• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alizoti: Sot PD është kthyer në tempullin e padrejtësisë

by A R
04/07/2017 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tomor Alizoti, kreu i departamentit të të përndjekurve politik në PD ka paralajmëruar se selia blu do të degradojë plotësisht.

Shenjat për një “ditë zie” anëtari i kryesisë së PD-së i ka deklaruar në mbledhjen me dyer të mbyllura të kësaj të hëne dhe i gjen tek padrejtësia që po bëhet nga demokratët kundër demokratëve.

“Ky vend është ndërtuar mbi padrejtësinë, dhe me keqardhje po ju them se ne ketu jemi mbledhur ne mënyrë te padrejte. Jemi mbledhur për te bere te padrejtën te drejte. Si eshte e mundur që në një parti që i solli shqiptarëve lirinë dhe drejtësinë, sot pas kaq vitesh është kthyer në tempullin e padrejtësisë”, – tha ai.

Alizoti i ka kujtuar kolegëve se PD po merr trajtat e një partie që dikur e luftonte me mish dhe shpirt.

“Si është e mundur që pas kësaj disfate totale, ne pas dy javësh rizgjedhim kryetarin e disfatës. Unë e di pse po ndodh. Sepse ju jeni të padrejtë. Ky vend ka vuajtur gjithmonë nga udhëheqësit dhe liderët autokratë e të padrejtë. Që kjo parti të bëhet si gjithë Europa, që ka qenë parulla e themelit dhe kauza e PD, duhet të jetë e drejtë me veten, pastaj këtë drejtësi ta përçojë te gjithë shqiptarët.

Një ndër arsyet pse kam qenë dhe jam anëtar i kësaj partie është se kam menduar që PD është në anën e drejtë të historisë. Sot me keqardhje vë re dhe shoh makinacione dhe manipulime, që i përngjajnë asaj partie, që njerëzit, adhuruesit e PD e luftuan me jetë, shpirt dhe gjak edhe në ditët më të errëta të komunizmit.

Vendet e zhvilluara të botës, në themelin e shtetformimin të tyre kanë nderin e njeriut, vlerat e njeriut dhe drejtësinë e njeriut. Ne do degradojmë edhe më shumë sepse sot kjo parti po bën aktin më të kobshëm, po legalizon të padrejtën”, – përfundoi ai./a.m.

Next Post
Mbledhja e parë me ministrat teknikë, mungojnë ata të PS-LSI dhe vetë Rama

Vila, troje, biznese, mjete luksoze e llogari pa fund, pronat marramendëse të 'teknikëve' të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama në Bordin e Paqes, Malaj për eurodeputetin gjerman: Gahler s’është shqiptar që të kuptojë marrëdhënien tonë me SHBA

February 19, 2026
Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

Prodhonin veshje të falsifikuara të markave të njohura, bllokohen 103 mijë artikuj në Durrës

February 19, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rama në SHBA, Zogaj: Shqipëria s’ka luksin e vendeve të mëdha për të refuzuar nisma si Bordi i Paqes

February 19, 2026
Tragjedi në Kaliforni, orteku i merr jetën 8 skiatorëve

Tragjedi në Kaliforni, orteku i merr jetën 8 skiatorëve

February 19, 2026
Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

Dita e sotme me kthjellime e alternime vranësirash, ulen temperaturat

February 19, 2026
Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

Sot seancë parlamentare, çfarë pritet të ndodhë

February 19, 2026
Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes në Uashington, Trump dhe udhëheqësit botërorë diskutojnë sot për Gazën

February 19, 2026
Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In