• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Alibeaj mashtroi deputetët me platformën”/ Paloka: E kanë denoncuar, Berisha ka shumicën në grupin e PD!

by Java News
18/04/2022 21:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një lidhje direkte me emisionin Ora 19 në SYRI TV me Juli Krisafin, deputeti Edi Paloka ka folur për zgjedhjet brenda PD dhe platformën e Alibeajt.

Për sa i përket zgjedhjeve në degët e PD-së, Paloka ka theksuar se pjesëmarrja ka kaluar shifrat e demokratëve të cilët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit kur ka qënë Lulzim Basha, si dhe shifrat e pjesëmarrjes në referendumin e 18 dhjetorit.

Paloka është ndalur edhe te platforma e Alibeajt, duke e quajtur një platformë të gënjeshtërt pasi disa deputetë e kanë denoncuar tashmë se nuk kanë firmosur.

‘Po të vazhdohet me këmbënguljen e Alibeaj që është linja e Bashës e ndjekur sot nga Alibeaj, do të ishim komplet jashtë realitetit pasi do dukej sikur nuk kishte ndodhur as 11 dhjetori, as 18 dhjetori apo 6 marsi’, tha Paloka.

Pjesë nga intervista:

Paloka: Pjesëmarrja në total në të gjitha degët ku janë zhvilluar zgjedhjet, deri tani jemi në shifra që kalojnë dukshëm pjesëmarrjen në votime, si psh. në votimet për Lulzim Bashën herën e fundit, si dhe shifrat e referendumit të 18 dhjetorit të vitit të kaluar. Pastaj do të dalin shifrat sipas degëve dhe komisioni do të japë rezultatin final.

Krisafi: Alibeaj prezantoi një platformë, ku ndërsa ju flisni për shumicën në bazë, ndërsa shumica e grupit parlamentar duket se nuk e ka Komisioni i Rithemelimit?

Paloka: Nuk është reale ajo që ka dalë në media, është gënjeshtër për të mos thënë më shumë pasi disa deputetë e kanë denoncuar tashmë si gjoja platformë e rakorduar.

Ajo që ka ndodhur është se nga komunikimet e mia që kam pasur me disa prej deputetëve që u ka dalë emri, më kanë kontaktuar vetë dhe më kanë thënë që vetëm janë telefonuar nga njerëzit që rrinë pran Lulzim Bashës, të cilët u kanë thënë se kemi bërë një platformë bashkëpunimi dhe bashkimi dhe u thënë se duhet të biem dakord parimisht për të vijuar më tej, pa iu bërë të qarta detajet që u bënë publike më pas nga Alibeaj. Kjo ka qënë u është kërkuar parimisht konsensus për një platformë bashkimi. Aty është një pikë që është e kotë të luhet akoma me atë pikë, pasi shumica e deputetëve të grupit parlamentar është e qartë se Sali Berisha është pjesë e Grupit Parlamentat të PD-së.

Dhe mund të jenë vetëm pak kokrra deputetesh për të mos thënë 2 apo 3 që dalin gjatë gjithë kohës në skenë nga krahu tjetër të cilët vazhdojnë të ngulin këmbë për largimin e Berishës nga grupi parlamentar. Po ju them se në atë listë që e ka publikuar Alibeaj janë mbi 80-90% e atyre deputetëve që Sali Berishën e konsiderojnë pjestar të grupit parlamentar dhe s’mund të jetë ndryshe. Po të vazhdohet me këmbënguljen e Alibeaj që është linja e Bashës e ndjekur sot nga Alibeaj, do të ishim komplet jashtë realitetit pasi do dukej sikur nuk kishte ndodhur as 11 dhjetori, as 18 dhjetori apo 6 marsi.

Shumica e deputetëve janë të gjithë me bindjen që Sali Berisha është pjesë e grupit, por për pjesën e ideve që janë prezantuar këto diskutohen në grupin parlamentar dhe këto ide mund të votohen. Nuk është e vërtetë ajo që thotë Alibeaj pasi disa deputetë vetëm janë kontaktuar në telefon dhe nuk kanë firmosur atë platformë të Alibeajt pasi të gjithë deputetët janë për bashkimin e PD-së./m.j

Next Post
Zgjedhjet e krerëve të PD/ Berisha: Asnjë selektim, kush deshi, garoi. Formulari i dekriminalizimit…!

Zgjedhjet e krerëve të PD/ Berisha: Asnjë selektim, kush deshi, garoi. Formulari i dekriminalizimit...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In