• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibia e Berishës, kërcënim për demokracinë!

by Java News
16/05/2023 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Raimond Cimbi

Kur në verën 2013 Sali Berisha, i bërë qull në djersë dhe me sy të kuq nga afshi i nxehtë i humbjes të cilësuar si “1 milion shuplakat”, dha dorëheqjen si kryetar i PD, nuk e dinte se një humbje edhe më e rëndë e priste ekzaktësisht 10 vjet më vonë, në pranverën 2023.

I dorëhequr si kryetar në 2013, shpartallohet po si kryetar në 2023

Humbja e 2023 është më e rëndë se ajo e 2013, jo vetëm nga përmasat, por edhe nga disa elementë që as nuk mund t`i shkonin në mend 10 vjet më parë: i ndëshkuar “non grata” nga ShBA dhe Britania e Madhe, pa parti (logo, vulë, …), i strehuar zyrtarisht tek partia e Ilir Metës (ish kundërshtar i egër politik). Në 2013 u ndëshkua nga shqiptarët si i korruptuar, në 2023 i duhet të mendojë për dosjet që presin të hapen në SPAK, jo vetëm ato të “korrupsionit madhor”, por edhe i denoncuar për vrasje.

Humbja katastrofike e 2023 tregoi se shqiptarët i kanë mbyllur përfundimisht llogaritë me Sali Berishën!

Alibia e Berishës dhe e idhtarëve të tij se votat i vodhi Edi Rama është mjaft e rrezikshme për demokracinë. Është fshehja nga realiteti, e qëllimshme dhe e përdorur për interesat personale të klanit Berisha. Sado që Edi Rama të ketë përdorur makinerinë shtetërore (praktikë e përdorur me mjaft zell nga Berisha gjatë sundimit të tij), humbja ka vetëm një shpjegim real: Sali Berisha u refuzua masivisht nga shqiptarët! Mjafton të lexosh gjakftohtë shifrat post votime: elektorati i PS është pothuaj konstant, besnik si gjithmonë, ai që ka lëvizur është elektorati “gri” dhe pjesa e demokratëve jo fanatikë berishianë. Është pikërisht mungesa e këtyre që solli uljen e pjesëmarrësve në votime dhe automatikisht humbjen e thellë.

Alibia e Berishës është e rrezikshme për demokracinë pasi nëpërmjet saj ai mban peng opozitën, duke e ekzekutuar atë. Harta elektorale ngjyrë pink tregon se “de facto” në Shqipëri nuk ka më opozitë. Ajo është peng i Sali Berishës (nuk po përmend këtu Ilir Metën se edhe ai është peng berishian) për t`u përdorur si kamardare për të mos u mbytur në ujrat që rrezikon të përpihet.

Partia Demokratike, alias “Foltorja”, dhe lideri i saj Berisha, e kanë kryer misionin historik të tyre. Pas 3 dekadash, nën një konsum jo normal dhe inatçor (sipas frymës së udhëheqësit suprem), kjo parti duhet të mos jetë më pjesë e skakierës politike shqiptare. Shikoni kush e përbën kupolën e saj. Për etikë nuk dua të përmend emra, po cili prej tyre përçon vizion? Kush prej tyre simbolizon të ardhmen? Ata janë aty si ekip shpëtimi për liderin e tyre. Ky është tashmë misioni i tyre i vetëm.

Po t`i referohemi historisë botërore dhe europiane, lindja dhe shkrirja e partive, është një proçes normal, i kushtëzuar dhe diktuar nga zhvillimet relevante kohore.

Në Itali, një parti mjaft e rëndësishme për jetën politike të këtij vendi, duke bërë madje historinë e tij, ishte partia Demokristiane. Parti antikomuniste, konservatore dhe europianiste, ajo pati kurbën e saj, që nga lindja në vitin 1943 deri në shkrirjen në vitin 1994, pas gërryerjes prej pushtetit dhe konsumit nga korrupsionit galopant.

Shoqëria shqiptare, centristë, të djathtë, konservatorë, intelektualë, patriotë, duhet të angazhohen në themelimin e një opozite reale dhe të vërtetë, me vizion dhe objektiva të qarta, e lirë dhe jo peng i të shkuarës, në funksion të qëllimit madhor që çdo opozitë normale ka: përballjen me pushtetin në mbrojtjen e standarteve demokratike të një shoqërie.

Dhe kjo duhet të ndodhë shpejt, madje shumë shpejt. Pas 2 vjetësh janë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Nëpërmjet alibisë së tij, Berisha kërkon të arrijë dhe të jetë pjesëmarrës edhe në këto zgjedhje.

Dhe sigurisht rezultati do të jetë edhe më i keq për të gjithë demokratët.

Next Post
FOTO-Lajm/ Çfarë po i tregon në telefon Meta, që Berisha u ‘thye më dysh’ për ta parë?

Emrat/ Meta ‘mund’ Berishën: 11 nga 16 këshilltarët e fituar në Bashkinë e Tiranës janë të Partisë së Lirisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In