• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Alergjitë që vijnë me pranverën, një problematikë që nuk duhet anashkaluar për të jetuar shëndetshëm

by A R
16/03/2025 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ardhjen e pranverës, stinës më të mirëpritur të vitit, ku natyra rizgjohet për të nisur një cikël të ri jete, nisin njëkohësisht edhe disa problematika shqetësuese të shëndetit, siç është alergjia, një çrregullim i sistemit imunitar, që ndryshe njihet si atopi.

Alergjitë në të gjithë botën janë në rritje dhe ndonëse në pamje të parë, duket sikur njerëzit janë mësuar të bashkejetojnë me to, mostrajtimi në kohë dhe më pas në vijimësi i tyre mund të dobësojnë ndjeshëm sistemin imunitar të trupit, duke avancuar sëmundjet respiratore, si azma bronkiale, që ndikojnë negativisht në cilësinë e jetës.

Kjo temë me shumë interes për të gjithë personat që vuajnë nga alergjitë dhe jo vetëm, u trajtua në emisionin “Klinika 24” me të ftuar zonjën Elona Gjebrea, aerobiologe, një profesion ky, për të cilin zonja Gjebrea shprehet se ka investuar 15 vite studime shkencore, gjatë karrierës së saj, duke mbrojtur edhe doktoratorën në Angli.

“Një pasion dhe një investim i imi prej shumë vitesh, që nga momenti që kam mbaruar studimet e larta për biologji dhe deri në 15 vite, unë kam investuar shumë për sa i përket pjesës shkencore dhe kam punuar në Qendrën Spitalore Universitare, në Klinikën e alergologjisë dhe kam bërë edhe doktoraturën në Angli.” – u shpreh zonja Gjebrea.

Gjatë bisedës së zhvilluar, aerobiologia solli fakte interesante rreth studimeve në këtë fushë, të cilat zonja Gjebrea i ka vijuar edhe gjatë një specializimi 1 vjeçar në Stokholm, si psh studimi i poleneve nëpërmjet mikroskopit, përdorimi i metodave krahasimore, statistikore etj, matja e përqëndrimit të polenit në ajër, në bazë të të cilit është krijuar edhe kalendari polenik, që ndihmon shumë mjekët në informimin e pacientëve për llojin e alergjisë që kanë.

Sipas studimeve, alergjitë kulmojnë në pranverë dhe megjithëse janë të llojeve të ndryshme ka një dominancë të theksuar alergjia nga poleni, me shkaktarë kryesorë ato që në gjuhën popullore njihen si “barërat e këqija”.

“Pranvera është kulmi i sëmundjeve alergjike, i simptomave alergjike dhe kryesisht janë gramoret, “barërat e këqija” që i themi ne dhe ndryshe nga perceptimi i njerëzve, alergjia shkaktohet nga bimë, të cilat nuk kanë lule, nuk janë të bukura, janë ato barishtet, të cilat njerëzve mund t’i duken të parëndësishme, por në fakt ato kanë shumë specie brenda dhe në kulmin e pranverës shkaktojnë alergji dhe kanë alergji të zgjatur se duke qenë se janë familje me shumë specie brenda, fillojnë secila të pjalmojnë në kohë të ndryshme, brenda pranverës dhe kjo bën të kemi një sezon të zgjatur polenik me simptoma të ndryshme.” – shpjegoi gjatë bisedës aerobiologia Gjebrea.

Një tjetër fakt interesant dhe jo shumë i njohur, është edhe alergjia e shkaktuar nga olea apo ulliri, e cila zë vendin e dytë në përhapje, pas alergjisë së shkaktuar nga poleni.

Sipas aerobiologes në këtë rast ka një periudhë pjalmimi të shkurtër vetëm 1 mujore, por në momentin që shperthen bëhen shumë alergjikë, duke shkaktuar probleme shëndetsore tek njerëzit që jetojnë në mjedise ku kanë ullirin afër dhe kanë një predispozitë alergjike.

Duke folur për këtë çështje aerobiologia Gjebrea theksoi se jo çdo person që ka një bimë afër apo jeton pranë një vegjetacioni të caktuar mund të jetë alergjik. “Duhet të jesh atopik sicc quhet në shkencat mjeksore, të kesh një predispozitë për të patur alergji, që vjen nga familja”, – theksoi ajo.

Një ndikim të madh në avancimin e alergjive ka edhe ndotja e mjedisit, përkeqësimi i së cilës rrit mundësitë për të përjetuar alergji agresive.

“Të gjitha studimet flasin tani për një përkeqësim të sëmundjeve alergjike sepse ndotja ambientale dhe të gjithë ndryshimet klimatike i kanë ashpërsuar sëmundjet alergjike dhe bëjnë që poleni të jetë i agravuar dhe të vijë me një ngarkesë më të madhe dhe të ketë predispozitën që të shkaktojë një sëmundje alergjike më të fortë.” – shpjegoi mes të tjerash zonja Gjebrea.

Ndërkaq, është e rëndësishme që personat, të cilët vuajnë nga alergjia, përveç trajtimit me medikamentet përkatëse, duhet të jenë edhe “mjekë të vetvetes” siç i cilëson aerobiologia faktin, që ata duhet të kenë informacionin e duhur se si të mbrohen nga alergjia.

“Personat, të cilat janë alergjikë duhet të bëhen mjekë të vetvetës. Polenet që shkaktojnë alergjinë transferohen me anë të ajrit. Ndaj, nëse ka një ditë me erë shumë të fortë, dritaret duhen mbajtur mbyllur, rrobat e përdorura jashtë duhet të ndërrohen me futjen në mjediset e shtëpisë sepse poleni transferohet dhe krijon alergji të brendshme, të cilat mund të bashkohen me alergjitë nga lagështira që në përgjithësi shtëpitë kanë dhe bëhet akoma më shumë agresive, pra duhet të bëhet pak më i informuar për të kuptuar më mirë për të mbrojtur veten e tij dhe për të bashkëjetuar në mënyrë paqësore me këtë sëmundje.” – ishin disa nga këshillat praktike që aerobiologia Gjebrea ndau gjatë kësaj bisede.

 

 

 

 

Next Post
Ambasada e Kosovës pritje për festën e Pavarësisë, presidenti Begaj: Dy qeveritë tona të tejkalojnë politikat e ditës dhe të bashkëpunojnë!

Tragjedia në RMV, Begaj: I tronditur nga humbja e jetëve të reja dhe lëndimi i shumë të tjerëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In