëfilltë për të gjithë këtë zonë që ka jo pak, por 10 mijë banorë, të cilët për të marrë këtë shërbim, nuk kanë nevojë tashmë që të bëjnë udhëtime të gjata. Gjatë këtij viti ne synojmë që gjithashtu të fillojmë dhe investimet në përmirësimin e rrugës dhe eventualisht në shtimin dhe densifikimin në këtë zonë të transportit publik për ta kthyer këtë në një zonë e cila ka mundësi të jetojë në mënyrë dinjitoze si një pjesë e rëndësishme e qytetit të Tiranës” theksoi Mazniku.

Kjo qendër e ndërtuar dhe e pajisur me të gjitha pajisjet mjekësore është në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, do të jetë në funksion të rreth 10.000 banorëve në zonën e Alliasit, ku 2500 prej tyre janë fëmijë të grupmoshës 0-14 vjeç.

Shërbimet shëndetësore që do të ofrojë qendra janë:

– Shërbimi shëndetësor parësor për të rritur (2 mjekë patologë + 2 infermiere);

– Shërbimi shëndetësor parësor për fëmijë (1 mjek pediatër + 1 infermiere);

– Shërbimi për gratë shtatzëna në konsultoren e gruas (1 mjek obstetër–gjinekolog + 1 infermiere);

– Shërbimi për fëmijët dhe vaksinimi i tyre në konsultoren e fëmijëve (1 mjek pediatër + 4 infermiere);

– Kontrolli mjekësor bazë për të gjithë qytetarët e grupmoshës 35 – 70 vjeç në kabinetin e check–up, i cili do të rrisë aksesin e banorëve të këtij komuniteti në kontrollin shëndetësor bazë duke bërë të mundur parandalimin e sëmundjeve të ndryshme që prekin këtë grupmoshë.

Next Post
Babai seks para djalit të mitur, njerka: Ja e vërteta dhe mashtrimet e nënës së fëmijës

(Foto) Aksident i rëndë tek ‘Pallati me shigjeta’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

Luhet Tirana-Partizani/ Nis derbi i kryeqytetit, skuadrat kërkojnë fitoren për objektivat dhe lavdinë

December 7, 2025
Shqiptarit në Angli i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë

Shqiptarit në Angli i del huq tentativa për të grabitur shtëpinë e barit të disa shqiptarëve të tjerë

December 7, 2025
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e votimit

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ hedh shortin, subjektet politike mësojnë renditjen në fletën e votimit

December 7, 2025
Tifozët e Partizanit ‘djegin’ kryeqytetin para derbit me Tiranën (FOTOT)

Tifozët e Partizanit ‘djegin’ kryeqytetin para derbit me Tiranën (FOTOT)

December 7, 2025
Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

Spiropali: S’ka si letërsia! Romani “Dielli në mërgim”, dëshmi e artit që na orienton dhe na fisnikëron

December 7, 2025
Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

Tirana – Partizani derbi i shumë problemeve, nis futja e tifozëve në stadiumin ‘Air Albania’

December 7, 2025
Rama e Kurti, një dhe bashkë janë më shumë se dy veç e veç, por pa llogaritur Vuçiçin

Rama: Më mirë Saliu se Salianji dhe dy Doktorët, i ashpëri dhe delikati

December 7, 2025
“Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

“Pse nuk munda të bëja më shumë”/ I vëllai vrau veten me armën e shërbimit, Sheila Haxhiraj në lot: Pengu im…

December 7, 2025
Bllokimi i fondeve të IPARD, PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar

Rithemelimi i vërtetë i PD ose fundi i saj

December 7, 2025
“Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

“Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In