• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alfred Lela: Henri Çili është një centaur, ja marrdhënia ime me Lulzim Bashën

by Java News
14/01/2017 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Alfred Lela tregon marrëdhënien e tij me Henri Çilin dhe afrinë që ka me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën.

 

Alfred, u largove prej “Mapo”-s duke shpjeguar arsyen e politikës editoriale të botuesit Henri Çili. Në fakt a ishte e papritur, a ke luftuar me Çilin në atë që ti besoje se ”Mapo” duhet të orientohej?

Në fillim dua të them se Henri Çili nuk është një prej ‘armiqve të lirisë’. Shpesh e shoh të sulmohet publikisht apo thashethemanjës, por kjo vjen edhe ngaqë ai ka një aktivitet pothuajse ‘të çmendur’.

Është një njeri që nuk pushon kurrë. Kemi bërë gjëra shumë të mira me Henrin në historinë e ”Mapo”-s, të cilat nuk do të ishin realizuar, ndoshta, pa ngulmimin e tij. Për mua vitet te ”Mapo” kanë qenë përmbushëse intelektualisht. Do i kujtoj si të tilla.

Po, ne jemi ‘përplasur’ me Henrin për linjën editoriale. Sigurisht, çdo media dhe botues zgjedh një politikë të caktuar editoriale.  ”New York Times” e bën këtë. ”Mapo” nuk ka pse të bëjë ndryshe: Ndryshimi qëndron te ajo se ”NYT” ka një bord editorial. Që janë ca burra dhe gra me peshë, që peshojnë se çfarë është në interes të publikut.

Çili është shprehur se politika editoriale ka qenë që në fillim e shpallur prej tij dhe se ”Mapo” do mbetet liberale. Pse kjo marrje e beftë e vendimit nga ana jote kur për shumë kohë ke qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i Çilit?

Shiko, ndoshta nuk ka ndryshuar linja editoriale dhe kam ndryshuar unë. Nuk e di. Kanë qenë ditë të ngarkuara e të trazuara këto të fundit dhe do më duhet distancë për t’i kthjelluar ngjarjet.

Por intuita, profesionale, personale, publike, më thoshte se një linjë editoriale nën shenjën ‘Rama reformator, edhe një mandat të dytë’ do të më asgjësonte profesionalisht. Xhaketa ime e e gazetarit e ka ende ngjyrën blu dhe ‘erën e barutit’ nga ‘barrikadat’ e fushatës së vitit 2013.

Të jem i hapur: edhe kam shpresuar se kjo linjë e shpallur prej Çilit do më ‘toleronte’. Dua të them, shpejtësia e ngjarjeve do e shkruante vetë linjën editoriale. Zgjedhjet e kanë zakonisht këtë shpejtësi.

Por, janari është muaj i ftohtë, i ngadaltë dhe depresiv. Unë jam lindur në janar dhe muaji i lindjes është gjithaq i mirë si muaj ndëshkimi.

Ishte rastësi apo e mendove si momentin më të përshtatshëm largimin ditën kur u largua dhe Shkullaku? A mendon që largimet tuaja janë i njëjti fenomen në medien shqiptare?

Orkestrim nuk ka patur. Paradoksalisht, Shkullaku ma ka kaluar mua të parit lajmërimin për ikjen e tij nga puna. Jo si pjesë e një marrdhënie personale, por si drejtor i ”Mapo”. Ai më kërkoi që ta hidhnim ne të parët lajmin e largimit të tij, duke qenë se ne kishin qenë ‘shtëpia’ e komenteve të tij për disa vitet e fundit. Unë ndërkohë isha për vete ‘i larguar’. Nuk bëra zë, por ia kalova shefit të ”mapo.al”, Enton Palushit.

Megjithatë, si profilet tona mediatike, si largimet, si botuesit, ashtu dhe konteksti i largimeve, nuk ngjajnë.

”Mapo” ka qenë dhe do mbetet, shpresoj edhe pas largimit tim, një sipërmarrje intelektuale. Mendoj se intelektualja te ”Mapo” ka peshuar gjithmonë më shumë se merkantilistja, edhe pse përshtypja e kundërt nuk përton të përsëritet. Në këtë kuptim, bashkëpunimi im me Henrin ka qenë i veçantë: unë isha përcjellësi më i mirë ku kalonte kjo përmasë intelektuale e ”Mapo”-s (më falni për mungesën e modestisë).

Çfarë të ka komunikuar Çili se do bëjë me medien e tij gjatë fushatës…nëse mund ta dimë…

Çili do të pozicionohet. Ky është ‘arti’, ‘mëkati’, dhe ‘prerja’ e tij. Kjo është krusma e tij që i vjen prej të qenit një centaur. Në këtë rast gjysma sipërmarrës dhe gjysma gazetar.

Ka zëra se tashmë do jesh një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Lulzim Bashës. Si qëndron e vërteta, a ke synime për t’u futur në politikë?

Të gjithë me shohin si ‘njeri të Bashës’. Sa mirë që nuk më shohin si ‘një njeri te i cili nuk mund të ngresh një tjetër njeri’, siç thotë Bertold Breht.

E mbani mend? Unë kam qenë edhe ‘Berishist’. Shumë ma kujtojnë me të madh edhe këtë. Jam me kauzat, çështjet apo vlerat, jo me njerëzit. Për mua këto i ka përfaqësuar, kryesisht, e djathta.

Mund t’ju them se z. Basha më ka telefonuar pas publikimit të lajmit, dhe jemi takuar një ditë më pas. Nuk kemi folur për bashkëpunime të ngushta, por për median dhe raportet e saj me qeverinë.

Dhe një pyetje e fundit për çfarë po ndodh me median në Shqipëri. A mendon se qeveria e ka kapur përfundimisht, duke mbyllur edhe shtigjet më të vogla të lirisë? Çfarë mund ta ndreqte të gjithën këtë?

Po ndodh diçka që mund të quhet ‘shndërrim’. Mediat e reja po ‘motërzohen’ me tradicionalet dhe në formë do të fitojnë të parat. Në përmbajtje do të triumfojë e dyta.

Kur them ‘përmbajtje’ e kam fjalën te nevoja e lexuesit për të gjetur një lajm të interpretuar dhe me burime të sakta, jo te gjatësia apo lloji i materialit.

Ky shndërrim e ka gjetur të papërgatitur qeverinë e Ramës. Mendojeni për një çast: nëse nuk do të ishin mediat online, unë dhe Shkullaku nuk do të përbënim lajm. Kjo autostradë e re e infomacionit i nervozon pushtetet.

Çfarë ndodh tani?

Ndodh që unë të jem në përmbyllje të doktoraturës. E mbroj më datë 24. Menjëherës pas kësaj do të kërkoj një botues për librin, i cili merret me komunikimin politik të Berishës gjatë periudhës ‘90-‘92.

Më pas do të ulem për të shkruar një roman. Ashtu si Rama i mundësoi Blushit kohën e shkrimit të një romani, një ‘dhuratë’ të tillë më bëri mua Çili.

Të gjitha këto në muajin dhe vitin kur unë mbush 40 vjeç. What a life! (Valmora Gogo-SHUPLAKA)

Next Post
Basha në zonat e përmbytura në Fushë-Krujë: Qytetarët janë braktisur nga qeveria

Premtimi i pa mbajtur, si mashtroi “heroi” i legalizimeve Lulzim Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

Pse adoleshentët vuajnë nga ankthi? Kriza që po përjetojnë sot

March 30, 2026
Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

Dëmtim i Ernest Muçit te Kombëtarja? Nga Trabzonspori dalin detaje të tjera: Ky është plani për të

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In