• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj: Me apo pa ndryshimet kushtetuese PD do futet në zgjedhje dhe do i fitoj sepse na favorizojnë sondazhet

by Ardit Rada
15/09/2020 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se me apo pa ndryshime kushtetuese, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë ato. Sipas tij, Rama është i pashpresë dhe nuk e ndal dot humbjen me të gjitha akrobacitë ligjore që ai bën.

Më tej ai ka ironizuar duke theksuar se Rama ka shpresë të mos humbë më 25 prill vetëm po të heqë nga Kushtetuta zgjedhjet në këtë datë, gjë që është e pamundur.

”Besoj që është më e rëndësishme sinjalet që jepen para paqtimit politik. E arritëm në 5 qershor. Duke respektuar marrëveshjen e 14 janarit. Synimi ishte që në përfundim t’i shtërngonim dorën njëri- tjetrit. Duke injektuar në publikun shqiptar paqen politike para betejave elektorate.

Ndryshimet kushtetuese ishin tradhëti. Tregoi qartazi se Rama nuk do paqe politike para zgjedhjeve.

Është i tmerruar para duke parë dhe numrat, kuotat e tij elektorale. Është politikisht i vdekur.

Qëndrimi ishte i qartë. Koalicionet parazgjedhore janë prej 17 vitesh.

Rama siç duket është bërë pishman për lëvizjet e veta. Sondazhet e kanë bërë, dhe ai i rikthehet tek listat e mbyllura.

Ne duam të ruajmë koalicionet. Është në nenin 96 të Kushtetutës. S’ka nevojë as të heqësh, as ta shtosh për koalicionet parazgjedhore me listë të veçantë. Këshilli Politik s’ka nevojë të sjellë propozime, madje pala tjetër s’duhet të ndërhyjë për qoftë dhe një presje në tekstin e Kodit Zgjedhor.

Propozimi i Ramës është që 1/3 e listës të jetë e mbyllur, ka gjetur alibi kuotën gjinore. Modeli i listave të hapura është 100%. Gjenden mekanizma. Por edhe nëse jo, gjendet zgjidhja. Atëhere thirret OSBE/ODIHR që kryesohet këtë vit nga vetë Rama. Të vijë një ekspert me njohje ndërkombëtare, pra të pyesim Ramën. Nuk e pranuan. Kjo është situata, qëndrimet tona. E kemi detyrim moral politik por edhe ndaj publikut.

Di të them cili do jetë qëndrimi ynë. Deri në fund këtij qëndrimi. Qëndrimet politike bazohen në perceptime që ke mbi mbështetjen elektorale. As e fsheh që në këtë situatë, kuotat elektorale të PD dhe Opozitës tregojnë se janë në shumicë dërrmuese.

Edhe 4 vite më parë, ky që pretendon se do të jetë mazhorancë ka pasur 48% të votave. Ishte problemi ynë, PD, LSI, konjuktura politike që s’ishim mazhorancë. Vjet hyri vetëm në zgjedhje. Përdori gjithçka vetëm për të treguar se kishte ruajtur kuotat elektorale.

Në çfarëdolloj triku ligjor që mund të bëjë Rama, kësaj radhe është i pashpresë. Sondazhet i dalin keq e më keq. Nuk e shpëton asgjë nga akrobacirat juridike.

Po t’i rikthehemi të shkuarës së afërt, me depolitizimin, në ato debate në ambasadën amerikane, opozita ishte për depolitizi. Madje dhamë dhe formulën. Kushti ynë ishte i thjeshtë, komisionerët mos vinin nga administrata shtetërore që paguhen nga Rama, por nga privati.

Rama ishte ai që në këtë moment iu rikthye kësaj situate. Kishte plan që në komisione të vendoste njerëz nga administrata publike, ata njerëz që kanë filluar të shpërndajnë ato formularët. Nesër, pasnesër ose do i dhunojnë, ose do i paguajnë, ose do i çojnë të fortët para shtëpisë.

Ne do hyjmë në zgjedhje dhe do fitojmë zgjedhjet. Do e rrëzojnë këtë regjim. Është aritmetikë elektorale. Gjithë të papunët, gjithë biznesi i gjobitur, gjithë ata që shohin se ky vend i është dhënë krimit, që shkaktar shohin Ramën. Kështu do të ndodhë, s’ka rrugëzgjidhje tjetër. Le të bëjë çfarë të dojë.

Shpresa e Ramës, vetëm po hoqi nga Kushtetuta zgjedhjet e 25 prillit, por kjo s’mund të ndodhë.”- tha Alibeaj në rubrikën Opinion.

/e.rr

Next Post
Drejt zhdukjes sporti i lashtë, nuk i lejon burrat që të martohen

Drejt zhdukjes sporti i lashtë, nuk i lejon burrat që të martohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In