• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

AlKIP: Deputetët e PD s’janë të mirëpritur në protestën tonë

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP), në një letër të gjatë në faqen e saj në Facebook, i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës që do të zhvillohet të shtunën kundër ligjit që lejon importin e plehrave, të miratuar nga Parlamenti të enjten e 22 shtatorit.

“Një qeveri e diskretituar që përballet me një opozitë të diskretituar, duket se beson se mund të bëjë çfarëdolloj gjëje që ia merr mendja, pavarësisht se çfarë mendojnë shqiptarët, me besimin e gabuar se është në gjendje të imponojë vendimet e veta mbi një popullsi apatike dhe të paorganizuar” – shkruhet në letër.

AKIP dëshiron që deputetët e PD të mos i bashkohen kësaj proteste.

Më poshtë, letra e AKIP:

Eja me ne në protestë! Fitorja është e jona, në kurriz të tyre.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave bën thirrje për protesta masive në Tiranë, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan, Berlin dhe Londër kundër ligjit të Kuvendit të Shqipërisë për importin e plehrave dhe jep shpjegimet e mëposhtme:

Aleanca Kundër Importit të Plehrave (AKIP) është një lëvizje qytetare pa udhëheqësi dhe pa organizim formal, e cila ka ekzistuar në forma të ndryshme që nga viti 2002 dhe që përbëhet nga qytetarë, të cilët kanë kontribuar vullnetarisht në mënyra të ndryshme në kauzën për ndalimin përfundimtar dhe përgjithmonë të importit të plehrave në Shqipëri.

AKIP vendosi javën e kaluar të organizojë një protestë masive në datën 1 tetor 2016 në orën 11.00, duke nisur me një marshim nga Parku Rinia përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit, si një protestë që synon të bëjë të qartë për këdo që mendon ndryshe, se populli shqiptar ka qenë dhe vijon të mbetet kundër importit të plehrave në vend dhe ka vendosur ta imponojë vullnetin e vet, përmes protestave dhe, nëse është e nevojshme, përmes votës në referendum.

Paralelisht me protestën e organizuar nga aktivistët e AKIP në Tiranë, qytetarë të ndryshëm po organizojnë protesta në qytetet e tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Fierin, Elbasanin e Korçën, ndërsa komunitetet e emigrantëve shqiptarë nëpër botë kanë njoftuar organizime protestash para ambasadave të Shqipërisë në Londër e Berlin.

Aleanca Kundër Importit të Plehrave beson se ligji për lejimin e importit të plehrave nuk është bazuar në analiza të thelluara, serioze e shkencore mbi të mirat dhe të këqijat që mbart një vendim i tillë.

AKIP beson se Industria e Riciklimit, duhet të funksionojë me plehrat e riciklueshme që sakaq prodhohen çdo vit në Shqipëri dhe se logjika e “kapaciteteve të tepërta” nuk qëndron për sa kohë vetëm një pjesë minimale e plehrave të prodhuara në vend përfundojnë me të vërtetë në impiantet e riciklimit.

Në Shqipëri, për çdo vit, importohen produkte të gatshme, me ambalazhe letre, plastike apo metali, të cilat, në fund, e rrisin stokun e plehrave të riciklueshme apo të pariciklueshme. Çdo vit në Shqipëri importohen makina dhe çdo vit një pjesë e makinave pushon së punuari dhe ka nevojë të riciklohet.

Në këto kushte, lejimi i importit të plehrave për riciklim nga jashtë është tërësisht i panevojshëm dhe rrezikon të ulë interesin e kompanive të riciklimit për të mbledhur plehrat që sakaq ne prodhojmë, duke rritur sasinë e përgjithshme të plehrave që do të mbeten në Shqipëri përgjithmonë.

AKIP është i vetëdijshëm se arsyet që kanë çuar disa aktorë nga industria e riciklimit të kërkojnë me forcë lejimin e importimit të plehrave, nuk lidhen me mungesën e lëndës së parë të prodhuar në Shqipëri, por me frikën që kjo industri ka nga disa nisma të qeverisë qendrore dhe bashkive, të cilat, në instancë finale, mund të krijojnë de facto monopole në procesin e grumbullimit të plehrave të riciklueshme.

Për këtë arsye, besojmë se operatorët e industrisë së riciklimit janë të parët që duhet të na bashkohen ne në këtë protestë, si një protestë që nuk synon vetëm të denoncojë ligjin për importin e plehrave, por synon të godasë njëkohësisht arrogancën dhe paligjshmërinë e atyre që na qeverisin.

Ne besojmë se sot Shqipëria gjendet në një udhëkryq historik.

Të dyja palët politike janë thellësisht të diskretituara dhe vendimi i fundit për lejimin e importit të plehrave përbën njëkohësisht edhe një testim se deri në çfarë pike mund të mbërrijë klasa jonë politike pa u përballur me pasoja për shkeljen e vullnetit të votuesve.

Një qeveri e diskretituar që përballet me një opozitë të diskretituar, duket se beson se mund të bëjë çfarëdolloj gjëje që ia merr mendja, pavarësisht se çfarë mendojnë shqiptarët, me besimin e gabuar se është në gjendje të imponojë vendimet e veta mbi një popullsi apatike dhe të paorganizuar.

Për këtë arsye, ne besojmë se lufta kundër importit të plehrave është njëkohësisht edhe një luftë për të përcaktuar se pavarësisht se cila palë është në qeveri apo në opozitë, vullneti i popullit duhet të respektohet.

Në fund, ne jemi të bindur se pavarësisht asaj që beson qeveria, kauza jonë është e fituar. Ne do të arrijmë ta rrëzojmë këtë ligj menjëherë ose do ta rrëzojmë brenda më pak se një viti në një referendum popullor.

Në lidhje me vendimin e Partisë Demokratike për të përdorur deputetët e saj për të kërkuar referendum, AKIP dëshiron të deklarojë se, ndonëse respektojmë të drejtën e deputetëve për një masë të tillë, dëshirojmë gjithsesi që kjo çështje të mbetet një lëvizje qytetare jopartiake.

Ne besojmë se është më mirë që shoqëria shqiptare të angazhohet për të mbledhur 50 mijë firma për referendum popullor, pavarësisht se referendumi me 28 vota deputetësh duket rrugë më e lehtë.

AKIP vëren se në krahasim me katër vjet më parë, shoqëria shqiptare sot është shumë më e përgatitur për një hap të tillë. Ne vërejmë me gëzim se gjithnjë e më shumë shqiptarë janë angazhuar publikisht si individë apo si grupime shoqërore, të tillë si Nisma Thurje, Organizata Politike, Lëvizja për Universitetin, Qytetarët për Parkun, aktivistët për mbrojtjen e Valbonës apo për mbrojtjen e Vjosës, aktivistët e Vlorës, Elbasanit apo Korçës, aktivistët romë dhe egjiptianë etj… këta janë individë që në shumicë dërrmuese nuk punojnë në OJF por kanë angazhim qytetar. Të gjithë këta aktivistë që katër vite më parë qenë shumë më pak, besojmë se e bëjnë më të lehtë betejën tonë.

Debati mbi ligjin për importin e plehrave dhe lufta jonë për të ndaluar importin e plehrave duhet të shërbejë paralelisht si një rast i mirë për reflektim për mënyrën se si ne, si shoqëri apo si shtet, trajtojmë plehrat tona dhe mjedisin që na rrethon.

AKIP beson se krahas luftës kundër importit të plehrave, është rasti që ne shqiptarët të luftojmë njëkohësisht për një mjedis më të pastër.

Si mund ta bëjmë këtë? Duke punuar në dy drejtime: e para, duke luftuar korrupsionin qeveritar në proceset e grumbullimit dhe riciklimit të plehrave dhe e dyta, duke dhënë shembullin të parët se ndarja e mbetjeve në të riciklueshme dhe të pariciklueshme që në shtëpi, është zgjidhja më e lehtë dhe e mundshme.

Secili nga ne mundet dhe duhet të fillojë që tani që të hedhë në një qese më vete mbetjet e riciklueshme plastikë, metal dhe letër dhe në një qese tjetër mbetjet e tjera. Ne duhet t’i kërkojmë me ngulm qeverisë qendrore dhe qeverive vendore kudo që jetojmë që të gjejë zgjidhje për llojet e panumërta të plehrave që sot nuk riciklohen, përfshirë qelqin dhe mbetjet mjekësore.

Për të gjitha këto, bashkohuni me ne të shtunën, në orën 11.

Aktivisti i mirënjohur i AKIP Ardian Klosi parapëlqente të recitonte dy vargje të poetit Ali Asllani: “Koha është e maskarenjve por Shqipëria është e jona”.

Next Post
Veliaj pret kryebashkiakun e Shkupit: Fillim i ri për marrëdhëniet mes dy kryeqyteteve

Veliaj pret kryebashkiakun e Shkupit: Fillim i ri për marrëdhëniet mes dy kryeqyteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hoxha pas miratimit të rezolutës për BE: Integrimi europian është objektiv kombëtar që bashkon shqiptarët përtej politikës

Hoxha pas miratimit të rezolutës për BE: Integrimi europian është objektiv kombëtar që bashkon shqiptarët përtej politikës

May 14, 2026
Shpenzimet e Kryemadhit me kartat e Shatkut, Meta në gjykatë: Unë kam statusin i divorcuar, përgjegjësia është individuale

Ilir Meta përshëndet miratimin e rezolutës për integrimin: E vonuar!

May 14, 2026
Evi Kokalari depoziton padi kundër Sali Berishës në Gjykatë, kërkon të pezullohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD

Evi Kokalari depoziton padi kundër Sali Berishës në Gjykatë, kërkon të pezullohet procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD

May 14, 2026
Donald Trump zbulon marrëveshjen e rëndësishme me Xi Jinping për Iranin

Donald Trump zbulon marrëveshjen e rëndësishme me Xi Jinping për Iranin

May 14, 2026
Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

Deputetja Koçeku: Integrimi në BE, nga ëndërr e largët në realitet të pamohueshëm

May 14, 2026
Genta Tafa merr detyrën e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, tension në Kuvend

Genta Tafa merr detyrën e Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, tension në Kuvend

May 14, 2026
Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE

Presidenti Begaj përshëndet rezolutën e integrimit: Qasje e vetme e drejtë për BE

May 14, 2026
Nikoll Lesi reagon ndaj akuzave për “servilosje” në intervistën me Ramën: Kur unë bëja betejë kundër Berishës dhe Nanos, ju bënit pasuri me pushtetet

Nikoll Lesi reagon ndaj akuzave për “servilosje” në intervistën me Ramën: Kur unë bëja betejë kundër Berishës dhe Nanos, ju bënit pasuri me pushtetet

May 14, 2026
Alarmohet influencerja shqiptare, u dërgon ndjekësve në Instagram foto private gabimisht!

Alarmohet influencerja shqiptare, u dërgon ndjekësve në Instagram foto private gabimisht!

May 14, 2026
Projekt-rezoluta për integrimin në BE, Xhafaj: Dakordësia mes palëve hap pozitiv

Projekt-rezoluta për integrimin në BE, Xhafaj: Dakordësia mes palëve hap pozitiv

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In