• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alfred Moisiu: Nëse Sali Berisha vjen në pushtet do të ishte fundi i dynjasë

by Java News
28/03/2022 21:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Alfred Moisiu e quan të gabuar rikthimin e Sali Berishës në PD dhe tentativën e tij për të ardhur sërish në pushtet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Moisiu tha se rikthimi në pushtet i Sali Berishës do të ishte “fundi i dynjasë”.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Zoti Moisiu, një rikthim i bujshëm po ndodh në skenën politikë shqiptare. Sali Berisha merr PD-në dhe kërkon të udhëheqë opozitën. Çfarë mendoni ju?

Alfred Moisiu: Unë ka pesë vjet, në një bisedë me një ambasador të rëndësishëm, i thashë zoti ambasador përse shkoni ju te Berisha? Ai tha, po Berisha e drejton PD-në. Unë i thashë kështu si veproni ju, e linin në hije këtë tjetrin dhe nuk ka për t’u bërë kurrë. Unë zakonisht nuk flas për ishët. Por, ka ardhur një moment që duhet thënë gjerat siç janë, të paktën ne që i njohim gjërat nga afër. Po kthehen gjërat mbrapsht. Nuk është çështja te individi, por te fatit i këtij vendi. Interesat e këtij populli dhe këtij vendi. Çdo gjë ka kohën e vet. Çdo gjë duhet vlerësuar drejt. Gabime dhe bëhen. Vetëm ai që nuk punon, nuk gabon. Por është tjetër të gabosh, tjetër të kërkosh me ngulm të arrish atë që është e gabuar.

Ylli Rakipi: Pra doktori është gabim në këtë histori?

Alfred Moisiu: Për mua po. Unë kam patur respekt për të. Kam dashur demokracinë dhe e dua demokracinë, dua të mirën e këtij vendi. Por etja e madhe për pushtet të qorollis. Fillimi edhe në atë kohë dukej i mbarë, edhe pse gjërat morën kështu. Dy gjëra janë shumë të rëndësishme për të qëndruar shteti demokratik, zgjedhjet dhe drejtësia.

Ylli Rakipi: Njerëzit e ndjekin Sali Berishën, i venë pas.

Alfred Moisiu: Puna është kush e ndjek tani. Ne i njohim njerëzit. Janë pjesa më e pakulturuar. Janë ish doganierë, ish tatimorë, ish policë, isha që pa mund, pa djersë kanë arritur të marrin disa vende dominuese.

Ylli Rakipi: Po u bënë zgjedhjet dhe ai e flaku Lul Bashën dhe fitoi…

Alfred Moisiu: Nuk është as gjë e re dhe e papritur. Unë kam respekt për Bashën, por ai bëri gabimet e tij. Kur filloi Foltorja, duhet të dilte edhe ai.

Ylli Rakipi: Mendoni se Sali Berisha mund ta drejtojë Shqipërinë në vitin 2025?

Alfred Moisiu: Për mua kjo është e pamundur të arrihet. Për vetë faktin që sido të jetë, njerëzit, flasim për pjesën tjetër të popullit shqiptar. Edhe në PD nuk janë të gjithë njëlloj. Është elektorati gri që po zmadhohet nga zgjedhjet në zgjedhje. Nuk besoj… Nëse vjen Berisha do të ishte fundi i dynjasë../m.j

Next Post
Vuçiç flet për planin e atentatit për vrasjen e tij: I kemi të gjitha detajet, autoritetet kanë lëshuar urdhër arrestet!

"Ka planifikuar të vrasë Vuçiç, pastaj do qëllojë veten”/ E dashura e denoncoi në polici, arrestohet truproja i një prej liderëve të opozitës serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In