• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj përjashton 4 deputetë të Berishës/ Shehi: Qëllimi s’janë zgjedhjet, por kontrolli i oborrit opozitar

by Java News
10/01/2023 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Frontline” në Neës24 me gazetaren Marsel Karapanço, kreu i LZHK Dashamir Shehu, ka komentuar aktualitetin politik në vend dhe aktin e fundit të marrë nga Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e katër deputetëve të PD nga grupi parlamentar.

Shehi tha se opozita duhet të merret me politikë të vërtetë dhe se qëllimi kryesor duhet të jetë goditja e kryeministrit Edi Ramës dhe qeverisjes socialiste dhe jo ndasitë.

Sipas tij nëse nuk arrihet një marrëveshje për bashkim të PD, që sipas tij nuk ka gjasë të ndodhë, atëherë duhet të shihet mundësia e ndarjes në fraksione dhe në zgjedhje të përcaktohet se cila palë ka shumicën.

Pjesë nga biseda në studio:

Dashamir Shehi: Praktikë boshe. Dihet që janë dy grupe, përjashtimi vlen kur je pjesë e një komuniteti, që këto nuk janë. Duket e kotë dhe e çuditshme edhe qe grupi i Alibeaj merret me këtë punë kanë punë të tjera shumë më të rëndësishme nëse duan të merren. Kjo nuk është politikë. Vlera reale është kur të mblidhen votat sa kanë grupet.

Dy grupet nuk puqen më me njëri tjetrin, por mendoj se duhet të puqen rreth kandidatit të përbashkët në secilin qytet.

Në gjykimin tim, Alibeaj duhet ta kishte harruar këtë gjë një vit më pas. Të dy palët e PD nuk duhet të merreshin me këtë punë, duhet të merreshin me 8 janarin, një skenë e turpshme për të dy palët. Sulmuan e u mbrojtën me hu e me dru.

Kanë idenë se selia dhe vula qenka partia, por partia është vota. Nuk janë marrë as me vota e as me ide por me kush kontrollon, oborrin dhe vulën.

PD duhet ta harrojë atë ditë, të dy palët. Do i thoja të merren me politikë reale, të goditet Rama dhe qeveria socialiste, të goditet korrupsioni dhe ti japim shpresë shqiptarëve me një projekt politik se si e mendojmë ne Shqipërinë e së nesërmes, si kërkojmë ta nxjerrim ekonominë nga kolapsi. Këto duhen diskutuar.

Kohë nuk kemi shumë por kemi mjaftueshëm për të bërë disa zgjedhje të arsyeshme.

Për mua kjo e përjashtimit nuk vlen.
Alibeaj duhet ta bëjë të qartë sot shqiptarëve që nuk hyj me Foltoren në zgjedhje dhe të prezantojë tezat politike. Janë zënë me njëri tjetrin se je i rusëve apo amerikanëve por jo për ide dhe për propozime se çdo bëhet. Do e ftoja të merrej me politikë reale. Alibeaj përfaqëson një pjesë të opozitës, të tjerët pjesën tjetër që realisht është më e madhe.

PD ka një vit që është në situatë bolshevizmi cila është shumicë.
Brenda PD duhet të ketë njerëz që mendojnë ndryshe por duhej gjetur një formulë për tu bashkuar. Më mirë të shpallin fraksion e në zgjedhje të tregohet kush ka mbështetjen më të madhe. Nëse në zgjedhje hyjnë të ndarë i lind e drejta edhe të tjerëve brenda PD që të dalin 3 apo 4. E mira për të goditur Ramën është të hyjnë bashkë.

Karapanço: Më 17 janar jepet vendimi për vulën. Cili është komenti juaj?

Shehi: Për mua as ajo nuk vlen, është një muhabet bosh. Vula është një burokraci për të hyrë në zgjedhje. Hallin nuk e kanë për të hyrë në zgjedhje por kush kontrollon oborrin opozitar./m.j

Next Post
Të gjitha në BBV të dhunuara?! Dea Mishel flet për ish të dashurin: Kalova në gjendje depresive! Më preu ëndrrat

Të gjitha në BBV të dhunuara?! Dea Mishel flet për ish të dashurin: Kalova në gjendje depresive! Më preu ëndrrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

Fredi Beleri kundër Shqipërisë në Prezantimin e draft-raportit në PE

February 26, 2026
Shërbim Prove….

Edi Rama, foli si kryeministër

February 26, 2026
U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

U rrëzua aksidentalisht nga çatia, ndërron jetë 49-vjeçari në Shkodër (EMRI)

February 26, 2026
Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Malaj: Rritja ekonomike në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor

February 26, 2026
Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

Mbledhja e Grupit të PS, Bardhi: Kur pushteti zvarritet për të mbrojtur veten, qytetarët nuk kanë arsye të presin

February 26, 2026
“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

“E bën për qëllime elektorale”, Orban akuzohet se nxit tensione artificiale me Ukrainën

February 26, 2026
Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

February 26, 2026
Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

February 26, 2026
VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

VIDEO: Me kapuç dhe e pamëshirshme! 26-vjeçarja “terrorizon” bizneset në Tiranë

February 26, 2026
Aksident në Rrugën e Kombit, automjeti del nga rruga/ Shoferi në gjendje të rëndë

Aksident me pasojë vdekjen në aksin Thumanë-Milot, arrestohet shoferi i kamionit

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In