Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës si kryetar i PD-së, Enkelejd Alibeaj do te jete kryetari i ri i Partise Demokratike deri ne zgjedhjet e reja.
Lidhur me këtë ka reaguar Salianji i cili shprehet se kjo nuk është zgjedhja e duhur. Sipas tij, do të jetë Këshilli Kombëtar që do të marrë vendimet, bazuar në statutin e PD.
“Propozimi i hedhur në mbledhjen e zhvilluar ishte që një nga nënkryetarët të drejtonte PD deri në zgjedhjet vendore, por kjo nuk ka sens, dhe nuk është një zgjidhje e duhur. Do jetë Këshilli Kombëtar ai që do të marrë vendimet, bazuar në statutin e PD,”- tha Salianji.
/b.h