• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj pyet Ramën: O trim i madh, kur do i japësh përgjigje raportit të DASH-it?

by A R
21/04/2022 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fjalën e tij në seancën plenare të kuvendit, pas largimit të kryeministrit Rama, Enkelejd Alibeaj u ndal në çështjen e raportit amerikan të DASH. Deputeti i PD i kërkoi llogari kryeministrit për dizenjimin non-grata të personazheve politikë. Me këmbëngulje, Alibeaj tha se pyetja do të jetë e përhershme ndërsa përgjigjja prej kryeministrit mirëpritet në çdo seancë.

Enkelejd Alibeaj: Në fakt ky trim i madh dhe gjithë trimat që janë në këtë  sallë do duhet të flasin për diçka e cila është e rëndësishme dhe prek shqiptarët: raporti amerikan i DASH-it, dizenjimi non-grata i personazheve politikë. Kjo është çështja, këtu kërkohet forcë, eposi i kreshnikëve. Ku janë këta? As gjysmë fjale, u bë jeshil, iku e ja këtu, kjo është çështja që në çdo seancë, në çdo dalje,  do ta ketë derisa të dalë cullak, o po, o jo. Dhe ai di shumë gjëra, di dhe më tepër se sa aq, prandaj edhe humbi qetësinë, erdhi këtu me idenë për të krijuar një lloj diversioni brenda opozitës, siç ka bërë dikur. Nuk e parashikoi këtë gjënë, që ka një gjë të madhe, janë ato shpirtrat e lirë pra, shpirtrat e lirë që ai kurrë nuk i ka se ose e ka kapur një kriminel, një trafikant, një oligark, nuk i gëzon dot ai, kësaj duhet t’i japë përgjigje.

Flamurin amerikan ka qenë ky që e ka prekur gjithmonë, ka folur ky në emër të amerikanëve dhe në sentenca. Po mirë, shumë mirë, fol tani, ta kanë shkruar e zeza mbi të bardhë. Ah, s’i the për emrat? Në më dëgjon atje ku je, emrat sigurisht, është çështje që mund t’i diskutosh ti, po flasim për fenomenin. Je duke shijuar vota të krimit të organizuar, je duke përdorur madje këto vota dhe vjen këtu si gjeli në majë të plehut, po të doni hajde, po të doni, jo. Çfarë? Jo, kjo është ajo se çfarë do duhet ai, ky njeriu, artisti i madh t’i japë zgjidhje, i jep dot zgjidhje apo jo?Kësaj duhet t’i përgjigjesh. Shpatën do ta kesh mbi kokë, në çdo rast, nuk i shpëton dot. Po nuk bëre këtë gjë, çfarëdolloj veprimi tjetër do jetë thjesht dhe vetëm i rrethuar si non-grata, edhe zgjedhja e presidentit, prandaj mundohet ta mbulojë me gjasme procese, me gjasme konsultime, me vota të vjedhura, me vota non-grata, me patronazhistë, me pushtet që nuk e ke, por e ke rrëmbyer.

Shqiptarët e dinë, ia kemi thënë ne, do t’ia themi, po ia thonë edhe ata për të cilët përgjërohet, Departamenti i Shtetit, do t’ia thotë edhe BE, ta dijë mirë ai këtë gjë, ne kemi detyrë vetëm për ta bërë të qartë për shqiptarët. Ja kjo është skena e neveritshme, hipokrite, fyese si si ky njeriu , ky mëshirëmadhi donte të krijonte procesin e zgjedhjes së presidentit, i ngeci që sot. Doli në fis, siç thuhet, Detyrimi ynë ishte pikërisht ky, ia arritëm që sot. Pyetja ngelet gjithmonë: kur do t’i japësh përgjigje raportit amerikan të Departamentit të Shtetit?  Çfarë qëndrimesh do të mbash ti dhe ju të tjerët për atë se çfarë DASH dhe Departamenti i Thesarit kanë thënë? Kaq e thjeshtë është. Përgjigjen e presim çdo seancë, pyetjen do ta kesh gjithmonë.

/a.r

Next Post
Pas zërave të shumtë, Fifi sqaron dyshimet për shtatzëninë: Jam duke pritur një…

Pas zërave të shumtë, Fifi sqaron dyshimet për shtatzëninë: Jam duke pritur një…

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    4 years ago

    O nipi i kriminelit Isa Toska, trim je ti! Ce do, te hodhi tutje si lecke nga foltorja e kuvendit nje 80-vjecare! Legen njeri!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia ultimatum Zvicrës për masakrën e Crans-Montana: Ambasadori kthehet vetëm nëse krijohet grupi i përbashkët hetimor

Italia ultimatum Zvicrës për masakrën e Crans-Montana: Ambasadori kthehet vetëm nëse krijohet grupi i përbashkët hetimor

January 27, 2026
Kreu masakër në Shkup në 2007-ën, kapet i shumëkërkuari që fshihej prej vitesh te Liqeni i Thatë

Kreu masakër në Shkup në 2007-ën, kapet i shumëkërkuari që fshihej prej vitesh te Liqeni i Thatë

January 27, 2026
“E plagosi babai se refuzoi të bashkohet me nënën”, flet kushëriri i familjes për ngjarjen në Durrës

“E plagosi babai se refuzoi të bashkohet me nënën”, flet kushëriri i familjes për ngjarjen në Durrës

January 27, 2026
Veliaj paditi Presidencën dhe Dadon, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në Administrative

Veliaj paditi Presidencën dhe Dadon, zgjidhet gjyqtari që do të shqyrtojë çështjen në Administrative

January 27, 2026
Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

Ndryshime në Kodin Penal, ligje për energjinë dhe drejtësinë! Çfarë pritet sot në Kuvend

January 27, 2026
“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

January 27, 2026
Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

Ftesa te Bordi i Paqes/ Sondazhi: 53.2 për qind thonë se ra teza ‘Ramaduro’ e opozitës

January 27, 2026
Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

Rama publikon albumin nga vizita në Izrael: Shqipëria në piedestalin e respektit më të lartë

January 27, 2026
Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

Minesota, Trump dërgon “Carin e Kufirit” në terren pas vrasjeve, ul gjakrat me Guvernatorin Walz

January 27, 2026
Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

Nga Knesset, te Konferenca kundër Antisemitizmit! Rama përfundon sot vizitën në Izrael

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In