• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj bën një hap pas/ Prapaskenat e përplasjes në PD. Pse ndryshoi qëndrim kreu i grupit parlamentar

by Java News
06/05/2022 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Partisë Demokratike janë treguar sërish të ftohtë në vendimmarrjet në lidhje me krizën në selinë e PD-së.

Rreth një javë më parë, pasi shumica e konsiderueshme e deputetëve refuzuan t’i bashkoheshin Kuvendit të thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, pasi pretendonin se po përballeshin me arrogancë nga anëtarët e Rithemelimit dhe ishin lënë jashtë procesit të zgjedhjeve në degë.

Ndërkohë, të mërkurën në mbrëmje, kreu i Grupit të PD-së, Enkelejd ALibeaj, u dërgoi mesazh deputetëve për të mbledhur grupin dje në mbrëmje. Fokusi i diskutimit ishte diskutimi në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Pas këtij mesazhi, disa prej deputetëve reaguan publikisht, ndërsa të tjerët duket se e rezervuan reagimin me akte.

Kështu, anëtari i Komisionit të Rithemelimit, i cili njëkohësisht është edhe nënkryetar i Grupit të PD-së, Luçiano Boçi, doli dje në një deklaratë ku tha se Alibeaj nuk ishte konsultuar me kryesinë e grupit për të vendosur për mbledhjen.

“Zoti Alibeaj ka tagrin e Ramës dhe të Ballës, por nuk ka tagrin e demokratëve, të cilët e kanë shkarkuar atë në Kuvendin e datës 30 prill. Së dyti, mbledhjen e grupit e thërret Kryesia e Grupit dhe jo një deputet, qoftë ai i njohur nga Rama si përfaqësues grupi. Prandaj, nga ky moment, kërkoj në ditët në vazhdim thirrjen e mbledhjes së Kryesisë së Grupit, për të diskutuar e vendosur për mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Grupi parlamentar i PD-së nuk mund të mblidhet sa herë e kërkon e kur e kërkon RamaBalla. Ne nuk mund të shkojmë pas qerres së Ramës, çfarëdolloj pamje të ketë ajo. Këtu nuk bëhet fjalë për bojkot. Koha e bojkotit dhe e pazareve ka perënduar. Qëndrimin politik në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit e vendos Këshilli Kombëtar, si organi më i lartë vendimmarrës politik pas Kuvendit dhe e pasqyron në qëndrim Grupi Parlamentar”, tha Boçi dje.

REAGIMI

Kërkesat e nënkryetarëve që Alibeaj të konsultohej fillimisht me kryesinë e grupit para se ta thërresë, i neglizhoi.

“E çfarë pastaj. Për mbledhje të grupit parlamentar, ka një rregullore që përcakton të drejtat e çdo instance. Në rregullore ka një nen (neni 4) që përcakton se mbledhjet e grupit thirren dhe drejtohen nga kryetari i Grupit Parlamentar. Është një detyrim që do të duhet të ushtrohet nga kryetari i grupit. Ajo që është e rëndësishme, është se për këto çështje, aksionin politik do duhet të dëgjohet zëri i secilit deputet. Në fund, do të ketë një deklarim për shtyp”, tha Alibeaj dje para se të futej në mbledhje.

Por teksa Alibeaj u ngjit në sallën e madhe të mbledhjeve në selinë blu, atij nuk iu bashkuan jo vetëm deputetët e Komisionit të Rithemelimit, por edhe një pjesë tjetër e deputetëve. Nga 35 deputetë që nuk shkuan në Kuvendin e PD ditën e shtunë, dje në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj shkuan vetëm 22 deputetë, duke mos plotësuar kështu as kuorumin e nevojshëm për mbledhjen e grupit parlamentar. Ky fakt Alibeajt iu vendos në dukje edhe nga deputeti Ervin Salianji.

“Shoh përpjekje për të ndarë Partinë. Duhet ta shtyjmë mbledhjen dhe të mblidhemi të gjithë. Duhet të ulemi me kryesinë dhe të jenë të pranishëm të gjithë deputetët. Nuk ka sens të kërkohet autorizim për t’u ulur me Ramën dhe nuk ulemi me njëri-tjetrin. Presidenti dhe çdo çështje tjetër duhet të diskutohet në kryesi dhe në grup parlamentar, jo të bëhet fakt i kryer. Reforma Territoriale dhe Zgjedhore, absolute për ne”, tha Salianji.

Pas kësaj situate, Alibeaj vendosi të bëjë sërish një hap pas për ta quajtur atë një mbledhje informuese dhe të merrte vendim që sot të mblidhet me kryesinë e grupit ku bëjnë pjesë Alibeaj, Agalliu, Salianji, Boçi e Pampuri, për të caktuar mbledhjen e radhës gjithëpërfshirëse ditën e hënë.

“Kjo është një mbledhje informuese e kolegëve për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duke synuar hapjen e debatit brenda Grupit Parlamentar të PD për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Sot nuk kemi për të marrë asnjë vendim, sepse mbledhja është me natyrë informale, për informimin tuaj për ecurinë e deritanishme dhe shkëmbimin e mendimeve.

Me disa prej kolegëve kam diskutuar edhe personalisht dhe i di mendimet e tyre, me intereson që vendimin për procesin ta marrim të gjithë bashkë, në një moment tjetër, pasi të kemi ezauruar fazën e marrjes së mendimit të secilit”, tha Alibeaj.

PRESIDENTI

22 deputetët që u mblodhën dje në selinë e PD-së diskutuan edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Ata ishin të unifikuar në idenë për të mos bojkotuar procesin. Deputetët thanë se kishin marrë mësime nga 2019, që bojkoti i institucioneve nuk u shërben demokratëve.

Mes komenteve tërhoqi vëmendjen Gazment Bardhi, i cili kundërshtoi idenë e Komisionit të Rithemelimit që për këtë çështje të marrin mendimin e Këshillit Kombëtar.

“Murrizi, Rudina dhe Jozefina, që ne i kishim përballë një vit më parë, do të na diktojnë ne si Grup Parlamentar çfarë vendimi do të marrim. Çështja e Presidentit, është çështje që duhet të diskutohet nga Grupi Parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund t’i imponohet Grupit Parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë”, tha Bardhi./ Mariglen Kume- Panorama

g.kosovari

Next Post
50 Euro në pasaportë/ Procedohet penalisht 36-vjeçari që do të korruptonte punonjësin e portit

50 Euro në pasaportë/ Procedohet penalisht 36-vjeçari që do të korruptonte punonjësin e portit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

“O burr legen, je mësuar me ku*vat në partinë tënde”/ Bardhi e Balla përplasen në Kuvend: Numrin 0900 e ka jot motër!

March 5, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Një shtesë për konferencën e Ministres së Shëndetësisë

March 5, 2026
Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

Aksident në aksin “Manëz–Durrës”, 24-vjeçari përplaset me automjetin e parkuar, dërgohet në spital

March 5, 2026
Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

Bllokohen 1.5 tonë çokollatë në doganën e Kapshticës, shkak mungesa e dokumentacionit të produktin

March 5, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

March 5, 2026
Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

March 5, 2026
Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

Kolegji i Posaçëm i Apelit shkarkon nga detyra ish-kryeprokurorin Aurel Zarka

March 5, 2026
Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

Edi Rama jep detajet: Gati projekti për artin islam dhe muzeun “Besa”, për kulturën hebraike

March 5, 2026
“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

“Je e gatshme të përdorësh një djalë që ka ndjenja për ty”/ Juela debaton me Selinin

March 5, 2026
Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

Valbona Zeneli, ekspertja e Atlantic Council dëshmon në Kongresin amerikan për ndikimin e Kinës në Europë: Të forcohet mbrojtja kibernetike!

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In