• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Alibeaj: Halli i treshes Rama-Berisha-Meta është se kur do thirren në SPAK

by A M
07/05/2023 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se në 14 maj duhet t’i jepet fund klasës së vjetër politike, e përfaqësuar nga Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta. Nga Vlora ku bëri ndalesën e radhës në turin e takimeve elektorale, Alibeaj tha se kjo treshe nuk ka në fokus interesat e qytetarëve, por interesat personale, teksa nuk nguroi t’i quante si dinozaurët e politikës shqiptare 33 vjeçare.

“Meta është dhe Rama, hallexhiu në qeveri. Ka një hallexhi në qeveri ka dhe 2 hallexhinj në opozitë. Kanë hallin e përbashkët nga drejtësia. Gjatë gjithë kësaj kohe sa herë kemi qenë dëshmitarë në parlament e kemi pasur seancat tona e vetmja gjë që diskutohet është kjo. Kush do thirret këtë javë në SPAK.  Do thirret Ahmetaj, apo Belinda Balluku. Kur do thirret Edi Rama për çështjen  e MC Gonigal nga një anë dhe nga ana tjetër kur do thirret Ilir Meta, personi Z, ML dhe personi Y që Rama shantazhon Sali Berishën mes parlamentit dhe ky e mbyll gojën. Dhe shih cfarë pozite dhe opozite të korruptuar kemi ne. Frika e tyre e vetme është se kur SPAK do t’i thërrasë. Kjo është simptoma që sot ka politika e vjetër, dinozaurët e politikës shqiptare 33 vjeçare”, tha Alibeaj.

I ashpër ka qenë edhe me Sali Berishën, duke thënë se ndarja me të është përfundimtare dhe askush nga demokratët nuk duhet ta vërë në dyshim.

“Ndarja jonë me të nuk është momentale, pragmatike. Ndarja jonë me të është parimore, jo vetëm me të si indvid, por ndarje me një frymë. Ndarje me Berishizmin. Me mënyrën sovjetike sesi menaxhohet një parti politike dhe sesi menaxhohet pushteti kur e kemi pasur ne pushtetin. Ndaj jemi sot këtu. Sot demokratët, njerëzit më të vuajtur  të këtij vendi, njerëzit më të keqtrajtuar të këtij vendi duhet të zgjedhin 2 alternativa. Midis 2, Berishizmin, euroatlantizmin.  Berishizmi është ta shohësh tjetrin jo si kundërshtar politik që duhet mundur, por si armik që duhet shkatërruar. Ky nuk është armiku partisë, ideologjisë, anetarëve. Ky është armiku personal i kryetarit të partisë. Ky është Berishizmi. Armik quhet armiku Berishës”, tha Alibeaj.

Alibeaj theksoi se Berisha kërkon që të asgjësojë Partinë Demokratike, prandaj këmbëngul që qytetarët nuk do duhet ta lejojnë. Sipas tij, vota e qytetarëve në 14 maj për PD është një votë pro perëndimore.

“Që prej shtatorit 2021, kur ish-kryetari i Partisë Demokratike ia pezulloi Sali Berishës praninë në grupin parlamentar derisa të zgjidhet statusi non grata, në koherencë të plotë në qëndrimin që kemi patur si parti ne, Partia Demokratike me të gjithë non gratat e tjera të shpallura nga SHBA, non gratat socialiste, Tom Doshi, Vangjush Dako, Aqif Rakipi, Sali Berisha filloi sulmin ndaj Partisë Demokratike me parimin: një parti që nuk mbron liderin e saj, nuk meriton të ekzistojë. Do të thotë që ishte i qartë, kërkonte asgjësimin total të Partisë Demokratike. Më shumë se aq, pas asaj deklarate, ne demokratët nuk mund ta mbronim më Sali Berishën. Ai zgjodhi, miqtë e mi, zgjodhi që hallin personal ta bëjë problem të Partisë Demokratike. Ai zgjodhi të shpëtojë veten e tij dhe familjen e tij biologjike në kurriz të së ardhmes sonë politike. Familjen politike, Partinë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha e tradhtoi. Aktin e tij kundër PD-së, janë të shumta dhe janë të pashembullta”, u shpreh Alibeaj.

Next Post
Veliaj: “Partia jonë ka vetëm një program për ta çuar vendin përpara; Ata s’dinë kë kanë drejtues, fuksin e lagjes apo non grata-n”

Veliaj: “Partia jonë ka vetëm një program për ta çuar vendin përpara; Ata s’dinë kë kanë drejtues, fuksin e lagjes apo non grata-n”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

November 3, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.5% dhe miraton paketën e re për pagesat e menjëhershme

November 3, 2026
A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

A mund të sjellë përplasja Rama-Veliaj fenomenin LSI?

November 3, 2026
Musk: SpaceX kufizoi aksesin e Ukrainës në Starlink pasi ushtria e tyre shkeli kushtet e shërbimit

Musk paralajmëron skenarin, ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin

November 3, 2026
Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

Hapet rruga për dy baza të reja amerikane në Groenlandë, miratohet marrëveshja me SHBA-të

November 3, 2026
“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

“Një sulm i lig dhe terrorist”, Rusia shkatërron një fshat të tërë, 33 persona të vrarë

November 3, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Buxheti dhe Paketa Fiskale 2027, komisionet parlamentare shqyrtojnë shpenzimet publike, ndryshimet tatimore dhe TVSH-në ushqimore

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Skandal financiar në Turqi, 433 persona nën hetim për manipulime në tregjet e investimeve

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes

November 3, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, demokratët kryesojnë në sondazhe, Trump mobilizon republikanët

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In