• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Alibeaj të heqë padinë”/ Grupi i Berishës refuzon Bardhin, Baçi: Me çfarë lloj pozicioni negocion ai me PD?

by Java News
11/10/2022 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u mandatua pak ditë më parë nga grupi parlamentar i PD për të negociuar me grupin e “Rithemelimit” sa i përket zgjedhjeve lokale.

Në lidhje me këtë, deputetit Luan Baçi në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se bashkimi i PD-së nuk bëhet me të mandatuar dhe as me deputet, por me  procese zgjedhore dhe nëpërmjet votës.

“PD ka qenë e bashkuar edhe pse me shumë debate dhe divergjenca e lëvizje që kanë qenë të pakonceptueshme.

Bashkimi i PD nuk bëhet me të mandatuar dhe as me deputet. Bashkimi i PD-së bëhet me procese zgjedhore dhe nëpërmjet votës së anëtarësisë së PD-së. Janë zgjedhjet ato që zgjidhin problemin.

Nuk ka palë të Berishës dhe palë të Alibeajt, ka një PD që vazhdon aktivitetin e vet opozitar. Ne duam të gjejmë një zgjidhje të përbashkët që PD të mos vuajë këtë handikap që ka ndodhur prej një viti”- nënvizoi  deputeti.

Baçi tha se Bardhi është vetëm deputet dhe nuk ka asnjë lloj pozicioni tjetër në PD, ndërsa ngriti dyshimet për negociatat që do të arrijë grupi mbështetës i Enkelejd Alibeajt.

“Unë nuk e di në emër të kujt do të flasë Gaz Bardhi, është deputet nuk ka një pozicion në PD. Nga fjalët e tij, unë mendoj se bëjnë një farë loje dhe nuk janë të sinqertë në atë se çfarë duan të arrijnë. Kjo lloj rruge nuk jep rezultat”- shprehet ai.

Më tej ai pati një thirrje për Enkelejd Alibeajn, duke thënë se ky i fundit  duhet të tërheq ankimimin që ka bërë për kreun e PD-së Sali Berisha në Apel, pasi Gjykata njohu statutin e tij.

“Bardhi, Alibeaj, para se të japin këto propozime dhe të tregojnë gatishmërinë  e tyre për të dalë me një kandidat të përbashkët.

Bardhi, Alibeaj Basha, kanë ca veprime që duhet t’i bëjnë me urgjencë, duhet të shkojnë të tërheqin ankimimin absurd dhe të paligjshëm në Gjykatë dhe kanë bllokuar PD prej një viti të tërë.”- tha ai./m.j

Next Post
“Pse o pushtet zgjedh dudumin”/ Gjekmarkaj për protestën e pedagogëve: Profesorati i varfër, ende me rrogën e kohës arkeologjike të Fatos Nonos!

"Në PD nuk flitet pa leje", nënkryetari i Kuvendit 'shpërthen' në akuza": Ofruam mundësinë të flasim me Ramën por...

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Hiqni dore prej ktyre plehrave,ju te pd e kuptoni apo jeni idiot,monstra e vicidolit bashke me banden e tije,ata do te ngordhin te tille.Prandaj mendojuni disa here para se ta futni veten nji ulle kryq pa dalje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

October 25, 2026
E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

October 25, 2026
Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In