• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibia ligjore që Berisha po kërkon për të mos hyrë në zgjedhjet e 14 majit

by Mero Baze
04/02/2023 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përgatitet të paraqesë mos hyrjen në zgjedhje. Për këtë nuk vlejnë vetëm deklarata e tij, por dhe mungesa e përgatitjeve për zgjedhje. Dhe pse kandidatët e tij janë zgjedhur përmes “primareve” qysh vitin e kaluar, askush prej tyre nuk është shfaqur në fushatë.

Madje po të shikosh dhe sjelljen politike të Berishës, ai duket sikur po përgatit partinë e tij për revolta dhe jo për zgjedhje lokale.

Në fjalorin e tyre ka thirrje për përmbysje, revolucion, ikje të Edi Ramës etj, ndërkohë që gara të cilën kanë përpara, sipas gjithë sondazheve, vë në pikëpyetje vetëm fatin e bashkive të Tropojës, Hasit e Kukësit.

Duke dështuar në përpjekjet për të bashkuar PD dhe duke e kthyer betejën për bashkim në betejë për vulën e PD, tani Berisha po e deklaron me zë dhe figurë mundësinë e bojkotit të zgjedhjeve të 14 majit, por me një arsyetim të ri, që nuk e kanë përdorur më parë.

Bojkotin e zgjedhjeve të 14 majit Berisha do ta justifikojë si përjashtim nga zgjedhjet, meqë Gjykata nuk do t’i japë vulën e PD.

Deklarata e tij, të qarat se pa vulë nuk hyn në zgjedhje, flasin qartë se ai ka përgatitur arsyetimin e bojkotit, për të mos ngjarë si bojkoti i vitit 2019.

Pra thjesht ka gjetur një mënyrë të re për të përsëritur një histori të vjetër, e cila praktikisht i lë tërësisht pa rrënjë demokratët në pushtet, në Shqipëri.

Por kjo nuk ka shumë rëndësi për Berishën. Bojkoti i 14 majit i jep Berishës mundësi të gjënjejë edhe dy vjet të tjera demokratët me betimin për përmbysje të Edi Ramës, me shpresë se ai do të dobësohet deri më 2025, kur Berisha është 81 vjeç.

Duke mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit, Berisha nuk ka mundësi t’i “zhgënjejë” demokratët si humbës i madh.

Humbja e Berishës më 14 maj do të jetë kombëtare nga Jugu në Veri, dhe do të jetë humbja më e thellë që opozita do të pësojë ndonjëherë në këtë vend në pushtet lokal. Dhe Berisha nuk ka fuqi ta përballojë këtë bilanc.

Plani i tij është më praktik. Ai do ta konsiderojë mos marrjen e vulës nga Gjykata si përjashtim nga zgjedhjet, dhe do vazhdojë thirrjet për revolucion.

KQZ po e ndihmon në këtë aspekt. Celibashi edhe pse është kryetar teknik i KQZ, sillet si president i vendit dhe flet për nevojën e zgjidhjes së konfliktit brenda opozitës, a thua është “pajtues gjaqesh”, duke i dhënë oksigjen Berishës të thotë se po nuk mora vulën, nuk hyj në zgjedhje.

Se i vetmi armik real i Berishës, është të provohet në zgjedhje. Dhe ai nuk ka ndërmend të përballet me këtë armik.

Next Post
Mesazhi ‘ekzaltues’ i Ilir Metës: Do ta bëjmë Pukën si Zvicra

Mesazhi 'ekzaltues' i Ilir Metës: Do ta bëjmë Pukën si Zvicra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

October 9, 2026
“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

“Jemi Milicia Serbe, kemi vendosur bombë”. Kërcënohen me e-mail bashkitë pak orë pasi PS miratoi ‘Territorjalen’

October 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 9 tetor 2026: Peshorja hyn në dy ditët më të rëndësishme të vitit, Luani favorizohet në punë, Akrepi përgatitet për një fillim të ri

October 9, 2026
“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

“Ky është partneri im, shumë krenare!”, Adrola Dushi reagon pas vendimit të papritur të Capital T

October 9, 2026
‘Strehimi social’, si ndahen shtëpitë dhe qiratë. Kush përfiton me ligjin e ri

Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë

October 9, 2026
Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

Do kishte një tjetër ‘Banjska’? Gjendet armatim në fshatrat e veriut të Kosovës

October 9, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

“Gjithfarë duarsh të pista…”, Rama flet pas debateve në PS dhe votimit të ‘Territorjales’: Sot kemi një tjetër shtysë modernizuese

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com