Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, në fushatën parazgjedhore në vitin 2011 pat deklaruar se Maqedonia nuk është vend i kryqeve dhe kishave, por është vendi ku thuhet Allahu Ekber, transmeton zhurnal.mk
“Këtu nuk është vendi i kryqeve dhe kishave, por është vendi ku thuhet Allahu Ekber, Ia Ilaha Illallah”, pat deklaruar Menduh Thaçi.
Pas humbjes në zgjedhjet lokale, ku partia e tij e humbi Tetovën, lideri i PDSH-së në një emision në Televizionin Koha, mallkonte hoxhallarët që nuk e votuan kandidatin e PDSH-së.