• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj: Rama lufton drogën me njerëz të përfshirë në trafiqe

by A R
16/08/2016 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike Enkeleid Alibeaj në një dalje për mediat tha se një kryeministër dhe një qeveri që kërkon të luftojë drogën dhe trafiqet, cakton në pozicionet kyçe të kësaj beteje, njerëz me integritet, profesionistë të paimplikuar, pa precedentë.

Sipas Alibeajt, Rama ka caktuar në Policinë e Korçë si shef të seksionit të trafiqeve, një person të dënuar pak muaj më parë nga gjykata e krimeve të rënda, saktësisht me 13 prill të këtij viti, pikërisht për bashkëpunim me trafikantët e drogës.

“Nardi Neli, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda, dhe kjo gjykatë ka kërkuar që ky oficer të mos ushtrojë veprimtari publike për 3 vite. Pse?

Sepse vepra që ka kryer lidhet pikërisht me detyrën e tij, pasi akuzohet se ka zbuluar akte dhe të dhëna sekrete. Ua ka dhënë informacionet sekrete trafikantëve të drogës. Ka tradhtuar punën e oficerëve të ndershëm. Ja ku kemi këtu vendimin e gjykatës.

Ky person, me Edi Ramën bëhet shefi i trafiqeve të Korçës.

Në pika kyçe që lidhen me drogën dhe transportin e saj, gjenden sot shumë persona me lidhje nepotike e lidhje të forta politike me Tahirin dhe Edi Ramën.

Ata janë bërë ura e kalimit të drogës, dhe janë një prej hallkave kryesore në këtë biznes gjigand kriminal, ku Edi Rama qëndron në krye të skemës 30 për qind për çdo rrënjë. Fakte të konfirmuara tashmë edhe nga shërbimet sekrete italiane dhe gjermane.

Ky është realiteti sot. Shqipëria e mbuluar me drogë, një biznes kriminal që po asfikson ekonominë e ndershme dhe po sjell plagë e vrasje të përditshme. Shqipëria sot sundohet nga bandat e drogës së Edi Ramës, në bashkëpunim me drejtuesit kryesorë të policisë.

Po kjo nuk është zgjedhja as dëshira e shqiptarëve. Shqiptarët do ta heqin nga qafa këtë lak të drogës dhe krimit.

Shqipëria do jetë më mirë pa Edi Ramën”, tha ai.

Next Post

Vlorë, asgjësohen 2613 rrënjë kanabis në 15 parcela,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In